• Kontakt
Tuesday, October 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Qeveria e Shpëtimit Kombëtar/ O sot, o kurrë

22:12 : 01/12/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, OP-ED

Nga Erl Kodra

Vendi gjendet në mes të një katastrofe. Tirana dhe Durrësi, por edhe qytete të tjera të Shqipërisë së Mesme janë goditur rëndë nga një tërmet shkatërrimtar që po merr përmasat e kaosit. Qeveria e Kryeministrit Edi Rama është krejtësisht jashtë loje, jashtë realitetit, jashtë kohe. Vet Kryeministri nuk po përpiqet të menaxhojë situatën katastrofë, por vazhdon bën marketingun e tij. Një individ i tillë nuk mund të qëndrojë në krye të qeverisë, për më tepër në një situatë si kjo, ku vendi është një hap larg kaosit total.

Situatat e vështira kërkojnë zgjidhje të radikale dhe veprime të menjëherëshme. Dimrin e kemi para, katastrofa të reja mund të ndodhin me përmbytjet. Vendi ishte në mes të një krize të thellë politike dhe ekonomike, në mes të një reforme drejtësie, të deformuar thellë nga Edi Rama. Pushteti lokal i prodhuar nga votimet e 30 Qershorit është inekzistent, i paaftë, i pambështetur nga populli.

Edi Rama e ka mbushur qeverinë me qeniet më të paafta në botë. Njerëz pa personalitet si Erion Braçe, Blendi Çuçi, Elisa Spiropali, Sandër Lleshaj dhe çunaku Gent Cakaj janë turpi i shtetit shqiptar. Ne nuk mund të pranojmë asnjë sekondë më tej që këta lakej të qeverisin tragjedinë tonë. Gjendjen e katastrofave nuk mund ta zgjidhin ata që e kanë gatuar. I pari Edi Rama dhe i dyti Vangjush Dako. Tirana dhe Durrësi mbajnë fytyrën e këtyre përbindshave. Kasaphana urbane ka edhe kontributin e tyre të pazëvendësueshem. Shpejtësia me të cilën po shembin pallatet e dëmtuara është prishja e provave të krimit më të përbindshëm që është bërë kundër sigurisë kombëtare. Mister 20 përqindëshit duhet t’i sigurojmë një gjykim të drejtë dhe shembullor.

Nëse nuk veprohet shpejt, Shqipëria do të kthehet në tokën e askujt.

Lexo edhe:

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

Popuj të tjerë janë gjendur në situata të vështira për arsye nga më të ndryshmet. Por popujt e tjerë kanë patur qeveri serioze dhe parlament serioz. Ne nuk e kemi asnjërën; për qeveri kemi një bandë mafioze me konkubina, dhe për parlament një bordello politike. Katastrofa nëpër të cilën po kalon vendi, është më e rënda, që prej që prej vitit 1913 e deri më sot.

Partia Demokratike duhet të marrë një pozicion të qartë dhe të vendosur politik. Si një forcë politike që ka qeverisur vendin, PD ka pjesën e saj të përgjegjësisë për epokën post-katastrofë që po kalon vendi. Përveç kësaj, resurset më të mëdha njerëzore dhe intelektuale gjenden, por në rrethanat aktuale, vullneti politik merr rëndësi absolute. Partia Demokratike duhet ta ndërtojë këtë vullnet politik me vendosmëri për të shpëtuar vendin nga kaosi total.

Shqipërisë i duhet një qeveri e re, me personalitete të forta intelektuale dhe qytetare, dhe me mbështetje politike gjithëpërfshirëse. Kryeministri, Ministri i Brendshëm dhe Ministri i Jashtëm i qeverisë së re duhet të jenë jashtë politikës, por të pranueshëm nga shqiptarët dhe ndërkombëtarët. Mandati i saj duhet të jetë i qartë, me dy objektiva madhore:

  1. Menaxhimi i katastrofës së humanitare dhe rindërtimi i vendit,
  2. Reforma zgjedhore dhe përgatitja e vendit për zgjedhje të reja, lokale dhe parlamentare në të njëjtën ditë.

Partia Demokratike i qëndroi aq sa duhet kodit të heshtjes përballë kësaj fatkeqësie me përmasa biblike. Në këto rrethana ne nuk mund të shpikim ose të krijojmë një forcë të re politike. Prandaj është absolutisht urgjente që Partia Demokratike t’i imponohet vendit me një zgjidhje të fortë politike.

Një marrëveshje politike e përmasave të mëdha duhet të ndodh tani, shpejt, menjëherë, sepse çka mund të pasojë nga kjo situatë e rëndë, domethënë jashtë dy forcave kryesore politike, do të jetë apokalipsi i vërtetë. Shqiptarët e përgjegjshëm duhet të marrin fatet e vendit në dorë.

O sot, o kurrë.

Shqiptarët kanë nevojë për shpresë dhe besim. Edi Rama të ngjallë vetëm një ndenjë; mosbesim të thellë dhe depresion. Të mos veprosh në këto rrethana ekstreme, për mua është tradhëti kombëtare.

Edhe njëherë,

O sot, o kurrë.

1 Dhjetor 2019

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

20:04 : 21/10/2025
AKTUALITET

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

20:02 : 21/10/2025
AKTUALITET

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani frugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025
HOROSKOPI

Hëna e re në Peshore dhe shenjat e zodiakut më të prekura

19:31 : 21/10/2025
AKTUALITET

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025
RAJONI

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

18:59 : 21/10/2025
Para

Rama ka hall të shpëtojë vetëm veten e vet dhe vetëm veten e vet

TË GJITHA

Besart Xhaferri: Nëse Berisha nuk përsërit zgjedhjet e 11 Majit, të largohet nga drejtimi i PD-së

20:04 : 21/10/2025

Aksident në Rrugën e Arbrit, makina bie në humnerë

20:02 : 21/10/2025

Sulmohet dhe grabitet në Gjermani frugoni me 10 pasagjerë shqiptarë

19:53 : 21/10/2025

Hëna e re në Peshore dhe shenjat e zodiakut më të prekura

19:31 : 21/10/2025

Rama: Nuk jemi tunduar kurrë nga oligarkët dhe paratë ruse! Nuk na pëlqen Putin dhe Rusia aktuale

19:21 : 21/10/2025

Kurti: Po përpiqemi ta bëjmë Qeverinë, por duket se alternativë janë zgjedhjet

18:59 : 21/10/2025

JD Vance mbërrin në Izrael: Asnjë ushtar amerikan nuk do të prekë tokën e Gazës

18:56 : 21/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com