• Kontakt
Monday, August 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Historia/ “Kushëriri i burrit më mbajti të mbyllur për 14 muaj, donte të më merrte vajzat dhe pasurinë”

22:44 : 01/12/2019
në AKTUALITET, SOCIALE

istoria e sotme në “Ka një mesazh për ty” në programin “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, është tepër e veçantë dhe e dhimbshme. Esmeralda në vitin 2008 mbetet vetëm me dy vajzat e saj, pas vdekjes së bashkëshortit.

Por situata për të përkeqësohet edhe më shumë sepse kushëriri i burrit i merr dokumentet e shtëpisë ku jetonte dhe e mban të mbyllur për 14 muaj brenda.

Vuajtjet për Esmeraldën nuk mbarojnë këtu, pasi ai tenton t’i marrë pasurinë e bashkëshortit, dhe dy vajzat. Falë ndihmës së djalit të xhaxhait të saj, ajo arrin të “shpëtojë” prej tij dhe të rifitojë shtëpinë e bashkëshortit.

Esmeralda: Unë në vitin 2008 pësova një tragjedi të madhe në familje, më vdiq bashkëshorti. Vajzën e madhe ma la 3 vjet e gjysmë, të voglën 2 vjet e gjysmë.

Lexo edhe:

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

Zbardhet EMRI, ky është burri që u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës

Ardit Gjebrea: Si e more vesh që iku bashkëshorti nga jeta?

Esmeralda: Bashkëshorti ikte e vinte në kurbet dhe aksidentalisht vdiq. Mbas vdekjes, kushëriri i parë i burrit më mori gjithë çfarë kisha në shtëpi, mori telefonin, mori dokumentet e shtëpisë dhe disa gjëra të vogla në shtëpi që i duheshin atij dhe nuk më pyeste për asgjë. As se kur do ta varrosim .. Pa u varrosur burri, ai i mori dokumentat të gjitha..

Ardit Gjebrea: Ti pastaj jetove në atë shtëpi?

Esmeralda: Po jetova, dyzet ditë dilnin dhe hynin njerëz në shtëpi. Mbas dyzet ditësh, njerëzit e mi nuk m’i thirri fare për të dyzetat.

Ardit Gjebrea: Po ti s’kishe ndonjë kontakt me to?

Esmeralda: Nuk mbaja mend asnjë numër, se isha 20 vjeç, mendoja si do ta kaloja jetën sot e tutje… Më nxorri me qira nga shtëpia ime, pranë shtëpisë dhe familjes së vet dhe më linte gjatë gjithë kohës nënën e vet dhe nusen e vet. Më linte të mbyllur kyçur brenda… Njerëzit e mi nuk e dinin se ku kisha përfunduar fare..

Ardit Gjebrea: Nuk dilje ti jashtë?

Esmeralda: Fare, fare. Nuk më linte. E kemi si zakon thoshte: Ti do rrish 12 muaj mbyllur brenda, nuk do dalësh asgjëkundi. Unë prita mbas 12 muaj, se mos më thoshte ti tani je e lirë..

Ardit Gjebrea: Po vajzat?

Esmeralda: Vajzat me mua, nuk mi çonte as në kopësht. U mbylli derën 6 motrave të burrit, se burri im s’ka pasur as babë, as motër, as vëlla.

Ardit Gjebrea: Si shkoje ti me motrat?

Esmeralda: Unë përpara kur kisha burrin shkoja shumë mirë, edhe më pas shkoja mirë..

Ardit Gjebrea: Cili ishte motivi që ty t’u pre kontakti me të gjithë?

Esmeralda: Se donte të më mbyllte, se më pati thënë dhe vetë me gojën e tij, që unë i kam dy, i bëj dhe katër. Donte të merrte gjithë shtëpinë dhe gjithë pasurinë e burrit, për arsye që të marrë dhe dy fëmijët dhe mua të më nxjerrin jashtë. Ti je shumë e re dhe mund të ikësh të vazhdosh një jetë të re. Unë i thashë nuk e bëj këtë punë kurrë, vajzat e mia i kam lindur vetë do i rris vetë. Sesi do i rris është mënyra ime. Jo ti, nuk do i rrisësh gocat vetë, se ti nuk mundesh se ti je budallaqe… Domethënë, ai u bë i pari në shtëpinë time, për çdo gjë donte t’i kishte ai gjithçka në kontroll..

Ardit Gjebrea: Sa kohë kaloi kështu?

Esmeralda: Fiks 14 muaj..

Ardit Gjebrea: E mbyllur në shtëpi?

Esmeralda: E mbyllur në shtëpi dhe s’më linte asgjëkundi, as të merrja vesh asnjë fjalë..

Ardit Gjebrea: Po familja jote, nuk bëri ndonjë denoncim?

Esmeralda: Jo nuk bëri asgjë, se ishin në fshatrat e Burrelit. Njëherë më thanë para se të bëheshin 40 ditë, por unë nuk doja se kisha shtëpinë time…

Ardit Gjebrea: Pastaj..

Esmeralda: Erdhën njerëzit e mi dhe më morën me forcë.. I kishin njoftuar dhe ata thanë që ju e keni kyçur gocën për 14 muaj…Xhaxhai im më mori një hyrje me qira pranë vetes.. Pastaj hapa gjyqe.

Ardit Gjebrea: Çfarë gjyqesh?

Esmeralda: Për shtëpinë…

Ardit Gjebrea: Si shkuan gjyqet?

Esmeralda: Bëra edhe penale edhe civile. Penalet ishin të detyruar të vinin se i shoqëronin me polici, ndërsa civilet Ardit kishte raste që zgjateshin 5 herë dhe nuk vinte fare. Vinte ndonjëherë pa dokumente. I thoshte gjyqtarja: E kujt është shtëpia. Shtëpia është e vëllait tim, nuk është e kësaj. Jo i thoja unë, ti je kushëriri, nuk je vëllai i tij, mbaj vendin që ke.

Ardit Gjebrea: Sa vite zgjatën gjyqet?

Esmeralda: Gjashtë vite Ardit..

Ardit Gjebrea: Dhe në fund?

Esmeralda: Në fund Ardit, unë të gjitha i fitova.. E fitova shtëpinë. Pastaj, ai u mundua të më merrte dhe fëmijët por s’ja dha askush.

Ardit Gjebrea: Kush të ka ndihmuar?

Esmeralda: Më ka ndihmuar djali i xhaxhait dhe xhaxhai im, familjarisht Ardit, nuk janë lodhur asnjëherë me mua..

Ardit Gjebrea: Dhe ti për atë ke ardhur?

Esmeralda: Kam ardhur të sjell djalin e xhaxhait tim, se nuk e kam kushëri por e kam vëlla dhe do mbetet vëlla gjithë jetën për mua…

Teksa shikon në anën tjetër të murit kushërirën e tij, Albani nuk i mban dot lotët dhe falenderon kushërirën për surprizën./tvklan.al

Lajme të lidhura

Pamje nga vendngjarja
AKTUALITET

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

21:47 : 04/08/2025
AKTUALITET

Zbardhet EMRI, ky është burri që u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës

21:45 : 04/08/2025
SPORT

“Po luan një lojë të rrezikshme”, ish-ylli i Real-it për Vinicius: E pamë çfarë ndodhi me Ramosin

21:43 : 04/08/2025
AKTUALITET

Gjendet i vrarë me armë zjarri në rrugë një burrë në Vaun e Dejës

21:38 : 04/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Ishte denoncuar i zhdukur, burri gjendet i groposur. Policia: Rasti po trajtohet si vrasje

21:34 : 04/08/2025
AKTUALITET

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

21:22 : 04/08/2025
Para

Tërmeti/ Rama ashpërson tonet ndaj Veliajt: Mos më trego mua, nesër në 4:30 dil dhe lyej shtëpitë (Video)

TË GJITHA

Pamje nga vendngjarja

Aksident në Vlorë/ Makina përplas motorin, një i plagosur

21:47 : 04/08/2025

Zbardhet EMRI, ky është burri që u vra me armë zjarri në Vaun e Dejës

21:45 : 04/08/2025

“Po luan një lojë të rrezikshme”, ish-ylli i Real-it për Vinicius: E pamë çfarë ndodhi me Ramosin

21:43 : 04/08/2025

Gjendet i vrarë me armë zjarri në rrugë një burrë në Vaun e Dejës

21:38 : 04/08/2025

Kosovë/ Ishte denoncuar i zhdukur, burri gjendet i groposur. Policia: Rasti po trajtohet si vrasje

21:34 : 04/08/2025

E paqartë e ardhmja e 27 emigrantëve të Gjadrit, kërkohet transferimi i tyre në Itali

21:22 : 04/08/2025

Man.City bën gati 100 milionë euro për lojtarin e Milanit, Guardiola e do me çdo kusht

21:17 : 04/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com