• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Kërkohet” Haki Çako pas tërmetit, kush e ka parë të njoftojë

12:31 : 29/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

 

Nga Boldnews.al

U bënë tre ditë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Emergjencave Civile “nuk është gjetur” akoma në detyrën që i takon. Vetëm një herë është shfaqur në një Tv shërbim qeveritar dhe më pas asnjë dalje. Duhet të ishte në krye të punës, në mbledhjen e të dhënave, në krijimin e një zyre të madhe për emergjencat, në njoftimet e njëpasnjëshme, në koordinimin e çdo veprimtarie që është nevojë në këto ditë të tmerrshme që po kalon vendi, veçanarisht Durrësi dhe Thumana, ku tragjedia njerëzore është e madhe.

Deri më tani zyrtarisht janë konfirmuar 49 viktima pasojë e tërmetit me fuqi 6.4 te shkëllës riter i rënë në orën 03.54 të së martës. Mbi 900 qytetarë janë plagosur dhe lënduar lehtë, mijëra familje janë të pastrehë, ndërsa ankthi vijon edhe në vijim.

Lexo edhe:

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

Të paktën tre shtabe në këtë situatë nevojiteshin të shërbenin si zyrë qendrore me specialistë të Emergjencave Civile, ku këta të fundit më pas të delegonin problemet në institucionet e tjera. Kjo është praktikë e ndjekur në çdo vend normal. Në këtë mënyrë do i kursente kohë edhe kryeministrit që komenton gjithçka. Vetëm daljet e Ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka nuk janë të mjaftueshme, pavarësisht të vërtetës së madhe se vetë ajo ka qenë aktive aq sa ka mundur, qoftë edhe duke dhënë shifra të trishta për jetët e humbura, apo thirrje për qetësim të popullsisë.

Tërmeti i 26 Nëntorit nxori zbuluar në fakt paaftësinë e pafuqinë e Emergjencave Civile për të përballuar fatkeqësitë natyrore, si tërmetet, përmbytjet, apo zjarret. Këtë e pranon edhe vetë qeveria shqiptare, por jo publikisht pasi në media dhe propagandë reklamohet “shtet i fortë” dhe “solidar”. Në qershor të këtij viti u hartua projektligji i ri për Mbrojtjen Civile, ku konstatohej se Shqipëria renditet në vendin e parë në Europë, si më e ekspozuara ndaj fatkeqësive natyrore, si pasojë e pamjaftueshmërisë së kapaciteteve përballuese.

Po çfarë ndodhi? Emergjencave Civile i hoqën edhe ata pak fonde që i kishin dhënë, pasi buxheti për emergjencat nga viti 2010 dhe në vijim deri më tani, ka ardhur gjithnjë në rënie. Madje, edhe me rishikimin e buxhetit 2019 pas tërmetit të 21 Shtatorit, fondet për këtë zë u reduktuan në vend që të shtoheshin, duke e bazuar aftësinë për të përballuar katastrofat, vetëm tek ndihmat e huaja, donacionet dhe kontributet qytetare. Nga 643 milionë lekë të alokuara për Emergjencat Civile pjesa më e madhe e fondeve shkon për shpenzime korrente, si për paga, faturat e energjisë, telefonisë, karburantit dhe shpenzimeve të tjera operative.

Asnjë qindarkë për pajisje me mjete të specializuara, asnjë trajnim për punonjësit e emergjencave civile, asnjë kacidhe për veshje e mjete logjistike. Po drejtori i Emeregjncave Civile, i cili ka qenë edhe kreu i Policisë së Shtetit ku është sot?

Pamundësitë të gjithë i dinë, sepse sot i madh e i vogël, ka parë sesi ekipet tona të shpëtimit me mish e shpirt gërmonin mbi rrënoja, pa mjete dhe logjistikën e duhur, por e keqja është se zbuluam edhe paaftësinë zyrtare, jo të punonjësve të thjesht.

Pamundësia nuk mund të mbulojë paaftësinë, e mbi të gjithë papërgjeshmërinë. Në një situatë të tillë katasrofike Drejtori i Emergjencave Civile duhet të ishte numri një i koordinimit dhe drejtimit të çdo operacioni që ndodh në vend në këtë situatë mfajt të rëndë. Ndaj kushdo që e ka parë Drejtorin e Përgjithshëm të Emenrgjencave Civile të njoftojë, ndoshta dhe eprorët e tij!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025
AKTUALITET

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025
BOTA

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025
VIDEO

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025
BOTA

Donald Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

16:57 : 08/08/2025
Para

Vetingu/ Gjyqtari Fatri Islamaj para KPK, në fund të mandatit si anëtar i KED

TË GJITHA

14 urdhër-arreste/ SPAK jep detajet: Grupi i Franc Çopjas trafikoi 28 ton kokainë drejt Europës

17:13 : 08/08/2025

Zjarri përfshin malin e Tragjasit, situata në Vlorë mbetet kritike

17:12 : 08/08/2025

SHBA ofron 50 milionë dollarë për arrestimin e Maduros

17:11 : 08/08/2025

Qytetari kap mashtrimin me makinat nga Koreja: E njëjta makinë, 100 mijë km më pak dhe çmim më i lartë

16:59 : 08/08/2025

VIDEO/ Në kërkim nga Shqipëria, kreu i një bande kapet në një vilë luksoze në Spanjë. Tentoi arratisjen

16:58 : 08/08/2025

Donald Tusk: Mund të kemi armëpushim Rusi-Ukrainë shumë shpejt

16:57 : 08/08/2025

Kjo është temperatura “e artë” për gjumin

16:56 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com