• Kontakt
Tuesday, September 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Fatura financiare e tërmetit/ Kompanitë që menaxhojnë 15 mln USD për banesat e dëmtuara në Shtator

12:06 : 26/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE
FOTO ILUSTRUESE

FOTO ILUSTRUESE

Shqipëria u përfshi në një emergjencë tërmeti, me pasoja tragjike, mëngjesin e kësaj të Marte, ndërkohë që ende nuk janë rikuperuar dëmet e një tjetër lëvizjeje të fortë sizmike, ndodhur në Shtator të këtij viti.

Punonjësit e emergjencës po mundohen të minimizojnë dëmet në njerëz, të cilat sipas një bilanci paraprak, shënojnë mbi 10 viktima dhe shumë të plagosur, ndërkohë që autoritetet duhet të ndërmarrin së shpejti përllogaritjet e dëmeve.

Fatura financiare e tërmetit të fundit, referuar dëmeve që janë raportuar, pritet të jetë shumë më e lartë se sa ajo që pasoi lëkundjet e forta sizmike të dy muajve më parë.

Për tërmetin e Shtatorit 2019, kryeministri Edi Rama deklaroi fillimisht se ishte akorduar një shumë prej 6 milionë dollarësh, një shifër e cila, siç tha ai, mund të rritej në vijim.

E, në fakt, shifra, vetëm për për riparimin e pasojave në banesat e dëmtuara, u rrit me të paktën 3 herë.

Lexo edhe:

Gjirokastër/ I zhdukur prej më shumë se 7 orësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 15-vjeçarit

Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

Vetëm një ditë para tërmetit të së Martës, e konkretisht në 25 Nëntor 2019, Ministria e Mbrojtjes publikoi kompanitë fituese të tenderave të mbyllur, të cilët do të angazhohen për riparimin e banesave të dëmtuara në Shtator 2019, në Tiranë dhe Durrës.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Prokurimit Publik janë 7 kompani të ndryshme, të cilat do të ndajnë fondim total prej rreth 15 miliardë lekëve të vjetra (rreth 15 milionë dollarë). Katër prej kompanive do të angazhohen për ndërtimin e riparimin e banesave, ndërsa 3 të tjera do të angazhohen në mbikëqyrjen e punimeve.

Kompanitë që ndajnë fondet e rindërtimit
Ministria e Mbrojtjes ka zhvilluar disa tendera me “negocimit paraprak, pa shpallje”, një procedurë e cila aplikohet, ndër të tjera, edhe për rastet e emergjencës.

Sipas kësaj procedure, autoriteti kontraktor, në këtë rast Ministria e Mbrojtjes, kontakton me të paktën 3 kompani, për të cilat vlerësohet se mund të përmbushin kërkesat e tenderit.

Në bazë të të dhënave zyrtare, rezulton se 3 kompani janë shpallur fituese të tenderave për “ndërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i rënë në qarqet Tiranë dhe Durrës në datë 21.09.2019”. Këto kompani kanë marrë secila nga një fond prej rreth 4.6 miliardë lekë (të vjetra), për një total prej 13.7 miliardë lekë.

Në të dhënat e Agjencisë së Prokurimit Publik, për secilin prej këtyre rasteve, shënohet se “nuk ka pasur skualifikime”, por nuk shënohet se cilët kanë qenë konkurentët e tjerë pjesëmarrës në këto procedura të mbyllura.

Më konkretisht, Ministria e Mbrojtjes ka shpallur fitues të këtyre tenderave, kompanitë si vijon:

– Kompania “4 A-M” sh.p.k., është shpallur fitues i tenderit për “Ndërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i rënë në qarqet Tiranë dhe Durrës në datë 21.09.2019”, me fond limit total 457,722,940 lekë (të reja).

– “Alba Konstruksion”, është shpallur fitues i tenderit “Ndërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i rënë në qarqet Tiranë dhe Durrës në datë 21.09.2019”, me fond limit total 457,722,940 lekë (të reja).

– “Hastoçi”, është shpallur fitues i tenderit “Ndërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i rënë në qarqet Tiranë dhe Durrës në datë 21.09.2019”, me fond limit total 457,722,940 lekë (të reja).

Krahas këtyre 3 kompanive, edhe një tjetër ka fituar një tender për rindërtim banesash, por me një vlerë më të vogël.

– “EURO-ALB”, është shpallur fitues e një tenderi për “Ndërtim i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti në bashkinë Durrës”, me fond limit 100,505,333 lekë (të reja).

Ndërkohë, Ministria e Mbrojtjes ka shpërndarë edhe një fond prej rreth 160 milionë lekë (të vjetra) për 3 kompani të tjera, të cilat do të merren vetëm me mbikëqyrjen e punimeve të mësipërme.

Edhe për këto raste, Ministria e Mbrojtjen ka aplikuar procedurën e “negocimit paraprak, pa shpallje publike”.

Në Buletinin e Prokurimit Publik, janë renditur si fituese të tenderave për mbikqyrje punimesh, kompanitë si më poshtë:

– “Dricons” sh.p.k., fituese e tenderit Mbikëqyrje e punimeve për kontratën/projektin me objekt “Ndërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i rënë në qarqet Tiranë dhe Durrës në datë 21.09.2019”, me fond limit total 5.344.263 lekë (të reja).

– “Civil Cons” sh.p.k., fituese e tenderit “Mbikëqyrje e punimeve për kontratën/projektin me objekt “Ndërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i rënë në qarqet Tiranë dhe Durrës në datë 21.09.2019”, me fond limit total 5.344.263 lekë (të reja).

– “Palma Construction” sh.p.k., është gjithashtu fituese e tenderit “Mbikëqyrje e punimeve për kontratën/projektin me objekt “Ndërtimi i shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i rënë në qarqet Tiranë dhe Durrës në datë 21.09.2019”, me fond limit total 5.344.263 lekë (të reja).

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjirokastër/ I zhdukur prej më shumë se 7 orësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 15-vjeçarit

21:45 : 30/09/2025
AKTUALITET

Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

21:44 : 30/09/2025
AKTUALITET

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

21:37 : 30/09/2025
AKTUALITET

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025
BOTA

Vritet oficeri i lartë rus, Ukraina publikon pamjet e aksionit brenda Rusisë

21:29 : 30/09/2025
AKTUALITET

Shkarkimi/ Besnik Muçi: Kushtetuesja të guxojë dhe të interpretojë pozicionin e Veliajt

21:21 : 30/09/2025
Para

Granit Xhaka: Zoti e ndihmoftë popullin shqiptar

TË GJITHA

Gjirokastër/ I zhdukur prej më shumë se 7 orësh, familja kërkon ndihmë për gjetjen e 15-vjeçarit

21:45 : 30/09/2025

Paralajmërimi i meteorologut grek: Reshje shiu e dëbore në Shqipëri nga 2 tetori

21:44 : 30/09/2025

Tomorri: Hetimet ndërkombëtare flasin për përfaqësues të qeverisë shqiptare në struktura mafioze

21:37 : 30/09/2025

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025

Vritet oficeri i lartë rus, Ukraina publikon pamjet e aksionit brenda Rusisë

21:29 : 30/09/2025

Shkarkimi/ Besnik Muçi: Kushtetuesja të guxojë dhe të interpretojë pozicionin e Veliajt

21:21 : 30/09/2025

Prokurorja Basho mban peng makinën 20 mijë euro, gënjen haptazi për vendimin

21:07 : 30/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com