• Kontakt
Monday, October 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pagesa deri në 700 euro nata/ Policia jep detaje nga arrestimi i “Zogut të Tiranës” dhe tre personave të tjerë

14:03 : 24/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, SHOW BIZ

Policia ka dhënë informacionin zyrtar në lidhje me aksionin e mbrëmjes së djeshme kundër shfrytëzimit të proctitucionit ku mes të arrestuarve është dhe personazhi i njohur televiziv Hermes Nikaj, ose siç njihet ndryshe “Zogu i Tiranës”

Gjithsej në total janë katër persona të arrestuar, tre burra dhe një grua, të cilët janë arrestuar në një hotel në autostradën Tiranë-Durrës.

Zogu i Tiranës”, siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion  duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Njoftimi:

Lexo edhe:

Shitet në ankand fanella e golit të Manajt ndaj Serbisë, ja shuma me të cilën u ble

Osmani beson se Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, kritikon Listën Serbe për pengesa

Finalizohet operacioni “YOUR TURN”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit për prostitucion.

Operacioni  nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në bashkëpunim dhe me Seksionin e Operacioneve Speciale në DVP Tiranë.

Vihen në pranga 4 shtetas, si dhe procedohen në gjendje të lirë dy shtetase.

Sekuestrohen shuma parash, automjete dhe aparate celularë.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe Seksionin e Operacioneve Speciale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pas një hetimi gati 1-vjeçar me metoda proaktive ka finalizuar me sukses operacionin “YOUR TURN”, duke goditur një aktivitet të paligjshëm në fushën e shfrytëzimit dhe ushtrimit të prostitucionit.

Në kuadër të hetimeve të këtij procedimi penal, në ambientet e një hoteli në autostradën “Tiranë-Durrës“ janë arrestuar në flagrancë gjatë operacionit “Your Turn”, shtetasit:

– H. N., 28 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

– A. Gj., 47 vjeç, banues në Mamurras-Kurbin, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni më datë 09.11.2019, janë arrestuar në flagrancë edhe shtetasit:

– A. B., 43 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shfrytëzimit të prostitucionit”.

– A. N., 43 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Kanada, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Në kuadër të këtij operacioni ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë edhe për dy shtetase, 20 e 32 vjeçare banuese në Tiranë, të  dyshuara për kryerjen e veprës penale të “Prostitucionit”.

Nga hetimet e deritanishme të kryera nga rezulton se shtetasi H. N., siguronte femra të ndryshme për klientë të interesuar për prostitucion, duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 10.000 deri 20.000 lekë për 2 orë.

Ndërsa shtetasja A. B., nëpërmjet qendrës së saj estetike fillimisht punësonte femra si kursante ose si parukiere dhe më pas i rekrutonte ato për prostitucion  duke i dërguar ato në banesa ose hotelet sipas kërkesave të klientëve kundrejt përfitimit monetar që varionte nga 500 deri në 700 Euro nata.

Nga hetimet e deritanishme ka rezultuar se ka patur edhe shumë raste të tjera që shtetasit e lartpërmendur kanë dërguar femra në hotele dhe banesa të ndryshme në qytetin e Tiranës dhe qytete të tjera, ku po punohet për dokumentimin e tyre.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 2 fuoristrada të markës BMW, 10 aparate celular të markës I-Phone, Black Berry, Samsung dhe LG, dhe një sasi lekësh, euro dhe dollarë.

Materialet e para procedurale ju përcollën Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprat penale “Prostitucion’’ dhe ‘’Shfrytëzimi i prostitucionit’’.

Lajme të lidhura

SPORT

Shitet në ankand fanella e golit të Manajt ndaj Serbisë, ja shuma me të cilën u ble

15:11 : 20/10/2025
RAJONI

Osmani beson se Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, kritikon Listën Serbe për pengesa

15:02 : 20/10/2025
BOTA

VIDEO/ E rëndë në Itali, ultrasit vrasin shoferin e autobusit të tifozëve kundërshtarë pas ndeshjes

15:00 : 20/10/2025
BOTA

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025
AKTUALITET

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025
AKTUALITET

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, spitali del me njoftim zyrtar

14:34 : 20/10/2025
Para

Deontay Wilder i pandalshëm, Knock-out brutal ndaj Ortiz (Video)

TË GJITHA

Shitet në ankand fanella e golit të Manajt ndaj Serbisë, ja shuma me të cilën u ble

15:11 : 20/10/2025

Osmani beson se Kosova ka ende kohë ta krijojë Qeverinë e re, kritikon Listën Serbe për pengesa

15:02 : 20/10/2025

VIDEO/ E rëndë në Itali, ultrasit vrasin shoferin e autobusit të tifozëve kundërshtarë pas ndeshjes

15:00 : 20/10/2025

Ekonomia e Kinës ngadalësohet në nivelin më të ulët të vitit

14:51 : 20/10/2025

Si u përdorën të dhënat e TALIS nga qeveria për propagandë arsimore?!

14:47 : 20/10/2025

Fatos Nano në gjendje të rëndë shëndetësore, spitali del me njoftim zyrtar

14:34 : 20/10/2025

Beogradi dhe Moska nënshkruajnë memorandum për thellimin e bashkëpunimit

14:23 : 20/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com