• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pa Kushtetuese dhe Gjykatë të Lartë, ish-ministri: Çfarë na shpëton nga kaosi…

14:02 : 23/11/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Eduard Halimi, ish ministër i Drejtësisë, duke marrë shkas nga deklarata e një dite me parë e kryeministrit të Maqedonisë së Veriut se në vendin e tij BE ka ndërprerë procesin e vetingut, bën një paralalizëm me Shqipërinë dhe i rikthehet 4 viteve më parë.

Sipas tij, një shqetësim të njëjtë ka pasur për vendin tonë edhe Komisioni i Venecias i cili ka vërejtur se “krijimi i kaqorganeve të reja do të kërkojë rekrutim masiv të profesionistëve ligjorë ndërkohë që numri ikandidatëve që zotërojnë arsimin, trajnimin, përvojën dhe pavarësinë e nevojshme mund të jetë disi i kufizuar në një vend kaq të vogël sa Shqipëria”.

Por, ajo çka paralajmëron ish ministri Halimi, është se duke mësuar nga kaosi i krijuar tre vite rresht pa Gjykatë Kushtetuese dhe të Lartë, duhen bërë përpjekje që të mos krijohet kaos i mëtejshëm me gjykatat e Apelit.

“Ate qe beme duke rrafshuar horizontalisht GJK dhe GJL dhe pastaj te mendojme per ta plotesuar duhet te mos na ndodhe me Apelet. Por duhet ecur ne menyre vertikale, skano (kalo ne veting) gjej burimet, dhe ploteso, pjese pjese. Pastaj vijo me pjesen tjeter po ne menyre vertikale. Kjo menyre veprimi racionale mund ta shpetoje nga kaosi i ardheshem pasi te shpetojme nga kaosi aktual”, shkruan Halimi.

Postimi i plotë i Eduard Halimit:

Lexo edhe:

Halimi: SPAK ka shkelur ligjin me publikimin e emrave të bizneseve që nuk kanë ende status ligjor

7 implikimet e rënda kushtetuese të VKM për konfiskimet qeveritare dhe heshtja e patolerueshme e Gjykatës së re Kushtetuese

BE ka nderprere fillimin e procesit te vetingut per gjyqtaret dhe prokuroret ne MV- deklaroi dje Zoran Zaev, kryeminister. Ata na thanë –citoj Zaev- se nuk keni njerëz, nuk keni si të plotësoni vendet që do të mbeten bosh”.

Ne tetor 2015, ne perpjekje per te qene racionale i shprehem Komisionit te Venezias (KV) shqetesimin se ishim vend i vogel dhe se ecja horizontale (shkrirja e institucioneve te vjetra dhe ngritja e te rejave njeherazi) do krijonte kaos, se nuk do kishim burime per te plotesuar vendet vakante qe do krijoheshin nga shkrirja ne teresi!

4 dhjetor 2015 Opinion Interim
65. “Komisioni i Venecias vëren se ….krijimi i kaq
organeve të reja do të kërkojë rekrutim masiv të
profesionistëve ligjorë ndërkohë që numri i
kandidatëve që zotërojnë arsimin, trajnimin, përvojën
dhe pavarësinë e nevojshme mund të jetë disi i
kufizuar në një vend kaq të vogël sa Shqipëria.”

12 mars 2016 Opinion final Venezia ndryshon paragrafin 65 te mesiperm:
10. …Gjatë vizitës në Tiranë relatorët u siguruan që
në Shqipëri ka një numër të mjaftueshëm
personash të kualifikuar për të plotësuar këto
vende me qëllim që sistemi i ri të mund të
funksionojë

Nentor 2019, i vetmi vend ne bote pa Gjykate Kushtetuese dhe Gjykate Supreme (Gjykate te Larte), kaos ne plotesimin dhe funksionimin e Gjykatave ne te ardhmen. Arsyeja (jo e vetme): NUK KEMI BURIME njerezore qe zoterojne pervoje integritet dhe pavarsi. Gjykata e apelit ne prag kaosi.

Ajo qe dua te percjell sot lexuesit, pra qellimi primar pse u ula te rendis faktet si me siper eshte thelbesisht teknik lidhur me kete lajm. ( Per kaosin ne GJK do te shkruaj nje dite tjeter pak me gjate). Nuk dua te permend as debatin politik si sot 4 vjet me pare, as se kush “e siguroi relatoret e Komisionit te Venezias” dhe as argumentet pro dhe kunder vetingut. Ajo qe kryeministri Zaev permend si deklarate te BE per MV eshte thelbesisht e njejte me deklaraten e KV 4 vjet me pare, prg.65 qe ishte pranimi i nje shqetesimi racional dhe te arsyeshem.

Une nuk mendoj se BE dhe Zaev kerkon te mbroje gjyqtaret dhe prokuroret e korruptuar ne Maqedoni, dhe as se BE ka ndruar qendrimin per luften ndaj korrupsionit ne drejtesi, ne Shqiperi, MV apo vendet e tjera kandidate. Sepse ndersa i kerkon Zaev te stopoje vetingun, Shqiperise ne te njejten kohe eshte duke i kerkuar ndershkim penal te metejshem! Por ajo qe une kuptoj nga deklarata e Zaev eshte se qendrimi i BE ne 2019 eshte racional dhe i arsyeshem. Po aq racional sa qendrimi KV ne 4 dhjetor ne paragrafin 65.

Ne konkluzion te qellimit primar te ketij shkrimi dua te percjell disa mendime thelbesisht teknike per lexuesin ne reflektim te lajmit te mesiperm

E para: BE nuk do te mbroje gjyqtaret/prokuroret devijante nga vetingu as ne Maqedoni dhe as ne Shqiperi. Ajo deklarate eshte ne perputhje te plote te shqetesimit teresisht racional te para 4 viteve te certifikuar nga KV ne 4 dhjetor 2015.

E dyta se qendrimi racional kunder draftit te ndryshimeve kushtetuese para 4 vitesh nuk ka qene kurre qendrim kunder reformes! (Se i bie qe sot BE eshte kunder reformes, gje qe nuk eshte eshte e vertete) por ka patur si shume te tjera, shmangien e kaosit sot

E treta kur behen reforma te rendesishme, me qellime afatgjata ka nevoje te degjohen zerat racionale, zerat e profesionisteve (KV) dhe po ashtu te mbeshteten ata.

E katerta, MV dhe BE, po mesojne nga gabimet tona dhe ndoshta ata jane ne rregull, sepse e nderprene rrezikun, por per ne ka nje klecke, sic thote A. Robbins tek “Unlimited Power “, KOHA. Sado te mesojme nga gabimet nuk e zhbejme dot KOHEN, 3 vite pa GJK dhe GJL dhe as KOHEN per vitet e tjera qe na presin per te krijuar dhe shqyrtuar mijera dosje stock neper gjykata.

Por nga ky lajm dhe reflektim prej tij mund te mundohemi qe mos e zhytim drejtesine akoma me shume ne kaos. Ate qe beme duke rrafshuar horizontalisht GJK dhe GJL dhe pastaj te mendojme per ta plotesuar duhet te mos na ndodhe me Apelet. Por duhet ecur ne menyre vertikale, skano (kalo ne veting) gjej burimet, dhe ploteso, pjese pjese. Pastaj vijo me pjesen tjeter po ne menyre vertikale. Kjo menyre veprimi racionale mund ta shpetoje nga kaosi i ardheshem pasi te shpetojme nga kaosi aktual.

Etiketa: Eduard Halimi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Halimi: SPAK ka shkelur ligjin me publikimin e emrave të bizneseve që nuk kanë ende status ligjor

09:24 : 24/07/2023
AKTUALITET

7 implikimet e rënda kushtetuese të VKM për konfiskimet qeveritare dhe heshtja e patolerueshme e Gjykatës së re Kushtetuese

19:32 : 22/02/2023
AKTUALITET

Halimi: 4 pyetje për naftën, bordin qeveritar dhe një analize mbi çmimin

10:24 : 13/03/2022
Para

Real Madrid përgatit ofertën e majme për Skriniar

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 7 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 06/06/2025
FIFA World Cup, WM, Weltmeisterschaft, Fussball Trophy file photo File photo dated 18-12-2022 of the FIFA World Cup Trophy. A prospective Saudi Arabia World Cup is taking football back to a dark time , according to Human Rights Watch. Issue date: Thursday November 2, 2023. FILE PHOTO Use subject to restrictions. Editorial use only, no commercial use without prior consent from rights holder. PUBLICATIONxNOTxINxUKxIRL Copyright: xMikexEgertonx 74417410

Kualifikueset e Botërorit! Turpërohet Italia, zhgënjen edhe Belgjika

22:56 : 06/06/2025

“S’eci dot, s’u ktheva as për të varrosur nënën”/ Kurohet në Francë për diabetin, i ndërpresin KEMP-in

22:56 : 06/06/2025

Ushtria izraelite sulmon objektet nëntokësore të Hezbollahut në Liban

22:53 : 06/06/2025

Leao pranon kalimin te Bayerni, Milan kërkon 100 milionë euro

22:46 : 06/06/2025

Kërkoi të ndërtonte shtëpinë, miqtë i zhvasin 8 mijë euro

22:44 : 06/06/2025

Itali, 38-vjeçari shqiptar gjendet i vdekur në mes të arës

22:43 : 06/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com