Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në autostradën Tiranë-Durrës, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Një makinë ka përplasur për vdekje një këmbësor, i cili po tentonte të kalonte autostradën. Drejtuesi i mjetit është një 37-vjeçar i cili është shoqëruar në polici.
Informacioni paraprak:
Më datë 22.11.2019, ora 17:40, në autostradën Tiranë-Durrës, mjeti tip “Fiat”, me drejtues shtetasin Sh.Sh.,37 vjeç, ka aksidentuar një shtetas këmbësor, akoma të pa identifikuar, i cili ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambjentet e Policisë për veprime të mëtejshme .