• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Dhimitër Gjoka flet për 45 vitet e karrierës: Familja dhe bashkëshortja janë për mua ekuilibri

10:30 : 21/11/2019
në SHOW BIZ

Prej vitesh e kemi parë të jetë pjesë e pandarë e ekraneve tona shqiptare. Të gjithë padyshim e njihni moderatorin e mirënjohur të lajmeve, Dhimitër Gjoka. Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare” folësi, skenaristi dhe regjisori i njohur, Dhimitër Gjoka, në nëntorin e 45-të të karrierës së tij rrëfen prapaskenat e një jete të gjatë në media.

“Empatia midis meje dhe profesionit është një marrëdhënie e çuditshme që të mban të lidhur, në rastin tim, pas ekranit dhe ti dashur pa dashur mbetesh peng i pasionit që është kthyer tashmë në profesion, në boshtin e jetës tënde. Është një marrëdhënie e ndërsjelltë, ku po nuk dhe, s’ke çfarë të marrësh prej saj. Duke e lidhur me specifikën e profesionit tim, objetiviteti i gjykimit ka një transparencë që nuk e pranon kompromisin”,- është shprehur ai.

Janë shumë 45 vite, në kohët që jetojmë, në rrymat e shumta nëpër të cilat noton media, janë gati të paimagjinueshme. Ndaj kur mësova se Dhimitër Gjoka, portreti më jetëgjatë në edicionet e lajmeve të ekraneve shqiptare, celebron plot 45 vite karrierë këtë nëntor. Por që të rezistosh kaq shumë në ekran duhet shumë më shumë se kaq, kërkon karakter. Me karrierën e tij të gjatë, por edhe me qindra libra, artikujt, skenarë filmash televizivë e dokumentarë, skenarë e ide programesh televizive, prezantime festivalesh e koncertesh, Dhimitër Gjoka është një pikë e fortë referimi, për më të rinjtë, se si ndërtohet karriera e qëndrueshme dhe se si ruhet ajo.

Ky nëntor shënon 45-vjetorin e karrierës tuaj. Jeni ndoshta nga figurat më jetëgjata të radios dhe ekranit. Si po e përjetoni?
Sigurisht është një rrugëtim i gjatë, i bukur, i mbushur me emocione, me përkushtim, që startoi natyrshëm, bindshëm si për mua, ashtu dhe për pritshmëritë e audiencës dhe titullarëve të mi, që besuan tek unë për dekada e dekada. Dyzet e pesë vjet është një shifër dominuese në vitet e jetës sime, që pa dyshim më bën të ndihem krenar, e që, kur i shoh në retrospektivë edhe më befasojnë. Fillimet në çdo profesion nisin me atë kureshtinë e madhe, me entuziazmin, euforinë, me brishtësinë e pikëpyetjeve të vazhdimësisë, ecurisë dhe askush nuk e parashikon dot si dhe sa do të zgjasë ky rrugëtim. Në fakt, kjo empati midis teje dhe profesionit është një marrëdhënie e çuditshme që të mban të lidhur, në rastin tim, pas ekranit dhe ti dashur pa dashur mbetesh peng i pasionit që është kthyer tashmë në profesion, në boshtin e jetës tënde. Është një marrëdhënie e ndërsjelltë, ku po nuk dhe, s’ke çfarë të marrësh prej saj. Duke e lidhur me specifikën e profesionit tim, në ekran objetiviteti i gjykimit ka një transparencë që nuk e pranon kompromisin.

Kur ishit një djalë i ri, mes regjisurës dhe aktrimit, a e kishit menduar që mund të arrinit deri këtu?
Në të ritë e mi, regjisura dhe aktrimi ishin vetëm në ëndrra e fantazi, diçka e vështirë për t’u ravijëzuar kështu, si një realitet i prekshëm. Por duhet të them padiskutim se ëndrrat mbeten udhërrëfyese të mrekullueshme për të ndriçuar e fokusuar shtigjet e duhura nga ku duhet të ecësh, për të mbërritur aty ku duhet. Ato, gjithashtu, të ndihmojnë të kuptosh, të njohësh fuqitë e tua të dukshme e të padukshme. Nëse ke gjetur ekuilibrin racional midis përkushtimit ndaj pasionit dhe mundësisë që të ofron talenti e aftësia individuale, i ke dhënë vetes mundësinë për të shijuar ëndrrën.

Lexo edhe:

VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi

VIDEO/ Kandidati i Ramës “shthur” gojën në emision: Do bëj atë që më do ****!

Për shqiptarët jeni Dhimitri i ekranit, por për shumë vite me dhjetëra skenarë, emisione, dokumentarë, spektakle, libra mbajnë firmën tuaj. Nuk u mjaftuat me moderimin, pse?
Të falënderoj për pyetjen. Është akumulim i brendshëm, eksperiencë, vite pune, bashkëpunime të vyera, që kërkojnë hapësira shpërfaqjeje, prej të cilave kam marrë kënaqësi dhe kam dashur ta ndaj me publikun. Ndërsa moderimi të jep kënaqësinë e emocioneve të drejtpërdrejta dhe të një adrenaline të shumëfishtë, të përfshin në koncentrim e përgjegjësi maksimale.

Pas 45 vitesh çfarë do ruanit në botën e mediave e çfarë do ndryshonit?
Padyshim do të ruaja me fanatizëm arkivat si radiofonike e televizive, memoria fonike dhe vizive e kombit, për të mos harruar kush jemi e nga vijmë. Aty është mishëruar trashëgimia e gjallë shqiptare, historike e kulturore. Ato mbeten burime të pashtershme referencash për të ndërtuar emisione të pafunda, parë në këndvështrime të ndryshme.
Sa i përket ndryshimeve në media, është diçka që ta dikton hap pas hapi koha, sepse vetë bota mediatike ka si mision t’i paraprijë trendeve që kërkon shoqëria, për të qenë në kohezion të problematikave social-politike. Ndryshimet fillojnë në radhë të parë, nga mos përsëritja, apo shablonizimi i emisioneve nga një televizion në tjetrin. Duhen stimuluar më shumë idetë origjinale që çojnë në pasurimin e programacioneve.

A mendoni se brezi juaj i gazetarëve, folësve, regjisorëve etj. duhet të jetë baza e nxënies për të rinjtë? Ju kërkojnë ndihmë të rinjtë?
Po, patjetër, ka të rinj mjaft të talentuar që punojnë fort, plot pasion, që kërkojnë ta “vjedhin” zanatin dhe që bëhen më të mirë se ustai, (qesh). Për këtë më vjen sinqerisht shumë mirë dhe entuziazmohem për prurjet e reja. Sot sigurisht konkurrenca është më e fortë, por mundësitë për të arritur suksesin, për të bërë diferencën, janë shumë më të mëdha.

Një dashamirëse kishte shkruar për ju se flisni rrallë, por godisni. Jeni mjaft i rezervuar në daljet publike. Pse kjo zgjedhje?
Rrallë e për mall, themi ne, jo shumë e për lumë, sepse do të përsërisja veten dhe nuk do të godisja, siç duhet.

Tashmë prej 4 vitesh jeni në RTSH. Një rikthim që publiku e priste dhe e deshi. Ku qëndron magnetizmi i RTSH-së?
Ndihem vërtetë shumë mirë në RTSH. Ajo ka, për mua, një peshë specifike të veçantë në formimin dhe memorien time. Rikthimi im në televizionin nga ku startova rrugëtimin 45-vjeçar të karrierës time televizive, ishte një koincidencë e çuditshme, apo ndoshta, një rastësi e domosdoshme, që Alfa dhe Omega të takoheshin në të njëjtën pikë.

45 vite karrierë me dhjetëra çmime e vlerësime. Bilanc tejet pozitiv. Por a keni ende plane në karrierën tuaj, diçka të parealizuar?
Patjetër çmimet dhe vlerësimet nuk kanë munguar. Të mbushim me sadisfaksion, të paqtojnë me veten në raport me mundin dhe peshën që mbartin vitet e shkuara. Ndihem i plotësuar dhe i realizuar në profesionin tim, ndonëse dëshira e ide të reja mbushin kohën dhe kërkojnë hapësira për t’u konturuar.

Një figurë si e juaja nuk u tundua të largohej nga vendi? Shumë kolegë janë përtej oqeanit. Pse jo ju?
Pse jo, si shumë të tjerë jam tunduar për t’u larguar nga vendi, por ajo çka ndërtova këtu ishte më e fortë dhe graviteti i saj më mbajti lidhur këtu.

A mi thoni dy fjalë zemre për familjen tuaj? Besoj se ka qenë mbështetja më e madhe.
Familja dhe bashkëshortja ime janë për mua ekuilibri, mbështesja, dashuria.

Flisni në ekran dhe jo vetëm një shqipe të kulluar. Sot e dje a është mision i shenjtë ruajtja e gjuhës dhe sa keni kontribuar për këtë?
Artikulimi i pastër, timbrik apo i kulluar siç e thoni, është dhunti e lindur, që me eksperiencë dhe mprehtësi kultivohet bukur. Mua perfeksionin ma dha shkolla, artin e saj e vodha rrugës nga korifenjtë e të folurit të shqipes. Mjeshtëria e të folurit artistik u mbrujt brenda meje, duke lenë kështu gjurmët e idividualitetit tim.

Cila anë e karakterit mendoni se ju ka sjellë pas 45 vitesh ende në ekran?
Kokëfortësia për t’i bërë të prekshme ëndrrat. Guximi për të besuar në aftësitë e mia. Përulësia ndaj punës. Mirënjohja dhe respekti.

Për cilin apo cilët shkon mirënjohja juaj në këtë 45-vjetor?
Për familjen time, për prindërit e mi, për gruan time Migenën, për fëmijët e mi Enea dhe Ana, që më dhuruan për çdo ditë kohë e mbështetje pa limit, me dashurinë e tyre për të arritur këtu ku jam sot. Mirënjohje për të gjithë kolegët në vite, fansat dhe dashamirësit e mi kudo janë. Për Himarën time të dashur ku u linda dhe nga e cila mora karakterin dhe dinjitetin njerëzor.

/GazetaShqiptare

Etiketa: Dhimiter Gjokaemisionmoderator

Lajme të lidhura

BOTA

VIDEO/ Të ftuarës i bie të fikët “live” në studio, shtanget prezantuesi

16:59 : 09/05/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Kandidati i Ramës “shthur” gojën në emision: Do bëj atë që më do ****!

09:13 : 22/03/2025
SHOW BIZ

Hoxha biznesmen rikthehet në ekran, moderimin e emisionit ia beson Kiara Titos

18:21 : 23/08/2024
AKTUALITET

“Nga e ecura duket si Tigri”/ Në kërkim ndërkombëtar, Ahmetaj ‘shfaqet’ në emision

22:39 : 06/06/2024
AKTUALITET

Pse na tronditi emisioni i RAI 3?

22:29 : 23/04/2024
SHOW BIZ

Moderator dhe baba i dy fëmijëve, kush është banori misterioz që do të futet në BBV

19:34 : 31/03/2024
Para

Aksion i madh në Itali/ Në pranga grosistët shqiptarë të drogës

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Kandidate e Suel Çelës? Sara Mila, “fenomeni i çuditshëm” i zgjedhjeve të Elbasanit

08:46 : 15/05/2025

Çfarë sinjalizon takimi i Trumpit me udhëheqësin e ri sirian?

08:34 : 15/05/2025

Tirana sot dhe nesër në “paralizë”/ Ja rrugët që bllokohen për shkak të samitit të BE

08:22 : 15/05/2025

DW: Ekonomia ruse më e dobët nga sa deklaron Moska

08:15 : 15/05/2025

Këmbimi valutor 15 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

08:11 : 15/05/2025

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025

Sa u zbrazën qarqet nga votuesit në krahasim me vitin 2021

08:01 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com