• Kontakt
Wednesday, October 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Procesi hetimor, vazhdojnë dëshmitë publike të zyrtarëve të lartë në Kongres

18:49 : 19/11/2019
në BOTA

Në Uashington po intensifikohet mbledhja e dëshmive në kuadër të hetimeve mbi Presidentin Trump që mund të çojë në hapjen e procesit për shkarkimin e tij të mundshëm për abuzim autoriteti. Hetimet përqëndrohen tek roli që mund të ketë luajtur Presidenti Trump në ushtrimin e presionit ndaj Ukrainës për të hetuar një rival politik. Një numër figurash aktuale ose të mëparshme të administratës po dëshmojnë para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Shërbimet e Zbulimit.

Alexander Vindman është një ndër figurat qendrore me dijeni direkte nga bisedat e Presidentit Donald Trump me homologun ukrainas.

Zoti Vindman, specialist për Ukrainën në Këshillin për Sigurinë e cilësoi si “të parregullt” kërkesën e Presidentit Trump drejtuar Presidentit Zelensky për të hapur hetime që kishin si objektiv pretendentin presidencial demokrat, Joe Biden dhe familjen e tij.

Zoti Vindman ka qenë i përfshirë direkt në përgatitjen e pikave kryesore për bisedën mes dy udhëheqësve si në pranverë të këtij viti, ashtu edhe në 25 korrik, kur zoti Trump i kërkoi udhëheqësit ukrainas t’i bënte një nder, duke hapur hetime mbi rivalin e tij. Zoti Vindman menjëherë raportoi lidhur me përmbajtjen e bisedës tek këshilltari ligjor i Shtëpisë së Bardhë.

Në dëshminë e sotme ai përsëriti që kërkesa e bërë gjatë bisedës ishte, në pikëpamjen e tij, për interes vetjak politik të presidentit dhe jo në interes të vendit.

Lexo edhe:

Kallas: Presioni ndaj Ukrainës “nuk është rruga e duhur”

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

Presidenti Trump thotë se nuk e ka bërë këtë në telefonatë në thirrjen me presidentin ukrainas dhe se demokratët thjesht kërkojnë largimin e tij.

Habi për telefonatën e 25 korrikut shprehu edhe Jennifer Williams dëshmitarja tjetër në sesionin e paradites, këshilltarja e Nënpresidentit Mike Pence për Evropën dhe Rusinë:

“Më 25 korrik, së bashku me disa kolegë ishim të pranishëm dhe dëgjuam telefonatën e Presidentit Trump me Presidentin Zelensky. Telefonata m’u duk e pazakontë sepse, ndryshe nga telefonata të tjera presidenciale që kisha ndjekur, përfshinte diskutime që dukej se lidheshin me çështje të brendshme.

Zonja Williams nuk pranoi të shtonte komente të tjera lidhur me telefonatën. Ajo ia kaloi fjalën avokatit të saj, i cili shpjegoi se zyra e nënpresidentit e trajton këtë si temë delikate, që nuk mund të diskutohet në një seancë publike dhe ajo do të ofronte përgjigje me shkrim për anëtarët e komisionit.

Kolonel Lietnant Alexander Vindman
Kolonel Lietnant Alexander Vindman

Sot ofrojnë dëshmitë e tyre edhe Kurt Volker, ish-përfaqësues i Presidentit Trump për Ukrainën, si dhe Timothy Morrison, i cili ka shërbyer për një kohë të gjatë si ndihmës republikan në Kongres.

Kurt Volker, ish-i dërguari i posaçëm në Ukrainë
Kurt Volker, ish-i dërguari i posaçëm në Ukrainë

Presidenti Trump mbetet sfidues në komentet e tij, duke këmbëngulur se bisedat e tij me presidentin ukrainas nuk kishin asgjë të parregullt dhe se demokratët janë të motivuar nga synime politike. Ai i ka akuzuar ata që kanë ofruar dëshmi dhe interpretime negative ndaj presidentit si zyrtarë me ngjyrim partiak, të betuar anti-trumpistë.

Seancat e kësaj jave janë të parat dëshmi që u kanë dhënë mundësi amerikanëve të dëgjojnë direkt dëshmi të zyrtarëve mbi zhvillimet e muajve të fundit që mund të shërbejnë si bazë për hapjen e procesit për shkarkim të mundshëm të presidentit.

Etiketa: Ukraine

Lajme të lidhura

BOTA

Kallas: Presioni ndaj Ukrainës “nuk është rruga e duhur”

13:16 : 21/10/2025
BOTA

Zelensky gati të marrë pjesë në samitin Trump–Putin: Nëse marr një ftesë, do të shkoj

21:47 : 20/10/2025
BOTA

Rusia bombardon Ukrainën me qindra dronë dhe raketa, ndërprerje energjie

16:14 : 16/10/2025
BOTA

Sulmet ruse në Ukrainë: një fëmijë i vrarë dhe 20 të plagosur

20:20 : 10/10/2025
BOTA

Melania Trump: Po punoj me Putinin për kthimin e fëmijëve në Ukrainë

18:13 : 10/10/2025
BOTA

Raketat ruse godasin infrastrukturën energjetike në Ukrainë, Kievi “zhytet” në errësirë

10:13 : 10/10/2025
Para

SHBA dhe NATO premtojnë unitet në trajtimin e sfidave

TË GJITHA

Task Forca për ujërat e ndotura që nisi me bujë dhe përfundoi në heshtje

18:30 : 22/10/2025

Ndjekësi e quan ‘të dështuar’, G-Bani nuk e fal! Ja si përgjigjet reperi

18:20 : 22/10/2025

Pas Luvrit, tjetër grabitje në Francë: Zhduken mijëra monedha nga muzeu Diderot

18:14 : 22/10/2025

Virozat e stinës, shurupi i përgatitur në kushte shtëpie që largon kollën

18:12 : 22/10/2025

Tragjedi në Mesdhe, mbytet një varkë me emigrantë! Mbi 40 të vdekur

17:57 : 22/10/2025

SPAK hesht, ndërsa Ardita Kuçi e AZHBR vazhdon të vjedhë fondet e bujqësisë

17:51 : 22/10/2025

Raporti i OKB për ndryshimet klimatike: Përdorimi global i qymyrit arrin nivelin më të lartë historik

17:48 : 22/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com