70 milionë euro u shpenzuan për ndërtimin e ‘Air Albania’, dhe për inaugurimin e kësaj vepre rilindja angazhoi të gjithë makinerinë e rëndë të propagandës për të bindur shqiptarët, se kjo ishte një nga investimet më të mëdha të historisë, dhe pas stadiumit kombëtarja do të arrinte edhe suksese.
Por mjaftuan vetëm disa minuta lojë, që bari i fushës të nxirrte dhe të palarat e kësaj propagande të madhe. “fushë patatesh e quajtën’ tifozët shqiptarë, ndërsa komentatorët francezë ishin edhe më të ashpër në reagimin e tyre.
“Duhet të nisë punë kopshtari menjëherë”, tha komentatori i TF1, menjëherë pasi u mbyll pjesa e parë.