Biblioteka e qytetit të Vlorës është përfshirë nga flakët.

Nga zjarri, rrezikoheshin edhe punonjësit, por ndërhyri zjarrfikësja. Zjarri ka shkaktuar dëme materiale në bibliotekë.

Mendohet se shkak i zjarrit ishte një shkëndijë elektrike. Në vendngjarje ndodhen edhe forcat e policisë.














