• Kontakt
Wednesday, June 4, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

‘La pa mend të madh e të vogël! Nxirrni ligj për të noterizuar edhe synetlliqet’/ Analisti tall keq Vorpsin

18:33 : 14/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Veprimi i sotëm i juristes Arta Vorpsi, e cili u betua para një notereje si anëtare e Gjykatës Kushtetuese, habiti të madh e të vogël, madje shkaktoi të qeshura dhe ironi pafund.

Analisti i njohur, Agron Gjekmarkaj me anë të një shkrimi të gjatë, me ironi shkruan se tani nuk ka ngelur më gjë tjetër veçse të nxjerrin një ligj për të noterizuar edhe synetllëqet.

Ja shkrimi i plotë i Agron Gjekmarkajt:

Sot akti i juristes Arta Vorpsi la pa mend e gojë të madh e të vogël. Pa dridhje qerpiku, pa dilema, pa një e pa dy ajo qe do duhej të ishte garantja e kushtetutës nesër, nëse në mënyrë legale shpallej gjykatëse kushtetuese, shkeli mbi kushtetutën dhe mbi fantazinë qytetare.

I padëgjuar, i pandodhur unik gjesti i saj sot la vetëm një shije kudo atë të çmeritjes . Psherëtima “e bënë edhe këtë, arritën deri këtu” përsëritej dendur me këdo që i interesojnë zhvillimet publike. U betua tek noteria Zonja Vorpsi. Por ajo e cila mund të jetë edhe juriste e mire e filloi këtë aventure e bindur përsa po bën. Fort mire e ka të qartë që ka shkelur ligjin me urdhër partie.

Lexo edhe:

Akti i Arta Vorpsit/ Ish-ministri bën deklaratën epike: Mirë që nuk shkoi në gjendje civile të betohej

‘Më shumë se çmenduri’/ Ja si e komenton ish-deputetja aktin e Arta Vorpsit

Nuk ka shumë paqartësi për të kuptuar se ç ‘vendime merr ajo nesër për votimet e 30 qershorit, për çështjen e teatrit kombëtar dhe të tjera ndodhi që në rrethana normale do i binin ndesh kësaj qeverie. Në një vend normal do duhej që në kushtetuese të kishim gjyqtarët më të mirë në fund të karrierës, Vorpsi asnjë ditë s’ka qenë e tille, po ky është hesap tjetër. U betua tek noteria dhe me vrap në zyrë. Çfarë skene. Çfarë shteti dhe institucionesh. Çfarë ktandisjeje për egon e një personi të vetëm.

Mendojeni Vorpsin duke u betuar poshtë fotografive familjare të Tiranës në një pallat buzë Lanes. Po ta lexonim diku do të thonim njëzëri fantazia e autorit është e rënduar. Linkolni thoshte: “kur lapsin e marrin në dorë injorantet, pushkën kriminelet, pushtetin tradhtaret vendi shndërrohet në një xhungël që nuk është më për njerëzit”. Nesër Edi Ramës i teket dhe nxjerr policët në çdo zyrë dhe nxjerr prej andej këdo dhe nuk lë të futet po këdo.

Ky shtet tashmë është xhungël. Në mes nesh nuk funksionon forca e ligjit po ligji i forcës totalitare. Tani le të nxjerrin një ligj nesër në seancën urgjente të orës 10 për të noterizuar edhe synetlleqet. Grotesk dhe përdhunim skuadrist është kjo që ndodh. Krahas ligjit të censurës që po përgatitet, kjo e sotmja tregon qartë deriven e Kryeministrit. Propagandë dhe Frikë, institucione që legjitimojnë çdo gjë. Rilindasit thonë kështu do Amerika po kjo gënjeshtër duhet të jetë sepse, e vërtetë po të ishte, ajo që mbetet model i demokracisë, i bie që po ndihmon një uzurpator për ta vrarë për shumë vjet demokracinë shqiptare.

Etiketa: #Vorpsi#Boldnews.al

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Akti i Arta Vorpsit/ Ish-ministri bën deklaratën epike: Mirë që nuk shkoi në gjendje civile të betohej

18:07 : 14/11/2019
AKTUALITET

‘Më shumë se çmenduri’/ Ja si e komenton ish-deputetja aktin e Arta Vorpsit

17:45 : 14/11/2019
Para

NASA bën zbulimin e madh në Mars! Tashmë gjithçka mund të ndryshojë

TË GJITHA

Shpërndante drogë në Dhërmi, arrestohet 19-vjeçari nga Lushnja

12:09 : 04/06/2025

Boçi/ Celibashi është në krye të manipulimit të zgjedhjeve

12:02 : 04/06/2025

Shifrat e frikshme: 8 në 10 shqiptarë besojnë se sistemi shëndetësor është i korruptuar

11:58 : 04/06/2025

Tentoi të korruptonte me 50 euro policin rrugor, arrestohet i riu në Durrës

11:49 : 04/06/2025

Mbante në banesë granatë e karikatorë dhe dhunoi djalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Divjakë

11:45 : 04/06/2025

Dështon për të 26-n herë me radhë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

11:36 : 04/06/2025

Falsifikimi i markave të veshjeve luksoze, arrestohet edhe djali i ish-kandidatit të PD

11:27 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com