• Kontakt
Sunday, May 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi HOROSKOPI

Horoskopi nga Paolo Fox, ç’kanë parashikuar yjet deri në 17 nëntor

09:04 : 14/11/2019
në HOROSKOPI

Dashi: Yjet parashikojnë që gjatë këtyre ditëve do të përjetoni lodhje dhe stres. Për fat, do të keni Venusin në shenjë, i cili do t’ju favorizojë në aspektin e ndjenjave. Ditët më me fat të javës do të jenë e enjtja dhe e premtja, ndërsa në fundjavë mund të ndiheni më të nervozuar se zakonisht. Bëni gjithçka keni në dorë që ta merrni veten sa më shpejt.

Demi: Java do të fillojë bukur me Hënën në shenjën tuaj. Të hënën ose të martën do të merrni një lajm të mirë për një çështje të punës. Situata në punë është disi e rënduar dhe marrëdhënia me kolegët mund të jetë e nderë, sepse Mërkuri është vendosur në pozicion të pafavorshëm. Mundohuni të gjeni gjuhën e përbashkët me të tjerët dhe me siguri që do t’ia dilni mbanë.

Binjakët: Venusi i vendosur në pozicion të pafavorshëm vazhdon t’ju krijojë probleme në jetën sentimentale. Nuk jeni të sigurt që keni zgjedhur të keni në krah personin e duhur për ju dhe e keni të pamundur të mos shikoni përreth. Ka ardhur momenti që të qartësoheni dhe të përballeni me partnerin për problemet që keni. Ditët me fat do të jenë e mërkura, e enjtja dhe e premtja.

Gaforrja: Mos u mërzitni nëse po përjetoni një periudhë të vështirë. Këtë javë Hëna do t’ju favorizojë, duke ndikuar kësisoj që t’ju ngrihet humori. Të hënën dhe të martën mund të merrni një lajm të mirë, ndërsa në fundjavë do të përjetoni emocione të paharrueshme. Marsi i vendosur në pozicion të pafavorshëm do të ndikojë që të ndiheni të acaruar, por në fundjavë situata do të përmirësohet.

Luani: Venusi do të jetë i kthyer nga shenja juaj, prandaj kjo do të jetë një javë me fat, për sa u përket ndjenjave. Do të mund të zgjidhni problemet në çift dhe të përjetoni lumturinë e shumëpritur. Kur vjen fjala te puna, mund të hasni ndonjë problem tek-tuk, sidomos të hënën dhe të martën, pasi falë Hënës në pozicion të pafavorshëm do t’ju dalin probleme të paparashikuara.

Lexo edhe:

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Virgjëresha: Gjatë këtyre ditëve do të hasni vështirësi në aspektin e ndjenjave. Ju e keni shumë të qartë çfarë doni dhe për mënyrën si duhet të shkojnë gjërat, por nuk është e thënë që edhe partneri të mendojë kështu. Aty nga mesi i javës mund të keni zënka e mosmarrëveshje me të, të ndikuara edhe nga Hëna në pozicion të pafavorshëm. Fati do t’ju ndihmojë në punë, sidomos në fillim të javës.

Peshorja: Fati do të jetë në anën tuaj. Marsi i kthyer nga shenja juaj do t’ju japë mbështetjen që ju nevojitet për të kapërcyer çdo vështirësi. Nuk do të keni frikë të hidheni në sfida të reja, qofshin këto edhe në fushën e ndjenjave. Dhe do të bëni mirë, sepse Venusin do ta keni aleat. Një lidhje e re mund të fillojë ose të ripërtërihet ajo e mëparshmja. Bëni kujdes vetëm në fundjavë, kur për shkak të Hënës në pozicion të pafavorshëm mund të ndiheni të tensionuar.

Akrepi: Më në fund problemet po marrin rrugën e zgjidhjes. Falë Mërkurit në shenjë do të merrni përgjigjet që prisnit, duke marrë kënaqësi si në aspektin profesional edhe në fushat e tjera të jetës. Janë të favorizuara takimet, qofshin këto të një natyre personale apo për punë. Nuk përjashtohet mundësia që të keni njohje të reja. Të hënën dhe të martën mund të hasni ndonjë të papritur për shkak të Hënës në pozicion të pafavorshëm.

Shigjetari: Venusi në shenjën tuaj do t’ju favorizojë në aspektin e ndjenjave. Do të dukeni magjepsës dhe çdokush do ta ketë të vështirë t’ju rezistojë. Entuziazmi dhe dëshira juaj për të jetuar do të jenë ngjitës, sidomos gjatë gjysmës së parë të javës. Të hënën dhe të premten Hëna e vendosur në pozicion të pafavorshëm do të krijojë gjendje tensioni, por që për fat është kalimtare. Këtë fundjavë do të jeni më romantikë se kurrë.

Bricjapi: Duroni akoma edhe një javë dhe më pas Marsi do të kthehet në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, duke jua hequr kësisoj stresin që keni përjetuar gjatë kësaj kohe. Gjatë ditëve në vijim do të vazhdoni të ndiheni të lodhur, por tashmë keni garancinë se një periudhë më e mirë ju pret. Stina e dimrit do të jetë e mbushur me suksese. Bëni kujdes në fundjavë, pasi mund të ndiheni keq shpirtërisht.

Ujori: Nëse gjërat në punë nuk shkojnë ashtu siç do të dëshironit, me siguri që do të gjeni ngushëllim diku tjetër. Venusi do t’ju favorizojë duke sjellë në rrugën tuaj një njeri vërtet të veçantë, i cili do t’jua ngrejë humorin. Hapini mirë sytë, sepse nga e mërkura e tutje mund të keni njohje të reja. Bëni kujdes të hënën dhe të martën, sepse nuk do të jenë ditë fort të mbara.

Peshqit: Gjatë kësaj periudhe nuk do të jeni të favorizuar në aspektin e ndjenjave. Keni nevojë për siguri, që me sa duket partneri nuk është në gjendje t’jua japë. Vetëm koha do ta tregojë nëse është vërtet personi i duhur për ju. Ndërkohë përqendrohuni te puna, sepse Mërkuri do t’ju favorizojë. Hapini sytë mirë, sepse mundësi të reja ju presin. Ditët me fat të javës do të jenë e hëna dhe e marta. Ditë terse, e mërkura dhe e enjtja.

Etiketa: horoskopipaolo foxparashikimi

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025
SHOW BIZ

Horoskopi, 17 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:55 : 16/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 16 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 15/05/2025
AKTUALITET

Temperatura deri në 26°C, ja si do të jetë moti këtë të ejte

08:09 : 15/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Martë 13 Maj 2025

22:59 : 12/05/2025
Para

Spartak Ngjela shokon me deklaratën: "Një femër e shëmtuar mbetet e shëmtuar”(Video)

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Horoskopi, 18 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 17/05/2025

Gjesti flet për herë të parë për jetën pas “BBV”, zbulon ç’po ndodh me Eglin

22:55 : 17/05/2025

Gyökeres në krye të garës për Këpucën e Artë, Mbappé dhe Salah në ndjekje

22:54 : 17/05/2025

Krime zgjedhore/ SPAK i sekuestron telefonin ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi

22:53 : 17/05/2025

Fiken ekranet/ Ndërpritet numërimi i votave tek ‘Parku Olimpik’

22:44 : 17/05/2025

Plagosja në Durrës, Policia: I plagosuri jashtë rrezikut për jetën

22:27 : 17/05/2025

“Dështoi të bashkojë 4 frontet opozitare”, Xhaferaj rendit arsyet e humbjes së Berishës

22:23 : 17/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com