I padëshiruari i Arsenalit, Granit Xhaka, po kërkon për një pronë në Milano, ndërsa zërat për një kalim te Milani sa vijnë e forcohen. – lajm që behet i ditur nga “RSI”.
Mesfushori i Arsenalit, nuk ka luajtur asnjë ndeshje që nga incidenti me fansat dhe trajnerin Emery, në barazimin 2-2 ndaj Crystal Palace, muajin e kaluar.
Ivan Gazidis, drejtori i menaxhimit të Milanit, i cili është përgjegjës për ardhjen e Xhakës te Arsenali, mund t’i japë një mundësi të re lojtarit në “San Siro”.