• Kontakt
Tuesday, June 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Liria e fukarenjve”

23:29 : 12/11/2019
në BOLD BLOG

Nga Acanio Celestini

Të varfrit ishin kaq shumë të varfër, saqë morën Urinë e tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit: të pasurit, të cilët në jetë kishin ngrënë gjithçka.

Gjithçka, që nga kaviet deri tek palca e kockave që qentë pështyjnë.
Por shijen e urisë së të varfërve nuk e kishin provuar kurrë.

Kështu, të pasurit e blenë, e paguan mirë, dhe të varfrit u lumturuan.
Për ca kohë u zvarritën përpara, por pak më vonë të varfrit u rikthyen të ishin të varfër si më parë.

Atëherë paketuan Etjen e tyre dhe shkuan ta shisnin.

Lexo edhe:

No Content Available

E blenë të pasurit: të pasurit të cilët në jetë kishin pirë gjithçka, nga Brunello te Tavernello, por nuk kishin shijuar ende Etjen e vërtetë, etjen e të varfërve.

Pra, të pasurit e blenë, dhe e paguan mirë.

Të varfrit u lumturuan. Dhe vazhduan u zvarritën përpara, por pak kohë më vonë u rikthyen të ishin më të varfër se më parë.
Atëherë morën Zemërimin e tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin.

E blenë të pasurit: të pasurit të cilët në jetë ishin ndjerë të nxehur, të inatosur, që kishin pasur kokëçarje, por që Zemërimin e vërtetë nuk e kishin provuar kurrë.

Kështu, e blenë nga të varfrit që e kishin me shumicë, edhe e paguan mirë.
Të varfrit u lumturuan dhe u zvarritën edhe ca përpara. Por mjaftoi pak kohë dhe sërish u rikthyen të ishin të varfër.

Atëherë shitën gjithçka: revoltën, mosbindjen, muzikën, fjalët, literaturën, kujtesën, ndërgjegjen klasore, dhunën, gjithçka e shitën!

Dhe të pasurit akumulonin. Në kantinat e tyre ata kishin tani mijëra, miliona shishe. Përkrah verërave të cilësisë më të mirë, kishin shishe në të cilat ishte e gjithë kultura e të varfërve, mllefi i tyre, fuqia e revolucionarëve, zemërimi i punëtorëve të krahut, dhimbja nga padrejtësitë, etj, etj.

Ehee, ato shishe… Në kantinat e të pasurve, kishte tani çdo gjë; aty ndodhej e mbyllur tashme edhe krenaria, vendosmëria, mahnitja dhe mrekullimi, deri tek indinjata dhe mjerimi. Gjithçka e taposur mirë, derisa…

Derisa pas disa gjeneratash, të varfrit kishin shitur gjithçka.

Ata u bënë aq të varfër, saqë morën Varfërinëe tyre, e futën në shishe dhe shkuan ta shisnin. E blenë të pasurit, që donin të ndiheshin aq shumë të pasur saqë të zotëronin edhe mjerimin e të mjerëve.

Kur të varfrit mbetën pa gjë fare,ata u armatosën. Dhe jo me thika e me pirunë, por me pistoleta e me armë, sepse revolucioni nuk është një drekë solemne: revolucioni është një akt dhune, force!

Kështu që të varfrit e armatosur marshuan drejt ndërtesave të Sunduesit.

Arritën dhe aty ishte Sunduesi.

I vështronte nga ballkoni, nga dritaret. Qëndronte serioz dhe i shikonte.

Të varfrit ishin të armatosur, por qëndruan të heshtur, të palëvizur. Nuk bënë asgjë.

Sepse pa zemërim dhe uri, pa etje dhe krenari, pa indinjatë dhe pa kulturë, pa ndërgjegje klasore, nuk kryhet revolucioni.

Kështu, sunduesi zbriti në kantinë dhe nga shumë shishe që kishte blerë prej të varfërve, mori një, një të vetme.

Ishte Liria.

Liria e tyre, e të varfërve.

Ishte paketuar mirë e bukur liria që e kishin fituar gjyshërit e tyre e më pas baballarët e kishin shitur për hiçgjë.

E mori dhe ua riktheu të varfërve.

Ata e rimorën dhe provuan të bënin një parti, një rreth shoqëror, një himn ose një flamur.

Por nuk arritën të bënin asgjë.

Sepse liria, e vetme, nuk shërben.

Atëherë, sunduesi kërkoi në xhep dhe gjeti një kuti karamelesh mente.

E mori dhe ua dhuroi ato karamele të varfërve.

Dhe të varfrit që nga ajo ditë, u rikthyen të ishin të lirë.

Të lirë për të përtypur karamele…

Etiketa: "Liria e fukarenjeve"Nga Acanio Celestini

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Përplasje e dhunshme në kufirin e Gazës, Izraeli vret komandantin xhihadist

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 3 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:07 : 02/06/2025

Zbardhet mesazhi i Berishës për kandidatët: Partia do mbështesë çdo kërkesë që paraqisni në KQZ

22:54 : 02/06/2025

Superfrutat e freskëta të Qershorit, cilat janë dhe si t’i zgjidhni

22:53 : 02/06/2025

“Rusët janë budallenj”/ Zelensky hedh poshtë propozimin e Moskës për një armëpushim 2-3-ditor

22:46 : 02/06/2025

Armando Broja “tremb” me dëmtim muskulor, sulmuesi detyrohet të bëjë rezonancë

22:43 : 02/06/2025

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë duhet të përfundojë

22:40 : 02/06/2025

Trafik armësh Kosovë-Shqipëri/ Karamuço flet për “Thesarin”: Depërton jelekun antiplumb

22:32 : 02/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com