• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Largohet nga Bajerni pas 40 vitesh, Hënes: Kam dhënë jetën për këtë klub

16:43 : 12/11/2019
në SPORT

Te Bajerni i Mynihut përfundon të premten zyrtarisht epoka e Uli Hënesit. Ashtu siç e njohim të gjithë, të qeshur dhe grindavec, Hënes nuk ka ndryshuar shumë, edhe pse ka 40 vite që punon në klubin gjerman. Ishte ndeshja e fundit ajo ndaj Borusias së Dortmundit si president i skuadrës kampione.

Pas ndeshjes, Hënes foli ekskluzivisht për “Sport 1”. “Mund të them vetëm që të shtunën pashë një ndeshje spektakolare, edhe pse në fushë ishte vetëm një skuadër. Djemtë ishin fantastikë. Ata luajtën nga minuta e parë deri në të fundit me të njëjtin intensitet”, tha Hënes për fitoren në klasiken gjermane.

Hënes ka kaluar një javë shumë të mirë, nisur edhe nga rezultatet pozitive të skuadrës së tij në Champions dhe kampionat: “Kam qenë shumë euforik. Një ftesë më të mirë nuk mund të merrte bordi ynë drejtues për në mbledhjen e së premtes”. Në takimin e radhës, ku Hënes do të ndahet zyrtarisht nga skuadra gjermane, ai do t’i kërkojë bordit drejtues të merret me trajnerin Hansi Flik, i cili në dy ndeshjet e fundit i ka dhënë një tjetër fytyrë skuadrës. “Do t’u kërkoj drejtuesve të merren personalisht me të. Nuk mund ta injorojmë atë çfarë Hansi ka bërë gjatë kësaj jave. Ai mori drejtimin e skuadrës në një moment jo shumë të mirë duke na kthyer gëzimin që na kishte munguar prej javësh. Kemi dy javë kohë për të vendosur në qetësi se çfarë do të bëhet. Ka disa alternativa për stolin, njëra prej tyre ndodhet para syve (Flik)”.

Një tjetër ndryshim pritet të jetë edhe ai i Hasan Salihamixhiçit. Boshnjaku mund të bëhet drejtor sportiv në klubin më të titulluar në Gjermani. Për Hënesin ai është njeriu i duhur për dy arsye. “Hasan e njeh mirë Bajernin, pasi ka luajtur në të kaluarën me ne, tani në rolin e menaxherit ka mësuar edhe politikat jashtë fushave, si funksionon klubi dhe çfarë duhet për të qenë i suksesshëm jo vetëm në fushën e lojës. Çështja e tij është në rendin e ditës dhe do të diskutohet. Shpresoj që Hasan të marrë më shumë përgjegjësi dhe të ngrihet në detyrë. Në klub duhen njerëz të besuar dhe për ne ai është i duhuri”.

Hënes është i bindur se ka bërë shumë për Bajernin e Mynihut ashtu si dhe për futbollin gjerman në tërësi. “Po flasim për një periudhë 40- vjeçare. Kam qenë prezent në shumë reforma të futbollit në rang klubesh dhe kombëtaresh. Shumë njerëz më kanë vlerësuar, të tjerët ndoshta e bëjnë pas të premtes, gjithsesi nuk është koha për të gjykuar askënd. Edhe pse do të largohem nga roli i presidentit, do të vazhdoj të frekuentoj rregullisht ndeshjet e Bajernit dhe jo vetëm. Dhurata e fundit nga skuadra? Mendoj që ajo ishte në ndeshjen me Borusian, të tjerat nuk më interesojnë, pasi nuk do të jenë për mua (qesh)”.

Lexo edhe:

Xabi dhe një italian, Bajerni piketon emrat për stolin

Bajern vendos për të ardhmen e Levas

Etiketa: BajernHënes

Lajme të lidhura

SPORT

Xabi dhe një italian, Bajerni piketon emrat për stolin

14:54 : 09/03/2024
SPORT

Bajern vendos për të ardhmen e Levas

13:39 : 25/04/2022
Getty Images
SPORT

Levandovski kërcënon rivalët: Dua Champions-in me Bajernin

10:39 : 16/09/2021
Para

Kosova merr lajmin e keq para ndeshjes me Çekinë

TË GJITHA

Akuzat e Rusisë për shtyrje të shkëmbimit të të burgosurve! Ukraina: Moska po luan lojëra të pista!

21:14 : 07/06/2025

VIDEO/ Luhen minutat e para, Mario Mitaj rrezikon portën e serbëve

21:01 : 07/06/2025

Çfarë i ndodh trupit kur ju pickon mushkonja dhe mënyrat si t’i mbani larg

20:53 : 07/06/2025

“Mora Fjalë”, momente emocionuese para sfidës, tifozët shqiptarë këndojnë njëzëri (Video)

20:40 : 07/06/2025

E rëndë në Tiranë, i mituri bie nga kati i gjashtë i pallatit

20:27 : 07/06/2025

Analiza: Cilat mund të jenë pasojat e përplasjes Trump-Musk?

20:19 : 07/06/2025

Analisti sportiv kritikon formacionin e Silvinjos: Këtë lojtar nuk mund ta lija jashtë ndaj Serbisë

20:19 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com