Myrto Uzuni mungoi në ndeshjet e kombëtares shqiptare në ndeshjet ndaj Turqisë dhe Moldavisë.
Gjatë konferencës për shtyp, Uzuni nuk e fshehu kënaqësinë që është sërish pjesë e grumbullimit, gjithashtu ai ishte optimist për dy ndeshjet që do të zhvillojë kombëtarja.
Duke folur për ftesën që iu bë, ai deklaroi:
“Është tjetër klubi, është tjetër Kombëtarja. Ke ndjenja dhe ndien më shumë besim. Ndihesh krenar që të përfaqësosh këto ngjyra. Mezi e prisja ftesën e radhës. Isha duke punuar fortë dhe prisja ftesën e radhës. Ndihem mirë pasi me Lokomotivën jam aktivizuar çdo ndeshje nga 90 minuta, kam asistuar kam shënuar. Besoj se jam në formë të mirë. Unë dua të luaj tek të 2 sfidat, por duhet t’i tregoj trajnerit që jam i gatshëm. Nuk jam ndjerë mirë kur nuk u grumbullova, por jam shumë i lumtur që u riktheva. Isha dhe duke lozur. Trajneri e pa që unë po bëja mirë. Trajneri nuk mund t’i japë llogari lojtarit që pse nuk po e thërret”.
Ndërsa në lidhje me stadiumin e ri ai thekson:
“Do të luajmë në shtëpinë tonë të re dhe tifozeria do të jetë e gatshme për të na përkrahur. Besoj se ata do na shtyjnë të japim akoma me shumë”.