• Kontakt
Thursday, May 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi NDRYSHE

Si të realizoni bashkimin familjar dhe të pajisni fëmijët me Green Card? / Udhëzimet e avokatit të njohur amerikan…

10:20 : 08/11/2019
në NDRYSHE

Avokati amerikan Kieran Both iu përgjigjet pyetjeve të qytetarëve shqiptarë për emigracionin në SHBA.

Pyetje nga lexuesi:

Bashkëshortja që është nënshtetase amerikane i bëri lutje emigracionit për bashkim familjar menjëherë pas martesës sonë në vitin 2014 dhe si rrjedhim tani kam Green card. Vajza ime nga një martesë e mëparshme, studion në Europë dhe së shpejti do të mbarojë shkollën e mesme. Në janar ajo do të mbushë 18 vjeç. Dua të aplikoj për të, por nuk e kam kaluar ende provimin e nënshtetësisë. Druhem se vajza do të mbushë 21 vjeç përpara se ta kaloj testin. Çfarë mund të bëj që ajo të pajiset me green card? Faleminderit për ndihmën. JF, Port Washington, NY

Një nënshtetas amerikan ose një rezident i ligjshëm i përhershëm në Shtetet e Bashkuara mund t’i bëjë kërkesë Shërbimit të Emigracionit për bashkim familjar nëpërmjet formularit I-130 Petition for Alien Relative, në mënyrë që t’i bëjë të ditur egzistencën e një lidhjeje familjare me një të afërm të caktuar i cili dëshiron të emigrojë në SHBA.

Mund të dërgoni formularin I-130 për vajzën

Lexo edhe:

Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe

Rama kritikoi qytetarët për sondazhin, Duma: Ju quani çyrykë ata që votojnë PD-në

Mund ta dërgoni vetë formularin I-130 për vajzën, por duhet ta dërgoni menjëherë. Tani për tani, sipas ligjeve të emigracionit të SHBA-së, vajza juaj konsiderohet ende fëmijë. Sipas përkufizimit, “fëmijë” quhet ai person që nuk është i martuar dhe që nuk ka mbushur moshën 21 vjeç. Në momentin që vajza juaj mbush 21 vjeç, ajo konsiderohet “vajzë e rritur” dhe kjo sjell ndryshimin e kategorisë preferenciale. Kjo është diçka shumë e rëndësishme, pasi koha që i duhet të presë përfituesit për të marrë vizë, bazohet pikërisht në kategorinë preferenciale. Numri i vizave për emigrim për individë të një “kategorie preferenciale” zakonisht është i kufizuar, kështu që nuk ka gjithmonë viza në dispozicion. Duke qenë se për disa nga kategoritë, në një vit të caktuar, kërkesa për vizë është me e lartë se oferta, krijohet një radhë për viza (listë pritjeje). Për të shpërndarë vizat mes të gjithë kategorive preferenciale, Departamenti Amerikan i Shtetit (DOS) i jep vizat duke caktuar numra vizash sipas kategorisë preferenciale dhe datës prioritare përkatëse. Data prioritare shërben për të vendosur se në cilën pikë ndodhet një person i caktuar në radhën e vizave. Kur datës prioritare i vjen radha, personi kualifikohet për të bërë aplikim për vizë emigracioni.

Nëse e dërgon peticionin për bashkim familjar tani, ai peticion do të jetë i kategorisë F2A (bashkëshortë dhe fëmijë të një rezidenti të përhershëm). Pikërisht tani i ka ardhur radha datës prioritare të kategorisë F2A. Kjo do të thotë që Qendra Kombëtare e Vizave (NVC) e Departamentit të Shtetit, do të mund të marrë në shqyrtim peticionet e dërguara tani. Për të katërtin muaj radhazi, F2A-së “i ka ardhur radha” për të gjitha vendet e origjinës së atyre që kanë bërë kërkesë.

Nëse mundeni, përfitoni nga kjo gjë, sepse gjasat janë që nuk do të zgjasë shumë kohë dhe buletini i vizave për dhjetorin 2019 nuk ka dalë ende. Për ata që janë në proçes konsullor, bëhuni gati dhe nëse mundeni, dërgoni dokumentat që ju kanë mbetur sa më parë. Gjithashtu për ata që janë në proçes të marrjes së green card-ës, USCIS-i sqaroi përmes Buletinit të Vizave që bashkëshortët dhe fëmijët e vegjël të atyre që janë pajisur me green card, mund të dërgojnë bashkarisht formularët I-130 dhe I-485. Ata që kanë dërguar tashmë formularin I-130, pavarësisht nëse u është aprovuar ose jo, mund të paraqesin gjithashtu dhe formularin I-485.

NVC-ja nuk mund të lëshojë viza nëse nuk është aprovuar më parë formulari I-130 nga USCIS. Koha e shqyrtimit varion nga 4-20 muaj në varësi të filialit që do të vendosë për peticionin. Kjo është një arsye më tepër për të dërguar sa më parë aplikimin.

Nëse e vononi dërgimin e peticionit, do të shtyhet dhe data prioritare dhe kategorisë së vizës mund t’i ketë ikur radha. Dhe atëherë 21 vjetori i lindjes do t’i afrohet rrezikshëm datës së marrjes në shqyrtim. Nëse ndodh diçka e tillë, atëherë asaj do t’i “kalojë mosha” dhe peticioni do të kthehet në të kategorisë F2B (djemtë dhe vajzat e rritur të pamartuar të një rezidenti të përhershëm). Data prioritare për kategorinë F2B është 8 korrik, 2014. Kjo nënkupton një periudhë pritjeje për vizë prej jo më pak se 5 vjetësh. Pra, nëse aplikon kur të jetë bërë tepër vonë, asaj do t’i duhet të presë edhe 5 vjet të tjera!

Në vija të përgjithshme, nëse një person është nën 21 vjeç në kohën kur datës së marrjes në shqyrtim i ka ardhur radha dhe aplikuesi bën menjëherë kërkesë për vizë, fëmija mund të mbrohet nga ligji për Mbrojtjen e Statusit të Fëmijës (CSPA). Sipas këtij ligji, ruhet klasifikimi “fëmijë” që emigracioni i ka bërë përfituesit, në rast se ky i fundit e kalon moshën për arsye të stërzgjatjes nga ana e emigracionit të kohës së shqyrtimit të çështjes. Rregullat në këtë rast janë të ndërlikuara dhe nëse egziston mundësia, është mirë që të shmanget rreziku i kalimit të moshës.

Bashkëshortja juaj mund të paraqesë formularin I-130 për vajzën tuaj

Nëse nuk keni munësi ta dërgoni menjëherë formularin I-130, egziston dhe një rrugë tjetër. Meqënëse ju dhe bashkëshortja juaj jeni martuar përpara se vajza të mbushë moshën 18 vjeç, vajza juaj konsiderohet i afërm shumë i afërt i bashkëshortes suaj, ndonëse është fëmija e burrit. Bashkëshortja juaj mund të paraqesë formularin I-130 për fëmijën e saj të pamartuar nën moshën 21 vjeç.

Nëse ndiqni këtë rrugë, vajzës nuk do t’i duhet të presë për datë prioritare për të marrë vizën dhe sapo të aprovohet lutja mund të nisë proçesi për marrjen e vizës. Duke qenë se lutja është bazuar në një marrëdhënie njerkë-fëmijë i burrit, bashkëshortja juaj duhet të paraqesë bashkëngjitur me lutjen dhe një kopje të çertifikatës së martesës me prindin biologjik të fëmijës (ju në këtë rast) e cila tregon që martesa mes jush ka ndodhur përpara se fëmija të mbushë moshën 18 vjeç, kopje të dokumentave që dëshmojnë që martesa/t e mëparshme ka/në përfunduar sipas ligjit (nëse është kështu) si dhe një kopje të çertifikatës së lindjes së vajzës e cila dëshmon se ju jeni babai i saj.

Pasi NVC-ja t’ju njoftojë që do të marrë në shqyrtim çështjen e vizës së vajzës suaj, do t’ju kërkohet të paguani tarifat dhe të bini dakort që të bëheni mbështetësi financiar i saj, kjo duke mbushur dhe paraqitur formularin përkatës I-864. Nëse ju dhe bashkëshortja juaj nuk i përmbushni kriteret financiare, atëherë do t’ju duhet të gjeni dikë tjetër që ta marrë përsipër këtë gjë. Vajzës suaj do t’i kërkohet të mbushë formularin DS-260 – Application for Immigrant Visa and Alien Registration. NVC-ja më pas do t’ia kalojë peticionin konsullatës përkatëse amerikane dhe vajza do të vihet në dijeni sesi duhet të veprojë më pas. Ky proçes njihet si “Proçesi Konsullor”./GAZETA ILLYRIA

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe

22:03 : 08/05/2025
AKTUALITET

Rama kritikoi qytetarët për sondazhin, Duma: Ju quani çyrykë ata që votojnë PD-në

22:02 : 08/05/2025
AKTUALITET

Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën buzë Lanës

21:55 : 08/05/2025
AKTUALITET

Xama: Premtimet e pambajtura, sukseset dhe dështimet e qeverisë “Rama”

21:50 : 08/05/2025
SPORT

Nga një klub gjerman te tjetri, portieri shqiptar firmos kontratë deri në vitin 2029

21:47 : 08/05/2025
AKTUALITET

Aksioni në Shkodër/ Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK

21:40 : 08/05/2025
Para

Sot po shkruaj një letër për ty dhe pa dashje më dolën lotët: Këngëtarja rrënqeth me dedikimin (Foto)

TË GJITHA

Alket Hyseni mbledh kupolën e drejtësisë në Karaibe

22:03 : 08/05/2025

Rama kritikoi qytetarët për sondazhin, Duma: Ju quani çyrykë ata që votojnë PD-në

22:02 : 08/05/2025

Aksident në Tiranë/ Makina del nga rruga dhe përplaset me pemën buzë Lanës

21:55 : 08/05/2025

Xama: Premtimet e pambajtura, sukseset dhe dështimet e qeverisë “Rama”

21:50 : 08/05/2025

Nga një klub gjerman te tjetri, portieri shqiptar firmos kontratë deri në vitin 2029

21:47 : 08/05/2025

Aksioni në Shkodër/ Gazetarja: Në shtabet e partive ka të infiltruar të SPAK

21:40 : 08/05/2025

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” mbyll fushatën, Lapaj: Garojmë për të ndërtuar shtetin

21:38 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com