• Kontakt
Monday, June 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Kosovë/ Rezultati i zgjedhjeve mund të përfundojë në Kushtetuese

08:46 : 07/11/2019
në RAJONI

Ankesat e paralajmëruara nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, mund të çojnë rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve parlamentare të 6 tetorit në instanca tjera, përfshi edhe Gjykatën Kushtetuese.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se të gjitha votat tashmë janë numëruar dhe ka paralajmëruar shpalljen e rezultatit përfundimtar për të enjten, 7 nëntor.

Por, ky rezultat i zgjedhjeve, që pritet të shpallet më 7 tetor, po paralajmërohet se do të kontestohet nga koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë. Ky koalicion ka mbetur për disa vota jashtë përfshirjes në përbërjen e ardhshme të Kuvendit të Kosovës. Pragu minimal për të siguruar ulëse në Kuvend është 5 për qind, të cilin ky koalicion pretendon se e ka kaluar, por dyshon se kishte parregullsi gjatë numërimit, kështu që synon të kthejë procesin në rinumërimin e të gjitha votave.

Sekretari i Përgjithshëm i Aleancës Kosova e Re, Vesel Makolli, tha për Radion Evropa e Lirë se do të bëjnë ankesë në instancat më të larta, duke iu referuar edhe Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.

Lexo edhe:

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

“Është bërë ankesa dhe do të bëhet prapë. Lideri i koalicionit, Fatmir Limaj e ka bërë të qartë se ne do të shkojmë deri në instancën më të lartë. Janë dy ankesa tona, është rinumërimi i plotë i votave dhe ankesa tjetër ka të bëjë me votat, të cilat kanë ardhur nga Serbia, të cilat janë jolegale. Jemi në një situatë të keqe, për pak vota jemi aty. Nëse hyjnë në sistem votat e ardhura nga Serbia ne mbesim jashtë Kuvendit, e nëse ato vota anulohen, ne e kalojmë pragun”.”

Njohësi i proceseve zgjedhore, Armend Muja thotë se votat nga Serbia në të cilat thirret koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, paraqet një betejë për një narracion politik.

“I kemi dy të dhëna. Të dhënat e para ishin ato që ishin votat preliminare dhe votat që erdhën nga Serbia, pastaj votat me kusht dhe votat nga diaspora. Ajo çka dimë ne ishte se në votat preliminare koalicioni Nisma Socialdemokrate, Aleanca Kosova e Re dhe Partia e Drejtësisë, ishte nën prag. Pastaj në bazë të rrjedhës kohore del se ky koalicioni duhet të ketë rënë në vazhdim si rezultat i votave nga Serbia dhe votave me kusht dhe votave nga diaspora. Në realitet, unë e konsideroj që ka një element politik të diskutimit të votimit nga Serbia dhe dyshimit se ato mund të jenë të manipuluara, mirëpo ajo është dashur të theksohet që në fillim, brenda afatit ligjor dhe e dyta është një betejë për një narracion politik se jemi nën prag për shkak të votave nga Serbia.”

Të martën rreth mesnatës është përmbyllur i gjithë procesi i numërimit të fletëvotimeve.

Ligji për zgjedhjet e përgjithshme e lejon mundësinë që të bëhet ankesë brenda 24 orëve në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) lidhur me administrimin e numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi tha për Radion Evropa e Lirë se KQZ-ja është e obliguar që të respektojë këtë afat ligjor.

“Ashtu siç ju kemi informuar, KQZ-ja do të komunikojë me institucionet përkatëse për të marrë konfirmim se nuk kanë ndonjë çështje në shqyrtim dhe pastaj do të mund të shpallë rezultatet përfundimtare të këtyre zgjedhjeve. Nëse nuk do të ketë ankesa brenda këtij afati, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do t’i shpallë rezultatet përfundimtare gjatë ditës së enjte (7 nëntor)”, tha Elezi.

PROCEDURAT E ANKESAVE PAS SHPALLJES SË REZULTATIT PËRFUNDIMTAR

Pas shpalljes së rezultatit përfundimtar, Valmir Elezi thotë se subjektet politike dhe kandidatët kanë afat 24 orë për të paraqitur ankesat e tyre në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i cili më pas ky institucion ka kohë 72 orë për të vendosur lidhur me ndonjë ankesë eventuale.

Nëse PZAP hedh poshtë ndonjë ankesë, atëherë pala mund të ankohet brenda 24 orëve në Gjykatën Supreme, e cila po ashtu ka kohë 72 orë për të vendosur për ankesat eventuale.

“KQZ duhet të presë vendimet e këtyre institucioneve, të shohë përmbajtjen dhe se çfarë e obligojnë KQZ të veprojë, në mënyrë që të mund të procedojë drejt certifikimit të rezultatit përfundimtar. Pas certifikimit, KQZ e njofton zyrtarisht presidentin e Kosovës lidhur me rezultatin e këtyre zgjedhjeve”, thotë Elezi.

Zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kosovë janë mbajtur më 6 tetor. Lëvizja Vetëvendosje ka fituar më së shumti vota, pasuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këto parti janë duke zhvilluar takime për formim të qeverisë së re, pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve nga Komisioni Qendror Zgjedhor.

Bazuar në raportimet nga vëzhguesit vendorë dhe ata ndërkombëtarë, procesi kaloi qetë dhe ishte në harmoni me standardet demokratike./REL

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025
BOTA

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025
Lajmet e Dites

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025
AKTUALITET

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025
AKTUALITET

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025
Para

Vodhi një zyrë, një banesë dhe disa biçikleta, arrestohet 40-vjeçari

TË GJITHA

Zjarr në një banesë në Berat, dëmtohet lehtë pronarja e shtëpisë

14:49 : 09/06/2025

VIDEO/ Gazetarja australiane goditet me plumb gome gjatë raportimit në Los Angeles

14:45 : 09/06/2025

Osmani cakton datën, ja kur do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

14:36 : 09/06/2025

Tregjet e fruta perimeve në krizë, tregtarët: S’ka konsum! Të rinjtë kanë ikur nga vendi

14:33 : 09/06/2025

VIDEO/ Elvis Roshi merret zyrtarisht i pandehur nga SPAK për “shpërdorim detyre”

14:28 : 09/06/2025

Shisnin drogëra të forta, arrestohen 2 angelzët në Dhërmi

14:12 : 09/06/2025

Kursi i Euros ulet sërish poshtë 98 lekëve, ja faktorët që kanë ndikuar

14:05 : 09/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com