• Kontakt
Sunday, June 29, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

Artikulli i “Panorama Sport”/ Reagon Skënderbeu: “Panorama Sport shpif”

12:17 : 07/11/2019
në SPORT

Më herët gjatë ditës së sotme “Panorama Sport”, bëri të ditur që ekipi i Skënderbeut dhe Jashanica kanë hequr dorë nga kërkesa për “amnisti”.

Klubi dhe mbrojtësi, vazhdon më tej artikulli kanë vendosur që të mos bëjnë ankimim për shkurtimin e dënimit të dhënë nga UEFA në shkurtin e 2018-ës  për përdorim të substancave të ndaluara. Kosovari u pezullua me dy vite në atë kohë dhe zyrtarisht është në mbyllje të muajit të 21-të të dënimit. Edhe pse e kishte mundësinë që të kthehej para kohe nën urdhrat e Ilir Dajës, ky shans mund të quhet i djegur.

Çdokujt i lind e drejta që të kërkojë “falje”, pasi kryen 2/3 e dënimit dhe që të hapet një proces, duhet të paguheshin afro 5 mijë euro. Por, as klubi dhe as kosovari nuk e kanë bërë këtë kërkesë. Dhe, do të mjaftonin vetëm dy seanca që organet përkatëse në Zvicër t’i jepnin OK-in Bajram Jashanicës për të luajtur. Pavarësisht dëshirës së drejtuesve për të mbështetur lojtarin në çdo hap që do të ndërmerrte rreth kësaj çështjeje, kanë vendosur që t’i respektojnë afatet. Duke qenë se dënimi mbyllet në fillim të vitit 2020, e kanë cilësuar shpenzimin të tepërt.– përfundon artikulli i “Panorama Sport”.

Por kjo ka sjellë edhe reagimin e klubit të Skënderbeut, ku më një deklaratë në faqen zyrtare në “Facebook”, klubi e quan artikullin e “Panorama Sport” tërësisht spekulativ, të gënjeshtërt, shpifës dhe përtej cdo standarti lidhur me profesionin e gazetarisë.

Reagimi i plotë i skuadrës së Skënderbeut:

Lexo edhe:

Pritet zyrtarizimi/ Drejtimin e Kombëtares U-17 do ta marrë ish-trajneri i Kukësit

Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

Klubi i Futbollit Skënderbeu bën me dijeni opinionin publik dhe mediat vendase se artikulli i publikuar ditën e sotme, datë 07.11.2019, në Gazetën “Panorama Sport”, në lidhje me dënimin disiplinor të Lojtarit tonë, Bajram Jashanica, është tërësisht spekulativ, i gënjeshtërt, shpifës dhe përtej çdo standardi lidhur me profesionin e gazetarisë.

Siç dihet, Z. Jashanica është dënuar disiplinarisht nga Komisioni i Kontrollit, Etikës dhe Disiplinës së UEFA-s më datë 22.02.2018. Gjatë të gjithë procesit dhe deri në ditën e sotme, klubi ynë ka asistuar lojtarin në fjalë në të gjitha procedurat disiplinore, qofshin këto ankimi pranë Komisionit të Apelit të UEFA-s apo në CAS. Pavarësisht vullnetit dhe dëshirës së mirë për të minimizuar kohëzgjatjen e pezullimit për Z. Jashanica, nuk kemi mundur të arrijmë një rezultat të ndryshëm nga ai egzistues.

Sa i përket pezullimit të sanksionit, situata është tërësisht ndryshe nga sa është raportuar nga “Panorama Sport”. Së pari, një kërkesë për pezullim të sanksionit disiplinor bëhet për kushte tërësisht specifike, është pa pagesë dhe mbi të gjitha, vetëm pasi një sportist ka vuajtur të paktën 3/4 e dënimit dhe jo 2/3 siç është pretenduar. Së dyti dhe më e rëndësishmja, më datë 09.10.2019, Z. Jashanica ka depozituar kërkesë pranë UEFA-s dhe WADA-s për pezullimin e periudhës së mbetur të dënimit, kërkesë e përgatitur nga ana e klubit. Fatkeqësisht, më datë 11.10.2019, WADA dhe UEFA kanë refuzuar kërkesën e paraqitur, me argumentin ligjor se Z. Jashanica nuk ka të drejtë të kërkojë këtë lëshim, në përputhje me Kodin e Anti-Dopingut të WADA-s dhe Rregulloren e Anti-Dopingut të UEFA-s.

Për Klubin e Futbollit Skënderbeu shpifjet e kryera nga “Panorama Sport” nuk janë as risi dhe as të rastësishme. Është e qartë për ne që këto kanale mediatike kanë punuar dhe punojnë pareshtur në dëm të interesave tona, pavarësisht fakteve dhe të vërtetës. Ftojmë këta pseudo-gazetarë të ushtrojnë profesionin e tyre duke verifikuar e raportuar të vërtetën dhe jo duke e krijuar atë.

Me Respekt,
KF Skënderbeu

 

Lajme të lidhura

SPORT

Pritet zyrtarizimi/ Drejtimin e Kombëtares U-17 do ta marrë ish-trajneri i Kukësit

08:04 : 29/06/2025
AKTUALITET

Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:03 : 29/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025
AKTUALITET

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025
AKTUALITET

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025
AKTUALITET

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025
Para

"Gazetaria sot shënon ditë kalendarike në historinë e saj"

TË GJITHA

Pritet zyrtarizimi/ Drejtimin e Kombëtares U-17 do ta marrë ish-trajneri i Kukësit

08:04 : 29/06/2025

Temperatura të larta, njihuni me parashikimin e motit për sot

08:03 : 29/06/2025

Horoskopi, 29 qershor 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/06/2025

Korriku pritet të jetë muaji më i nxehtë i dekadës së fundit

22:48 : 28/06/2025

47 vatra zjarri ditën e sotme në Shqipëri, 2 prej tyre vijojnë aktive

22:37 : 28/06/2025

Aksion në Tiranë! Makina merr përpara barrierat ndarëse dhe pemën, arratiset por i bie targa

22:22 : 28/06/2025

‘Non grata’ e Berishës/ Ish-këshilltari i Trump: Nuk ishte vendimi i duhur dhe duhet të rishihet!

22:01 : 28/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com