Kris Jenner, mamaxherja e klanit Kardashian-Jenner festoi ditëlindjen e 64, por më të emocionuara se vetë ajo, ishin vajzat e saj! Veçanërisht Kim, (që siç nuk ndodh zakonisht) na përloti pa hapur mirë sytë me postimin e bërë pak orë më parë.
Motrat e famshme, bashkë me mamanë mbi një makinë tip Mercedes, e njëjtë me atë që Kris Jenner ngiste dikur.
“Sot ne festojmë për nënën tonë. Ata që e njohin, e dinë sa e ndjeshme është ajo. Për ditëlindjen e saj unë mendova një drekë të vogël me fëmijë e saj dhe miqtë e ngushtë të shumë viteve. I dërgova atyre nga një ftesë bashkë me vendodhjen ku do të takoheshim. Kur u mblodhën të gjithë, i thashë se kisha një surprizë dhe se ky s’ishte vendi ku ne do të hanim. I shpërndava të gjithëve ftesën e vërtet dhe kur panë adresën, u përlotën.
Mora me qira shtëpinë ku jetonim dikur, aty ku kaluam fëmijërinë. Gjithë kujtimet tona jetojnë aty, veçanërisht ato me babain. Aty lindën të gjithë fëmijët Kardashian. Shtëpia kishte një letër muri qesharake. Bëra gjithçka siç kishte qenë dikur! Dekorin nga e njëjta fabrikë, tavolinat, madje edhe letrën e murit. Drekuam në atë shtëpi dhe na u duk sikur asgjë s’kishte ndryshuar. Kemi qarë gjatë gjithë kohës. Kur dolëm jashtë për tek makinat tona, kisha një tjetër surprizë për të. Kisha marrë me qira çdo makinë që prindërit e mi përdornin dikur!
Madje, i kishin parkuar njësoj siç ata të dy i linin dikur. Ishte dita më e bukur e jetës! Jam shumë krenare që arrita të mbaj sekret për javë me radhë një surprizë kaq të veçantë për mamin dhe motrat e mia. Ishte dita më e veçantë, më nostalgjike e jetës sime dhe na u duk sikur babi ishte aty, duke festuar bashkë me ne. E mbajta brenda çdo emocion dhe nuk qava gjatë drekës. Kur mbaroi, u mbylla në banjën time të vjetër dhe aty, shpërtheva në të qara.”- përfundon Kim.