• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Akt-ekspertimi që vërteton falsifikimin e vendimit nga gjyqtarja Pajtime Fetahu

21:59 : 06/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, VETTING

Rreth 1 vit më parë, një zonjë nga fshati Gjinar në Elbasan denoncoi në emisionin “STOP” në TV Klan ekzistencën e dy vendimeve identike me sipërfaqe të ndryshme për pronën e saj. Sipas Dafine Pecit, gjyqtarja Pajtime Fetahu ka bërë dy vendime gjykate, të njëjtën ditë, me të njëjtin numër dhe hektarët kanë ndryshuar. Në përmbajtjet e dy vendimeve ndryshonte vetëm firma e sekretareve, ndërkohë që numri i dynymëve është rritur në mënyrë fiktive. Në të parin ishin 312.4 dynym, ndërsa në të dyti 383.4 dynym.

“STOP” zbuloi se gjyqtarja e Elbasanit, Pajtime Fetahu, ka nxjerrë në vitin 2003 vendimin e parë, i cili ekziston edhe në regjistrin e dispozitivëve në Gjykatën e Elbasanit me 312.4 dynym. Ky fakt përforcohet duke iu referuar edhe vulës së këtij vendimi. Ajo mban të stampuar mbishkrimin Gjykata Elbasan sepse nga 2003-shi deri në 2010-ën Gjykata e Gramshit dhe e Librazhdit nuk ishin shkrirë dhe nuk ishin pjesë e asaj të Elbasanit. Vendimi i dytë është ai i falsifikuar nga gjyqtarja Pajtime Fetahu sepse vula që mban vendimi ka të stampuar vulën me mbishkrimin Gjykata e Rrethit Elbasan, çka do të thotë që vendimi është falsifikuar pas 2010-s, kohë kur gjykatat e Gramshit dhe Librazhdit janë shkrirë me të Elbasanit.

Por sa vite burg rëndojnë për akuzën e falsifikimit të dokumenteve nga një gjyqtar?

“Neni 186. Falsifikimi i dokumenteve dënohet nga 1 deri në 7 vite burg. Neni 248. Shpërdorimi i detyrës dënohet deri në 7 vite burg. E njëjta vepër penale nëse ka sjellë pasoja të rënda dënohet deri në 15 vite burg. Neni 287. Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale dënohet deri në 15 vite burg. Neni 319/ç. Korrupsion pasiv i gjyqtarëve dënohet nga 3 deri në 10 vite burg”.

Lexo edhe:

“Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ Apeli jep vendimin për Pajtime Fetahun

“Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ GJKKO jep vendimin për Pajtime Fetahun

Pas denoncimit të “Stop”, Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi një hetim për këtë rast. Në një akt-ekspertimi, bërë nga Krimet e Rënda, konstatohet se vendimi i falsifikuar mban firmën e gjyqtares Pajtime Fetahu. Ndërsa firma e kryesekretarit është falsifikuar.

“Nënshkrimi (firma) i ndodhur poshtë shtypshkrimit emër mbiemër Pajtime Fetahu në rubrikën gjyqtari, në dokumentin vendimi 1051 është objekt ekspertimi. Është nënshkruar (firmosur) nga shtetasja Pajtime Fetahu, krahasuar me modelet e tjera të krahasimit të lira të sjella në emër të saj”, thuhet në pikën 4 të akt-ekspertimit nga sektori i ekzaminimeve grafike dhe dokumenteve në Institutin e Policisë Shkencore.

Por si për çudi, edhe pse u kap me “presh” në duar Pajtime Fetahu vazhdon punën si gjyqtare në Elbasan.

Para një viti, qytetarja Dafina Peci deklaronte se kishte shpenzuar miliona Lekë dhe nuk i është gjetur asnjëherë e drejta. Ndërkohë, këtë të mërkurë drejtuesi i emisionit Saimir Kodra theksoi se edhe pse është e vërtetuar se Pajtime Fetahu ka falsifikuar dokumentin vazhdon që të qëndrojë në detyrë. Ai i bëri thirrje KLGJ-së, por edhe Prokurorisë së Përgjithshme dhe asaj të Krimeve të Rënda që të reagojnë për këtë rast.

“Sot kam një akt-ekspertimi nga Prokuroria e Krimeve të Rënda që pranojnë shkencërisht që vendimi falsifikuar pra vendimi i hedhur për së dyti që do të marrë pronari i saj është i Pajtime Fetahut. Ky veprim i tmerrshëm që është bërë pas 2010 rëndon edhe sot e kësaj dite sepse është akoma në Hipotekë. Pajtime Fetahu për ju shokë të KLGJ-së, për ju prokurorë, e kuptoni se ç’ndodh me një gjyqtare sot që ushtron aktivitetin e saj me një mijë e një abuzime se nuk dua t’i marr në detaje se duket sikur kam qasje personale me të, vazhdon të jetë në punë me një dokument zyrtar që e dini të gjithë se ka falsifikuar një vendim. Nuk mund të thuhet sot që është parashkruar. Ajo sot e kësaj dite ka një veprim kriminal që vazhdon të jetë aktiv çdo ditë”, tha Kodra.

/tvklan.al/

Etiketa: Pajtime Fetahu

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ Apeli jep vendimin për Pajtime Fetahun

13:23 : 29/04/2025
AKTUALITET

“Jam sëmurë, më lironi nga burgu”/ GJKKO jep vendimin për Pajtime Fetahun

10:40 : 01/04/2025
AKTUALITET

“Jam sëmurë, më lironi”/ Betohen ekspertët që do përcaktojnë gjendjen e Pajtime Fetahut

13:25 : 10/02/2025
AKTUALITET

E arrestuar për lidhje me bandat, ish-gjyqtarja Pajtime Fetahu kërkon lirimin: Jam sëmurë

14:42 : 31/01/2025
AKTUALITET

“Nesër ju kthej përgjigje”/ Ndërtimi pa leje i Pajtime Fetahut ende në këmbë që prej 2019-ës

21:17 : 29/01/2025
AKTUALITET

Polici, vëlla i Pajtime Fetahut korrupton prokuroren “për respekt”

21:27 : 20/01/2025
Para

Habiten banorët/ Topa akulli bien mbi qiellin në Finlandë

TË GJITHA

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 14 Maj 2025

23:01 : 13/05/2025

Maliqi thirrje demokratëve: Mos u dorëzoni! Zgjedhjet do të përsëriten

22:57 : 13/05/2025

Numërohen 13 kutitë e fundit në Tiranë/ PS me 19 mandate, ‘Mundësia’ e Shehajt i merr sërish një mandat PD-së

22:52 : 13/05/2025

Vllaznia e largoi pas finales së humbur, vjen reagimi ”i thatë” i Thomas Brdariç

22:46 : 13/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com