• Kontakt
Friday, May 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rrumi i Sukthit dhe kaçarrumi i kryeministrisë

15:05 : 05/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Atentati ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoja, shoferit të tij Andi Maloku dhe Aleksandër Laho, i njohur si “Rrumi Sukthit” po përshtjellon qeverinë, drejtësinë, madhe edhe botën e krimit, e cila e sheh veten nga tavolinat e drekës me politikanë, natën vonë me kallshnikovë në duar.

Sot, tre të plagosurit Ndoja, Maloku dhe Laho vijojnë ende të jenë në kujdesin e mjekëve për shkak të plagëve të marra, ndërsa krimi është edhe më i thellë se mënyra si po kërkon ta shesë pushteti.

Vetëm tre javë para se në makinën e prokurorit Ndoja të zbrazej një breshëri kallashnikovi, kryeministri Edi Rama dhe zëvendëskryeministri Erion Braçe akuzuan rëndë dhe kërcënuan prokurorin Ndoja se shumë shpejt do merrte ndëshkimin e meritur, pasi sipas tyre ishte person i lidhur me bandat dhe arrestoi në mënyrë të padrejtë drejtorin e Kadastrës Durrës Liridon Pula.

Lexo edhe:

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

Për Pulën e Rilindjes, u dërguan “gjela” nga Tirana, ku zëvendëskryeministri Erion Braçe menjëherë pas vendosjes së masës së sigurisë burg pa afat për drejtorin e Kadatsrës, mbajti qëndrim të ashpër ndaj prokurorit. Nuk u mjaftua me kaq por Rama nga foltorja e Parlamentit hapi fjalor e tij dhe me gojë të shprishur shau dhe kërcënoi Ndojën. Krimi nuk “fle” dhe në pasditen e së premtes persona të armatosur qëllun drejt automjetit të përfaqësuesit të akuzës, duke lënë të plagosur të tre personat që ndodheshin në të.

Fakti që në makinën e Ndojës ndodhej edhe një personazh i dyshuar i botës së krimit si Aleksandër Laho, apo i njohur me nofkën “Rrumi i Sukthit”, e vesh edhe më shumë me mister këtë krim. Pikërisht duke përdorur “Rrumin e Sukthit” si alibi se atentati ishte nisur për të, kupola e Rilindjes bëri një autogol të beftë.

Rezulton se “Rrumi i Sukthit” që mbante katër emra të ndryshëm ishte përfshirë fuqishëm në shantazhimin e votuesve të PD-së në rrethinat e Durrësit. Gjithashtu del si mik i kupolës lokale të Durrësit, madje edhe me krerë të policisë së zonës. Për “kontributin” e dhënë për Rilindjen, vëllai i “Rrumit të Sukthit”, u emërua drejtor poste në Durrës.

Partia Demokratike nëpërmjet kreut të saj Lulzim Basha e përmendi me emër në fundin e vitit të kaluar “Rrumin e Sukthit” duke e etiketuar si personin e lidhur me politikën e Rilindjes që shantazhonte votuesit e djathtë dhe me bandat e tij ishte kthyer në tmerr të banorëve, ndërsa kishte mbrojtjen e pushtetit.

Dhe tentativa e qeverisë për të larë duart nga prokurori, duke e akuzuar se në makinë mbante një personazh të botës së krimit ra shpejt. Na del që “Rrumi” ishte njeriu i tyre, ose ajo bota e errët që të sjellë vota me shumicë, me shantazh, blerje dhe afera.

Ndërsa “Rrumi Sukthit” ndodhet në spital, kacarrumi në kryeministri hesht. Menduan se u erdhi rasti që prokurorin Ndoji ta kryqëzonin dy herë, si të lidhur me elementë të botës së krimit, por edhe si mëkatar që u bie në “qafë” drejtorëve të mirë dhe të “ndershëm” të Rilindjes. Kryeministri dhe nënkryeministri deri tani kanë zgjedhur të mos flasin, jo se ata kanë etiketë politike, por nëse “psyhtijnë lart” ajo do u kthehet në fytyrë.

Më së paku ata duhet të merreshin në pyetje si persona që mund të kenë dijeni për rrethanat e ngjarjes. Ata duhet të pyeten nga prokuroret se nga i kanë të dhënat se Ndoja ishte i lidhur me botën e krimit, çfarë informacionesh disponojnë etj.

Me atë çfarë po ndodh në vend është e vështirë që nëse shfaqet një njeri me të shkuar kriminale të mos ketë lidhje të paktën me shantazhin dhe shitblerjen e votave në favor të Rilindjes së pushtetit të sotëm. Edhe Aleksandër Lahja ose “Rrumi i Sukthit” është vetëm një prej tyre, pasi janë mbrojtësit e vertët dhe frymëzimi i kaçarrumëve në kryeministri, që u ka dalë situata nga kontrolli, ku të fortët, trafikantët dhe grabitësit e pronave publike u kanë shpërndarë pushtetin politik.

Krimi dhe politika në pushtet është e vështirë të ndahet, pasojat e rrumëve dhe kaçarrumëve kanë çuar vendin në pasiguri, ndërsa çdo ditë bombardohet me ngjarje kriminale dhe afera të rënda korruptive.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025
AKTUALITET

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025
SPORT

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025
AKTUALITET

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025
BOTA

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025
Para

"Rastësia”/ Rrajat në atentatin ndaj prokurorit dhe në vjedhjen e 100 mijë eurove në Postën e Krujës

TË GJITHA

Horoskopi, 30 maj 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:01 : 29/05/2025

“Vidhni 4 vjet dhe fusni në burg 4 vetë”/ Bushati debaton me Klosin: Ja pse e varrosët Veliajn

22:57 : 29/05/2025

Njoftim zyrtar, Milani ndan rrugët me trajnerin Conceição

22:50 : 29/05/2025

Lubonja: Si do ja bëjmë të shpëtojmë nga regjimi? Nuk e ka më fajin Berisha

22:47 : 29/05/2025

Depoja ushqimore sulmohet nga turma e uritur/ Kaos në Gaza, katër të vdekur

22:44 : 29/05/2025

Zgjedhjet e 11 Majit/ Artan Hoxha: PS hoqi profesorët dhe mori mafiozët

22:40 : 29/05/2025

“Futuni në grevë urie, mos hyni në Parlament”, thirrja e Vrenozit për deputetët e PD

22:39 : 29/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com