• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj prokurorit/ Zëri i Amerikës: U arrestua Rraja, politika e ndarë lidhur me…

19:33 : 05/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

Policia shqiptare njoftoi arrestimin e 34-vjeçarit nga Nikla e Fushë-Krujës, Redjan Rraja, i dyshuar si një nga autorët e atentatit me armë zjarri të premten ndaj prokurorit të Durrësit Arjan Ndoji, shoferit të tij Andi Maloku dhe bashkudhëtarit tjetër Pëllumb Muharremi, i njohur për rekordet kriminale, megjithë ndryshimin e shpeshtë të identitetit.

Gjurmë të Rrajes dhe personave të tjerë u gjetën në një automjet të braktisur në një fshat të Durrësit, që dyshohet se mund të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes gjatë sulmit.

Redjan Rraja dyshohet se, në bashkëpunim me persona të tjerë, sulmoi të premten pas mesdite me breshëri armësh automatike nga një automjet në ecje përgjatë autostradës Durrës – Tiranë prokurorin 42-vjeçar Arjan Ndoji, i cili udhëtonte me shoferin e tij Andi Maloku dhe 46-vjeçarin Pëllumb Muharremi, me emrin e ri Aleksandër Laho.

Ndoji mbeti i plagosur, por është jashtë rrezikut për jetën, si edhe Laho. Shoferi Andi Maloku është në gjendje më të rëndë nga plumbat në pjesë kritike të trupit.

Prokuroria e Krimeve të Rënda nisi hetimet bazuar në tre akuza nga vrasja në bashkëpunim e funksionarëve publikë, e mbetur në tentativë, tek vrasja ndaj dy a më shumë personave, e natyrisht edhe për armëmbajtje pa leje.

Lexo edhe:

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, ish-kandidati i PS-së paraqitet në SPAK

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

Në automjetin e braktisur u gjetën armë automatike, dy maska, një shishe me lënde djegëse dhe sende të tjera të autorëve. Prokuroria kontrolloi banesat e 15 personave në Tiranë, Krujë dhe Lushnje, ku sërish janë gjetur prova materiale mbi autorët e mundshëm të ngjarjes.

Politikanët edhe këtë radhë mbajtën një qëndrim të përkundërt. Kryetari i opozitës, Lulzim Basha, tha se ngjarja është një shembull i “luftës mes bandave në pushtet, e cila njollos edhe një herë tjetër Partinë Socialiste”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama përshëndeti policinë “për zbardhjen e ngjarjes kriminale”.

Ai shënoi në rrjetet sociale se brenda këtij muaji do të përgatitet një ligj special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda.

Emri i prokurorit Ndoji tërhoqi vëmendjen e publikut pak javë më parë, pas urdhërit të tij për arrestimin e Drejtorit të Hipotekës së Durrësit, Liridon Pula.

Ky akt solli reagimin e pazakontë nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendës-kryeministri Erion Braçe, të cilët e akuzuan atë si një personazh të lidhur me botën e krimit, e që vepron për llogari të bandave të Durrësit.

Prokurori Ndoji më herët ka punuar si avokat, kur ka mbrojtur disa emra të spikatur të botës së krimit.

Personi që udhëtonte me të në makinë, Aleksandër Laho, ka ndryshuar disa herë identitetin; ai është më shumë i njohur si Pëllumb Muharremi, dhe me nofkën “Rrumi”.

Ai dyshohet për përfshirje në veprimtari kriminale, një prej të cilave dhuna ndaj një biznesmeni libanez, i cili po investonte për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit.

Policia po kërkon me një seri masash shtesë edhe autorët e tjerë të ngjarjes në autostradën kryesore të vendit. /VOA/

Etiketa: Ndojarrajavoa

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, ish-kandidati i PS-së paraqitet në SPAK

09:49 : 13/06/2025
AKTUALITET

Diaspora, Noka urdhër numëruesve të PD: Çdo votë e Greqisë, kalon mënjanë

00:00 : 12/05/2025
BOTA

U pezullua nda administrata trump, ‘Zëri i Amerikës’ rikthehet në punë javën e ardhshme

08:19 : 04/05/2025
BOTA

Apeli pezullon vendimin për rinisjen e punës së VOA

21:40 : 03/05/2025
AKTUALITET

Departamenti amerikan i Drejtësisë: VOA mund të rinisë punën nga java e ardhshme

21:08 : 03/05/2025
BOTA

Gjykata urdhëron administratën Trump të anulojë mbylljen e Zërit të Amerikës

15:37 : 23/04/2025
Para

Shkencëtarët shpallin emergjencën e klimës: Njerëzimin e presin vuajtje të pashmangshme nëse nuk ndërmerren masa të thella

TË GJITHA

Dodaj kalon te CSKA e Sofies, zbulohen detajet financiare mes Vllaznisë dhe klubit bullgar

16:21 : 18/07/2025

Analiza: Pse Starmer kërkon t’u japë të drejtë vote 16-vjeçarëve në Britani?

16:20 : 18/07/2025

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025

Kina: Agjentët e inteligjencës së huaj po na vjedhin mineralet e rralla

16:03 : 18/07/2025

Grabitet shtëpia e Michel Platini në Francë, ish-kreut të UEFA-s i vjedhin 20 trofe

15:53 : 18/07/2025

Kolonjë/ I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

15:52 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com