Fiks Fare ka trajtuar disa herë denoncimet e shumta që bëhen nga të rinjtë që për të kaluar në pikat kufitare drejt BE-së u kërkojnë ryshfet. Nuk janë të paktë as personat që janë kthyer nëpër këto pika doganore nga policia me pretendime nga më të ndryshmet. Por kjo gjë mund të ndryshojë nëse paguan minimalisht 20 euro.
Kjo ka ndodhur në pikën kufitare të Muriqanit , ku pas disa denoncimeve të të rinjve Fiks Fare udhëtoi për të zbuluar të vërtetën. Gazetarët e Fiks Fare ndoqën rrugëtimin me një linjë autobuzi me destinacion përfundimtarë qytetin e Vienës në Austri. Nisja u bë në Tiranë dhe pothuajse të gjithë pasagjerët në autobuz ishin të një moshe relativisht të re.
Bashkëpunëtorët interesohen në një agjenci udhëtimesh për ditën dhe orarin e nisjes së autobuzave drejt Vienës. Në agjenci pyesin nëse në pikën kufitare kur të kalojnë duke mos pasur letër garanci a mund t’i kthejnë apo jo, por punonjësi i agjencisë u përgjigjet se nuk kanë për t’i penguar. ” Marrin kudo nëpër dogana ryshfet, i thotë polici vetë shoferit mblidhi nga 5 euro secilit” shprehet punonjësi.
Por nga biseda me pasagjerët bashkëpunëtorët e Fiksit kuptuan se kjo mënyrë kalimi, pra me ryshfet nëpër pikat doganore është mëse normale. Me të mbërritur në pikën doganore të Muriqanit , polici hipën në autobuz dhe i nxjerrë të gjithë pasagjerët jashtë tij. Pas kalimit të kontrollit të pasaportave më shumë se gjysmës së pasagjerëve, të gjithë të rinj në moshë, u është mbajtur pasaporta në sportel dhe nuk u është vulosur. Në këto momente vjen shoferi i autobuzit i cili të gjithë pasagjeëve që nuk u është vulosur pasaporta i kërkon nga 20 euro. Këtë ryshfet e kërkon punonjësi i policisë që t’u vulosi pasaportat e më pas të vazhdojnë rrugëtimin. Në pamjet e trasmetuara në Fiks Fare duket qartë se si shoferi i autobuzit u thotë të mbledhin eurot pasagjerëve e më pas ai do i vendosi në pasaportë dhe do shkojë t’ja japi policit në pikën kufitare.
Shoferi personave që kanë bërë pagesën prej 20 euro u thotë të hypin në autobuz që me vulosjen e pasaportave pas dhënies së ryshfetit të nisen.
Por kalimi në këtë lloj mënyre u jep dorë edhe shumë personave të cilët duan të kërkojnë azil. Një prej tyre ishte edhe një qytetar nga Lezha i cili pas dy vjetësh do të shkonte sërish në Gjermani ku do të aplikonte për azil. Ai i tregon në një bisedë bashkëpunëtorit të Fiksit se kjo ishte hera e dytë që do kërkonte azil në Gjermani dhe tashmë ishte pajisur edhe me dokumentacionin e duhur që askush nga shteti gjerman nuk do mund ta largonte. Ai herën e parë kishte aplikuar pasi ishte në gjak në Shqipëri se kishte plagosur dikë.
” Nuk më besuan se nuk kisha dokumenta , por kësaj herë nuk ka gjerman të më thojë jo” shprehet ai.
” Kam 5 plagosje në trup nga gjaksit dhe kam marrë letër tek Gëzim Noka ku i dhashë edhe 200 euro, edhe pse e meritoja vetë vërtetimin” tregon ai.
Më tej ai shprehet se ka marrë letër nga policia, edhe nga prokuroria dhe gjykata. Në të gjitha hallkat thotë se ka paguar ” prokurorit Arben Agovi i kam dhënë 500 euro për të ma dhënë letrën, ashtu siç duhet. Po edhe gjykatësin e kam paguar ama tani nuk po më vjen emri” tha ai.
Fiksi – Kur ka autobuz për Austri?
Punonjësja e agjencisë – Strazburg
Fiksi – Se kur?
Punonjësja e agjensis – Të hën të mërkurr, të premte të shtunë
Fiksi – Sa është bileta
Punonjësja e agjensis – 80 euro
Fiksi – Edhe siguracioni këtu pritet ë?
Punonjësja e agjensis – Po
Fiksi – Biletën e ke prerë?
Pasagjeri – Po
Fksi – Vetëm ta ketë garant të kalojë
Punonjësi i agjensis – Nuk ka me i thën gjë njeri, nuk është çuni i ri 20 vjeç po shkon me shit drogë.Ça jan të gjithë këto të lodhur i len me kalu, dëm nuk bëjn kujt thonë shkojnë për punë krahu.
Fiksi – Marrin kudo nëpër dogana
Punonjësi i agjensis – I thotë polici vetë mblidhi të gjithëve nga 5 euro, per të gjithëve
Shoferi – Edhe ti për Mynih je
Pasagjeri – Jo për Salzburg
Shoferi – Mynih, Shtutgart dhe Salzburgu janë me këtë
#################
Fiksi – Në dogana është problem
Pasagjeri – Pse doganë
Fiksi – Kontrolle, vonesa, ndonjë lekë e duan.
Pasagjeri – Kafe, 100 euro. Kam qenë një herë para dy vjetësh kam qenë në azil.Kam ikur nga greku me avion. E kam një vulë në pasaportë.Vulë po kam kërkuar vetë me ikë. Më erdh negativi mua dhe thashë dua me ikë.Kërkova vetë me ikë.
Fiksi – Ka ndonjë kushte që do të realizosh atje?
Pasagjeri – Ka kushte gjakmarrje, ndonjë problem gjak përshembull, vetëm se duhet me fakte me letra, vrasje atë po fiton diçka.
Fiksi – Ai si del me të vra nuk del me letra ai
Pasagjeri – Jo duhet ta japin një letër nëse je në gjak përshembull ke vrarë je në gjakë e merr me letër e merr me letër. Unë kam hangër pesë plumba mua që më shef këtu, pesë plumba kam hëngër, një e kam hëngër në dorë dhe katër i kam hëngër këtu. Tre operacione
Fiksi – Ça thu?
Pasagjeri – Tre operacione i kam me dosje i kam futur në fund të valigjes një dosje që ska gjerman që më kthen mbrapsh. Kur kam qenë për azil ju pata than rrezikoj për me më vra, kam plagosur një njeri dhe rrezikoj për me më vra. Sma mori për bazë, nuk kisha fakte nuk kisha dokumenta.Më erdhi negativ ika.Do shkoj prap në azil do ju them kur isha herën e para nuk ma morët parasysh, qe tani shif çfar më kan ba rrezikoj prap tani rrezikoj me gjithë familje.
Fiksi – Ke marë tek pajtimi i gjaqeve
Pasagjeri – Kam marrë atë, kam marrë ne Lezhë unë rri në Lezhë.
Fiksi – Keee ai si e ka ai?
Pasagjeri – Gëzim Noka. Kam marrë tek Gëzimi letrën si, jam në gjak, probleme gjakmarrje , kam marr nga prokuroria, kam marrë nga gjykata, kam marrë nga policia, kam marrë tek prefektura, domethën një dosje. 200 euro më ka marrë ai i pajtimit të gjaqeve
Fiksi – Ça thua ore, vetëm për të dhën vërtetimin
Pasagjeri – Bërtetimin që e ka pasur për detyrë me ma dhën se ska qenë duke bërë ndonjë shpifje ai as duke më bërë ndonjë nder, ka qenë i detyruar. 200 euro po e deshe. 500 prokurori
Fiksi – Cili mor?
Pasagjeri – Prokurori në Lezhë
Fiksi – Cili …?
Pasagjeri – Në Lezhë një Arben Agovi ish kryeprokuror?
Fiksi – 500 euro!?
Pasagjeri – 500 euro troç në zyrë po deshe
Fiksi – Ua
Pasagjeri – Me ta lëshuar sikur do.Sikur duhet unë dua 500. Nuk m’i kërkoi po ndonjë sen duhet se s’bën tha
Pasagjeri – Gjykatës
Fiksi – Kush t’i kërkoi ?
Pasagjeri – Për momentin e kam të regjistrum e kam në letra s’e mbaj mend.
Pasagjeri – Tash po të them
Në doganë në Muriqan
Posagjeri – Si t’ja bëjmë?
Shoferi – A s’ke lëbiz në vendet e BE -së? Duhet garanci dhe një muaj para duhet me ta çu. Mblidhuni të tre. Tani mblidhini të tre dhe unë ja çova ( lekët).
Pasagjeri- Nuk të lën për të kaluar këtu
Pasagjeri 2 – Nga një 20 -she
Posagjeri 3 – Nga 20 -she
Posagjeri 4 – Vjen vetë e i merr ( shoferi)
Shoferi – Sa ka? Mbledhi njëri këtu
Posagjeri – Sa veta jeni
Posagjeri 6 – Dy
Posagjeri 7 – Nga 20
Shoferi- Jo, jo mbaj të gjitha m’i jep në fund. Nga 20 euro mbidhi të gjitha bashkë.Futi aty.njëzet. I ke dhën ti, as ti s’i ke dhanë?
Poagjeri 8 – Ja kam dhan
Shoferi – Vazhdo të lutem.
Posagjeri 9 – Mbaj 20 euro
Posagjeri 10 – Komandant sa ban …?
Shoferi – Nga 20 , nga 20
Shoferi – E more pasaporten?
Posagjeri 11 – Po të dy pasaportat.
Shoferi – Do ja jap ati të gjitha ( policit që vulos pasaportat). I more pasaporten, i more pasaporten?
Shoferi – Jo, jo mi jep 20, 20, Sa ke me dhën
Top Channel