• Kontakt
Saturday, August 2, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dosjet e vjedhura në Prokurorinë e Durrësit/ Autorët dinin gjithçka, nga abuzimi me pronat dhe deri tek korrupsioni në port

20:50 : 03/11/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Më shumë se vit më parë, konkretisht në 24 maj të vitit 2018, u dyshua se një grup i strukturuar kriminal kishte grabitur zyrat në Prokurorinë e Durrësit.

Prokuroria e Përgjithshme dhe Krimet e Rënda, menjëherë pas ngjarjes, dërguan atje një ekip prokurorësh, ndërsa të dhënat flisnin se ngjarja ishte e lidhur me grabitjen e postierit, në datë 8 maj të po atij viti.

Nga verifikimet e para dhe dinamika e vjedhjes, grupi hetimor dyshonte se kishte të bënte me vjedhje nga persona që kanë pasur dijeni për gjithçka. “Se çfarë kanë kërkuar dhe çfarë kanë dashur të vjedhin konkretisht, këtë s’mund ta dimë ende. Por, për një gjë jemi të sigurt, që autorët kanë qenë të mirinformuar për gjithçka. Nga e dinin ata se ku ndodhej zyra e prokurorit Afrim Shehu?!

Nga e dinin ata se ku ndodhej serveri i Prokurorisë?! Ata kanë prishur edhe pamjet filmike të kamerave të sigurisë. Pra, duke e parë në këtë këndvështrim, mendojmë se dikush i brendshëm është pjesë e kësaj vjedhjeje të madhe dhe të paprecedent. Ne mendojmë se është i njëjti grup kriminal, i cili grabiti pak ditë më parë postën e Prokurorisë”, shpreheshin burimet nga grupi hetimor vitin e kaluar.

Objektivi i autorëve të ngjarjes nuk dihej me saktësi, por në Prokurorinë e Durrësit po hetoheshin dosje mjaft të bujshme, siç ishte edhe dosja e Ishmit, që kishte të bënte me tjetërsimin e pronave në bregdet.

Lexo edhe:

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

DOSJET E PROKURORIT

Objekt i bastisjes në Prokurorinë e Durrësit nga autorë ende të identifikuar, ishte zyra e prokurorit që po hetonte në atë kohë skandalin e pronave në Ishëm, por edhe zyrtarë të pushtetit lokal e qendror në këtë qytet. Disa dosje u dëmtuan e të tjera dyshohet të jenë marrë nga autorët e ngjarjes. Mes tyre, edhe fashikuj të çështjeve të rëndësishme nën hetim nga prokurori Afrim Shehu dhe të tjera në zyrën ngjitur me të, të dy oficerëve të Policisë Gjyqësore.

Burimet thanë se mes dokumenteve të vjedhura ishin shkresa të dosjes hetimore për skandalin e tjetërsimit të pronave në zonën e Ishmit. Disa shkresa dosjesh të tjera ishin hedhur në kosh dhe ishin lënë në mënyrë të çrregullt në zyrën e prokurorit të Task-Forcës. Ky i fundit po hetonte abuzimin me pronat në bregdet dhe kishte në dorë dosje për disa institucione të rëndësishme, siç ishin aferat korruptive në Port, Doganë, Bashki, Hipotekë, por çështje të pastrimit të produkteve të veprës penale nga disa grupe kriminale.

HETIMI

Hetimit për grabitjen e ndodhur në Prokurorinë e Durrësit u përfol se mund t’i bashkëngjiteshin edhe dy ngjarje të tjera, që, sipas burimeve, dyshohej të jenë kryer nga i njëjti grup kriminal. E para ishte ajo e datës 8 maj, kur u grabit posta e organit të akuzës, e cila po transportohej nga korrieri. Ndërsa ngjarja tjetër, ndonëse deri ditën kur ndodhi kjo ngjarje ishte konsideruar pa rëndësi dhe si një incident i shkaktuar nga fëmijët, ishte ajo e datës 15 maj në mbrëmje.

Policia ishte njoftuar nga disa banorë të zonës se 3 persona po dëmtonin me gurë e sende të forta llambat e ndriçimit në rrugën prapa Prokurorisë. Burimet thanë se edhe ky veprim mund të kishte qenë i qëllimshëm nga grupi që realizoi vjedhjen. Nga ana tjetër, ndonëse nuk japin detaje, burime nga Policia thanë në atë kohë se në zyrën e prokurorit Afrim Shehu, deri disa ditë para ngjarjes, ndodhej edhe një dosje e rëndësishme hetimore. Por ajo i ishte deleguar Policisë dhe nuk ndodhej në zyrë në kohën kur ndodhi grabitja.

Nuk përjashtohej mundësia që të kishte qenë pikërisht kjo dosje objektiv i grabitësve. Edhe vjedhja e postës më 8 maj të atij viti, u dyshua se lidhej me çështjet e pronave. Ishte konkretisht posta e Prokurorisë së Durrësit, që u sulmua dhe megjithatë askush nuk u arrit të identifikohej si autor i dyshuar dhe aq më pak të vihej para drejtësisë. Të tria këto ngjarje, të konsideruara si sulme ndaj Prokurorisë së Durrësit, kanë mbetur të pazbardhura. /Panorama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025
AKTUALITET

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025
AKTUALITET

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025
AKTUALITET

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025
AKTUALITET

Tronditëse në Itali! Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (EMRI)

21:39 : 02/08/2025
BOTA

‘Faleminderit për 1 mld $, por s’pranoj’, Mira Murati dhe bashkëpunëtorët e saj refuzojnë Mark Zuckerberg

21:25 : 02/08/2025
Para

Bloody Sunday / Another accident on country roads! Details

TË GJITHA

Plagosja me armë në Fresk/ I riu u qëllua teksa ishte në makinë, identifikohet autori

22:41 : 02/08/2025

Detaje nga sherri me thika në Vlorë/ Dy të plagosur dhe dy të arrestuar – Video

22:31 : 02/08/2025

Sherr me thika mes të rinjve në Vlorë

22:07 : 02/08/2025

‘Jetoj pa ujë dhe mes minjve’/ Italiani Davide Pecorelli rrëfen ditët e tij në burgun 313 në Tiranë

21:54 : 02/08/2025

Tronditëse në Itali! Vdes në vendin e punës 21-vjeçari shqiptar (EMRI)

21:39 : 02/08/2025

‘Faleminderit për 1 mld $, por s’pranoj’, Mira Murati dhe bashkëpunëtorët e saj refuzojnë Mark Zuckerberg

21:25 : 02/08/2025

Gëzon Gonxhe/ Pista e garave në Elbasan do t’u kushtojë shqiptarëve 190 milionë euro

21:07 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com