• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skenarët/ Vora pas Kajmakut, Edi Rama “shiti” kryetarin për të mbajtur Bashkinë

11:57 : 01/11/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në shumicë absolute nga Partia Socialiste, shkarkoi kryetarin “e emëruar” të Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku, me një vendim politik të marrë nga zyra e Edi Ramës.

KQZ pranoi kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për ndërprerjen e mandatit të kryebashkiakut të Vorës, për shkak se ai nuk kishte deklaruar në formularin e Dekriminalizimit një arrestim në Greqi, për falsifikim monedhash.

Kjo vendimmarrja e 5 anëtarëve të KQZ-së u parapri nga “thashetheme” politike, në bazë të të cilave qëndronte idea se Agim Kajmaku nuk do të shkarkohej, për shkak se ai rezultoi i pafajshëm nga autoritetet greke për episodin, për të cilin ishte arrestuar në vitin 2003.

Por, me një lëvizje jo-edhe-aq surprizë, 4 anëtarët e zgjedhur nga Partia Socialiste në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe kryetari i zgjedhur nga opozita, votuan unanimisht për shkarkimin e Agim Kajmakut.

Lexo edhe:

Kajmaku bënte i qetë trafik, gazetarja: Ja pse po dekonspiron Policia shqiptare!

Arrestimi i Agim Kajmakut, media italiane: Në shënjestër, politikanë të tjerë të PS

Ky vendim nuk duket se është aq “politikisht korrekt”, të paktën nga ana e Edi Ramës.

Ai komandoi anëtarët e KQZ-së që të shkarkonin Kajmakun, në tentativë për të bindur, nuk dihet se kë, që kryeministri nuk mbështet persona me rekorde kriminale në poste drejtuese.

Kjo tentativë nuk është aspak bindëse, pasi Rama është përzgjedhësi, promotori dhe mbështetësi kryesor i këtyre tipave që hyjnë në politikë, pasi kanë provuar më parë dyert e burgut.

Ka edhe një arsye të dytë, shumë të fortë, për të cilën Edi Rama “shiti” momentalisht Kajmakun.

Në rast se situata politike do të vijojë të jetë e tillë, me ngërç dhe pa asnjë reflektim nga maxhoranca, Bashkia e Vorës do të vijojë të jetë nën kontrollin e personave “të emëruar” dhe jo të zgjedhur, të Edi Ramës.

Kushtetuta dhe ligji për qeverisjen vendore parashikon se, në rast shkarkimi të kryetarit të Bashkisë, detyrën e mban një prej nënkryetarëve, deri në zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme.

Pikërisht, tek “zgjedhjet e parakohshme” ndërlikohet situata. Kushtetuta ia njeh Presidentit të Republikës caktimin e datës së zgjedhjeve, përfshirë edhe ato të parakohshmet.

Agim Kajmaku u shpall fitues në votimet mono-partiake të 30 Qershorit, për të cilat, formalisht, nuk kishte një dekret për zhvillimin e tyre.

Presidenti Ilir Meta “shfuqizoi” një dekret të mëparshëm të tij, në të cilin ishte parashikuar data 30 Qershor si dita kur do të zhvilloheshin zgjedhjet lokale. Meta, në asnjë rast, publikisht dhe zyrtarisht, nuk e ka njohur 30 Qershorin si ditë zgjedhjesh.

Në bazë të këtij qëndrimi, Meta, natyrisht, nuk njeh as produktin e 30 Qershorit, përfshirë edhe votimet për Bashkinë e Vorës.

Ndaj, Meta, me shumë mundësi, nuk do të dekretojë një datë zgjedhjesh të parakohshme për Bashkinë e Vorës, për shkak se Presidenti nuk njeh as procesin e emërimit të Kajmakut në detyrë.

Në këto kushte, Bashkia e Vorës mbetet në dorë të nënkryetarit, një zgjedhje natyrisht e Agim Kajmakut, me bekimin e Edi Ramës.

Nga ana tjetër, po analizojmë një situatë hipotetike, në të cilën Presidenti Meta cakton një datë për “zgjedhjet e parakohshme” për Bashkinë e Vorës.

Në një rast të tillë, kur opozita vijon të mbështesë qëndrimin për të mos marrë pjesë në institucione politike me Edi Ramën kryeministër, Partia Socialiste, madje sërish Agim Kajmaku, mund të “emërohet” sërish në krye të Bashkisë së Vorës.

Agim Kajmaku, bëri “gabimin fatal” që fshehu arrestimin, me shpresën se e kaluara kriminale nuk do t’i dilte para syve në momentin që ai arriti zenithin politik.

Por, në rast të “zgjedhjeve të parakohshme” dhe pa rival nga opozita, Kajmaku tashmë e ka shumë më të thjeshtë. Ai vendoset sërish kandidat për Bashkinë e Vorës. Ndryshe nga hera e parë, ai e plotëson saktë formularin e dekriminalizimit, përfshirë arrestimin dhe shpalljen e pafajshëm në Greqi.

Me formular dekriminalizimi të saktë, si edhe pa një rival përballë, Agim Kajmaku ka mundësitë të emërohet sërish kryetar i Bashkisë së Vorës.

Pra, këto duket se janë llogaritë e Edi Ramës. Në çdo rast, si me Kajmak, si pa të, kryeministri ka dhe vijon të ketë nën kontroll një prej territoreve me potenciale të larta infrastrukturore, shumë pranë Tiranës. “Oligarkët” pranë Ramës e njohin shumë mirë vlerën e asaj zone.

Etiketa: kajmakurama vora

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kajmaku bënte i qetë trafik, gazetarja: Ja pse po dekonspiron Policia shqiptare!

12:05 : 19/06/2022
AKTUALITET

Arrestimi i Agim Kajmakut, media italiane: Në shënjestër, politikanë të tjerë të PS

11:14 : 19/06/2022
AKTUALITET

U kap me 20 kg kokainë në Itali, Kajmaku dhe nipi i tij: Shkuam për të blerë ca bimë

16:20 : 16/06/2022
AKTUALITET

Tabaku i përmend Kajmakun, Rama vazhdon avazin: Opozita si kopsht pa drekë

13:24 : 16/06/2022
AKTUALITET

Arrestimi i Kajmakut, Manjani: Rama të mbajë përgjegjësi, nuk kalohet më me…

21:49 : 14/06/2022
AKTUALITET

Arrestimi i Kajmakut në Itali, PS ‘lan duart’: S’është më pjesë e jona

11:35 : 14/06/2022
Para

Rrihet barbarisht nga polici adoleshentja /Kishte dalë e zbuluar në rrugë(VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com