• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

I quajti zaptues/ Aktorja-ministres: Kush je ti? Nga vjen? Çfarë ke bërë në profesionin tënd?

10:59 : 30/10/2019
në AKTUALITET, KULTURE, POLITIKE

E ftuar në emisionin ‘Wake Up’ në TCH, Ministrja e Kulturës Elva Margariti, e pyetur në lidhje me Teatrin Kombëtar dhe rezistencën e artistëve, u shpreh ndër të tjera se ata janë zaptues të pronës publike.

“Madje ne i kemi lejuar ta zaptojnë këtë pronë pa ndërhyrë dhe pa bërë asgjë për këtë”-u shpreh ajo.

Mirëpo nuk ka vonuar shumë përgjigjja e artistëve të Teatrit Kombëtar. Përmes një postimi në faqen zyrtare në ‘Facebook’, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, ka publikuar reagimin e ashpër të aktores Adriana Tolka, për Ministren e Kulturës.

“Nuk meriton të jesh ministrja ime. Ti sot dole në dritë. Kush je ti? Nga vjen?

Lexo edhe:

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

Ti more vesh për ekzistencën time vetëm para dy muajve kur erdhe e më pe në shfaqje, aksidentalisht ndoshta. Po të mos ishe ministre as do të kishe patur shansin të më shihje e do të ishte humbja jote”, shprehet ndër të tjera aktorja.

Mesazh për Ministren e Kulturës, Elva Margariti

Nga Adriana Tolka

29 tetor 2019

Sheshi i Teatrit

Kam disa ditë që më kanë rënë në dorë pjesa më e madhe e filmimeve të 24 korrikut.

I falenderoj të gjithë miqtë e mi të Aleancës të cilët mundën të mbanin gjallë nëpërmjet celularëve të tyre, të dokumentonin atë ç’ka ndodhi atë datë dhe unë kam tashmë një thesar në kompjuterin tim.

Mendoj që sa të jetë jeta do t’i kem e do t’u kthehem atyre herë pas here. Më mallëngjen shumë ajo ditë dhe jo më kot e përmenda sot sepse desha t’i drejtohem kështu ministres Elva Margariti.

Zonja ministre, do të të flas me ti sepse nuk e meriton të të flas me ju. Unë nuk e kam zakon t’u flas njerëzve të largët me ti, nuk kam asnjë lloj afrimiteti me ty, nuk do të doja të kisha për sa kohë ti do të mendosh e do të përdorësh atë gjuhë që përdore sot në emisionin e mëngjesit në Top Channel kundër artistëve dhe kundra meje, e kam marrë në mënyrë personale, zonja Elva Margariti.

Nuk meriton të jesh ministrja ime. Ti sot dole në dritë. Kush je ti? Nga vjen?

Ti more vesh për ekzistencën time vetëm para dy muajve kur erdhe e më pe në shfaqje, aksidentalisht ndoshta. Po të mos ishe ministre as do të kishe patur shansin të më shihje e do të ishte humbja jote.

Çfarë di ti për mua? Unë kam njëzet vjet në skenë. Ti s’di asgjë për mua dhe merr guximin të më etiketosh uzurpatore? Ti? Ti çfarë ke bërë në profesionin tënd? Dëgjuam të flitej për ty vetëm kur u bëre kanakare e pushtetit si shumë të tjerë.

Eja përballu me veprat e tua të mira, me krijimtarinë tënde, zonja Elva Margariti. Të paktën me mua, me personin tim. Dhe në atë gjuhë që përdore sot, sado me fytyrën tënde të bukur, sado me një gjuhë të zgjedhur, të lehtë, të ëmbël, lexova kërcënim. Mos guxo ta bësh më!
Ti ke zgjedhur të jesh kalimtare në këtë tokë. Të jesh si shumë të tjerë. Të mos lësh asnjë gjurmë. Kur të biesh nesër nga ministre më e shumta do të përmendesh si një fotokopje e keqe e paraardhëses tënde.

Kurse unë kam zgjedhur të lë gjurmën time të rëndë mbi këtë tokë, të rebelohem, të jetoj në mënyrë rebele kundër gjithçkaje që ngrihet mbi dashurinë njerëzore, kundër gjithçkaje që godet bukurinë e thellësisë së shpirtit njerëzor sepse gjithçka ju e bëni, ti dhe ata që të mbështesin ty, e bëni vetëm në emër të dëshirave tuaja mishtore. Dhe këtu hyn paraja në mënyrë direkte. Në emër të fasadës së bukur së jashtmi dhe bosh përbrenda.

A ke shkuar ndonjëherë të shohësh vërtet ArTurbinën, zonja ministre? Jo vetëm të shkosh në skenë. A i ke dëgjuar aktorët dhe ata firmëtarë pro shembjes së teatrit sesi ankohen, sesi ju mallkojnë nga mëngjesi deri në darkë? Dëgjoji se ata janë të parët që ju mallkojnë juve, ju mallkojnë sa herë shkojnë të zhvishen, sa herë shkojnë bëjnë prova.

Ambientet e ArTurbinës janë si një pavijon i madh. Keni ndërmend të na ktheni në të sëmurë psikiatrikë, zonja ministre? Ndoshta taborët tuaj, ata që ju ndjekin nga pas, servilët, po. Mua nuk do të më bëni dot pjesë të këtij tabori.

Edhe njëherë… Sado ëmbël të flasësh, me fytyrën tënde të ëmbël, mos guxo të më kërcënosh mua dhe të ngjashmit e mi.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025
AKTUALITET

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025
SPORT

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025
BOTA

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025
BOTA

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025
SPORT

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025
Para

"Seksi para garave mund të të bëj mirë"/ Luiza Gega: Kam menduar ta lë sportin

TË GJITHA

Vrasja e Gilmando Danit, pistat e hetimit dhe dështimi i sigurisë që rikthen një ‘luftë’ të vjetër

21:11 : 16/11/2025

Gilmando Dani në krah të Emiljano Shullazit nga vitet 2000, 4 herë i dënuar nga Gjykatat

20:55 : 16/11/2025

ZYRTARE/ Shqipëria mëson vazon e saj për shortin e të enjtes në play-off të Botërorit

20:43 : 16/11/2025

Aksident në autokolonën e J.D Vance në SHBA, një oficer policie në gjendje kritike

20:34 : 16/11/2025

Kallas: Europa duhet të përgatitet për luftë, nëse duam paqe

20:22 : 16/11/2025

Broja i pa fat, vijon mallkimi i dëmtimeve, sulmuesi i kombëtares del nga fusha në lot (Video)

20:15 : 16/11/2025

Shqipërisë nuk i mjafton dëshira e mirë, Harry Kane vulos fitoren e Anglisë “perfekte” (Video)

19:59 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com