• Kontakt
Wednesday, July 23, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Teatri Kombëtar, në garë për një nga 7 objektet kulturore më të rrezikuara në Evropë

08:34 : 29/10/2019
në AKTUALITET, KULTURE

 “E kemi nominuar Tetarin Kombëtar për programin e Europa Nostra, shtatë vendndodhjet më të rrezikuara të trashëgimisë në Evropë dhe presim që në ditët e ardhshme të kemi edhe një vendim final prej tyre”, u shpreh arkitekti Kreshnik Merxhani në një video të shpërndarë në faqen zyrtare të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit në Facebook.

Ai është pjesë e delegacionit shqiptar i cili ndodhet në Paris, në Konferencën e Europa Nostra–s ku ka fituar garancinë nga figurat drejtuese të organizatës që Teatri Kombëtar përfshihet në listën e ngushtë të 14 vendndodhjeve të trashëgimisë kulturore më të rrezikuara në Evropë.

Nëse Teatri do të mund të përfshihet në listën e shtatë vendndodhjeve më të rrezikuara atëherë organizata europiane e fokusuar në mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, Europa Nostra, do të ketë mundësi të sigurojë projekte restauruese të godinës. Sipas përfaqësuesve të delegacionit shqiptar në këtë konferencë, do të zhvillohet një prezantim i gjithë rrugës së ndjekur deri më tani për Teatrin Kombëtar.

Aleksandër Gjonaj ndodhej sot në mjediset e Teatrit Kombëtar. I entuziazmuar nga lajmi, ai tregon si janë bërë përgatitjet nga vetë Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit dhe çfarë materialesh janë vendosur të paraqiten në konferencën që po zhvillohet në Paris.

Lexo edhe:

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Korrik 2025

Aleksandër Gjonaj, pedagog dhe pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

“Arkitektët në radhë të parë kanë përgatit materiale që kanë të bëjnë me aspektin teknik të problemit. Është paraqit arkitektura siç është projektuar nga arkitekti italian, si ka qenë projekti fillestar, çfarë ndryshimesh janë bërë mbrapa dhe gjendja reale që është sot”, shprehet zoti Gjonaj gjatë intervistës së dhënë për Citizens Channel.

Ai ka qenë i pranishëm gjatë përzgjedhjes së materialeve dhe tregon se në video-prezantimin e bërë pranë Europa Nostra-s janë integruar fjalime dhe pamje nga protestat e zhvilluara gjatë gjithë procesit në mbrojtjes të godinës, çka e bën atë material mjaft të veçantë në sytë e tij.

“Përveç këtyre aspekteve teknike, materiali jonë ka pas një gjë krejt të veçantë, ka pas edhe protesta popullore. Me qindra dhe mijëra protestues, qytetarë të Tiranës, i kanë dalë në mbrojtje Teatrit”, tregon më tej ai.

Teatri Kombëtar është i vizituar dhe i jetësuar gjatë çdo momenti të ditës. Lindita Komani ishte sot brenda ambienteve të saj, duke u përgatitur për veprën e radhës që do të vihet në skenë në kuadrin e festivalit në mbrojtje të Teatrit Kombëtar. Ajo tregon për Citizens Channel se e ka mirëpritur një lajm të tillë.

Lindita Komani, pjesë e Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit

“Në kuadër të këtij programi i thuhet një lloj stop-i, nuk është stop zyrtar se ata nuk mund të detyrojnë shtetin shqiptar mos ta bëjë diçka por është një fuqi shumë e madhe kulturore e politike që vjen nga vendimi i tyre“, artikulon zonja Komani.

“Prandaj do të ishte e mirëpritur, se ata garantojnë që ka dhe mbështetje financiare për të bërë restaurimin e Teatrit që do të ishte gjë akoma dhe më e madhe”, sqaron në vijim ajo.

“Duke kuptu këtë rëndësi të këtij objekti, unë mund të them me plot gojën që ky objekt, në mënyrë absolute nuk duhet të preket as me majën e gishtit. Këtu është historia, gjithë historia e institucioneve kulturore të shtetit shqiptar, institucioneve kulturore kombëtare“, arsyeton më tej zoti Gjoni gjatë intervistës së tij. Ruajtja e Teatrit Kombëtar dhe atij Eksperimental, në këndvështrimin e tij, është jetike, jo vetëm për kulturën dhe historinë por edhe për demokracinë në Shqipëri.

Çfarë është Europa Nostra?

Europa Nostra është një lëvizje e qytetarëve për të mbrojtur trashëgiminë kulturore dhe natyrore të Evropës. Ajo u themelua më 29 nëntor 1963 në Paris dhe ka 50 vite që mbron dhe lobon për trashëgiminë kulturore. Në këtë organizatë marrin pjesë përfaqësues nga 40 vende të Evropës dhe ka një status këshillimor për UNESCO-n dhe BE-në sa i përket siteve kulturore dhe trashëgimore.

/Citizens Channel/

Lajme të lidhura

BOTA

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

22:56 : 22/07/2025
HOROSKOPI

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Korrik 2025

22:55 : 22/07/2025
AKTUALITET

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

22:48 : 22/07/2025
SPORT

Eliminuan Egnatian, Breidablik shpartallohet 7-1 nga Lech Poznan

22:45 : 22/07/2025
AKTUALITET

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025
SPORT

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025
Para

Rama duhet të largohet/ Arta Dade: PS nuk funksionon, vendi nuk qeveriset

TË GJITHA

Vala e të nxehtit në Itali/ Temperaturat kaluan 43 gradë, 6 viktima  

22:56 : 22/07/2025

Horoskopi ditor, e Mërkurë 23 Korrik 2025

22:55 : 22/07/2025

Arrestohen Meriton Mjekiqi dhe vëllai i tij

22:48 : 22/07/2025

Eliminuan Egnatian, Breidablik shpartallohet 7-1 nga Lech Poznan

22:45 : 22/07/2025

Makina përplaset me lokalin në hyrje të Fushë-Arrëzit, plagoset 58-vjeçarja 

22:42 : 22/07/2025

Triumf me përmbysje, Ballkani i Orges Shehit mposht skuadrën malteze dhe i afrohet kualifikimit

22:37 : 22/07/2025

Plagoset me thikë një 27-vjeçar në Vlorë

22:31 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com