• Kontakt
Tuesday, May 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Dita e OKB në Shqipëri, koha për veprim për klimën

09:20 : 29/10/2019
në BOLD BLOG

Nga Brian J. Williams*

Është plotësisht me vend që të përqendrohemi këtë vit te mjedisi.

Dje, ndërsa shijonim edhe një tjetër ditë të ngrohtë mahnitëse të vjeshtës, një nga miqtë e mi vuri në pah se sa ironike ishte që dita e djeshme, pikërisht një ditë para organizimit të aktivitetit tonë të Ditës së OKB-së për mjedisin, ishte kaq e ngrohtë!

E sotmja, kjo ditë e bukur tetori, nuk është e shkëputur nga ajo që po i bëjmë planetit tonë. Mendoni për këtë, ju lutem, sa herë që shijoni një kafe jashtë.

Në nivel global, siç e dini të gjithë, 5 vitet e fundit kanë qenë më të nxehtit të regjistruar në histori. Edhe në Shqipëri – vitet e fundit kanë qenë më të nxehtit sipas të dhënave. Hidhini një vështrimit ekranit pas meje – nga një iniciativë globale e quajtur #tregovijatetermometrit. Ajo tregon në mënyrë dramatike përshpejtimin e tejngrohjes së planetit tonë posaçërisht për Shqipërinë.

Lexo edhe:

Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e gjyqtares

Përndoqi ish të dashurën dhe një të mitur, arrestohet 25-vjeçari

Ne e dimë nga komunikimet zyrtare të Shqipërisë për Konferencën e Kombeve të Bashkuara për Klimën që shkencëtarët parashikojnë mot edhe më të nxehtë, veçanërisht në verë. Reshjet në përgjithësi do të zvogëlohen, ndërsa shirat do të bien me rrebeshe të dendura, duke sjellë me vete rreziqe më të mëdha përmbytjeje. Parashikojnë, gjithashtu, thatësira më të shpeshta, dëme për bujqësinë, si dhe dëme për hidrocentralet.

Kriza e klimës është arsyeja pse këtë vit Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara mblodhi një samit të nivelit të lartë në shtator dhe u kërkoi kombeve të mos vijnë me fjalë të bukura, por me lista veprimesh konkrete.

Lajmi i mirë është se Shqipëria ka një pikënisje të mrekullueshme.

Ka shumë burime natyrore që ua bëjnë vendin të bukur për të jetuar qytetarëve dhe që, nëse përdoren në mënyrë të qëndrueshme, mund të kontribuojnë në zhvillimin e Shqipërisë për brezat që vijnë.

Energjia elektrike që prodhon Shqipëria është tërësisht pa-karbon (përveç rasteve kur digat nuk kanë ujë dhe Shqipëria blen energji elektrike në treg). Kështu, ndriçimi diellor në Shqipëri është një burim i madh potencial për energji diellore.

Qeveria është e vetëdijshme për detyrimet e saj – për qytetarët e saj – dhe si një qytetar global.

Qeveria është e vetëdijshme për detyrimet e saj – për qytetarët e saj – dhe si një qytetare globale.

Për shembull, në vitin 2016, u miratua një moratorium për prerjet që shërbeu si pikëfillimi i kthimit të situatës drastike të shpyllëzimit që ka ndodhur në Shqipëri ndër shekuj. Në fillim të vitit 2019, u përgatit ​​një plan kombëtar pyllëzimi. Dhe pak përpara samitit të këtij viti të OKB-së për klimën, Shqipëria prodhoi strategjinë e saj të parë për ndryshimet e klimës, gjithashtu e para për Ballkanin Perëndimor. Ministria kohët e fundit ka filluar një nismë për ndalimin e qeseve plastike – jam i sigurt që Ministri do të thotë më shumë. Dhe, siç sapo patë në video, Kryeministri është zotuar që të arrijë nivelin neutral të karbonit deri në vitin 2050.

Sidoqoftë, nuk ka kohë për të humbur. Planet dhe ligjet kanë nevojë për buxhet dhe staf, ose përndryshe ato nuk do të kenë ndikim.

Në fakt, ajo që është me të vërtetë e nevojshme është një analizë e përgjithshme e buxhetit që mund të ndihmojë në krijimin e asaj që ne mund ta quajmë “plan investimi për OZHQ-të” – në mënyrë që qytetarët e Shqipërisë të shohin se si Qeveria synon të investojë në gamën e plotë të OZHQ-ve – duke filluar nga mbrojtja sociale, shëndeti, arsimi dhe deri tek mjedisi.

Dhe meqë po flasim për OZHQ-të…

Siç e dini, është nënvizuar që nga fillimi i Agenda2030 që OZHQ-të përforcojnë njëra-tjetrën; ato janë të ndërlidhura; nuk mund t’i trajtosh veç e veç.

Kjo është sigurisht e vërtetë për mjedisin dhe unë dua të jap një shembull, që është ideja e “drejtësisë mjedisore”.

Koncepti i “drejtësisë mjedisore” nënvizon mënyrën se si OZHQ-të për mjedisin – le të themi OZHQ13 “Ndryshimi i Klimës”, ose OZHQ 15 që mbron”Jetën në Stere” – janë të lidhura me OZHQ 16, ndërtimin e institucioneve të përgjegjshme. “Drejtësia mjedisore” është lidhja midis mbrojtjes së biodiversitetit në lumenjtë dhe pyjet e Shqipërisë dhe sundimit të ligjit dhe demokracisë. Është lidhja që thotë se burimet e Shqipërisë i përkasin popullit të Shqipërisë dhe është detyrë e qeverisë t’i menaxhojë ato burime në emër të qytetarëve të saj të sotëm dhe të ardhshëm.

Në terma praktikë, çfarë do të thotë drejtësi mjedisore? Do të thotë që shkenca më e mirë e mundshme të përdoret për të përgatitur vlerësime të ndikimit në mjedis dhe që ato vlerësime të jenë transparente dhe të disponueshme për debat publik. Do të thotë që parlamenti të krijojë forume për t’u këshilluar me banorët dhe bashkitë që kanë njohuritë lokale. Do të thotë që të bëhen konsultime profesionale me komunitetet, fshatrat, fermat e të cilëve mund të preken për dekadat në vazhdim. Do të thotë që gjykatat – dhe më lejoni këtu të vlerësoj edhe një herë atë që unë besoj se është procesi pozitiv dhe i vlefshëm i reformës gjyqësore – të gjykojnë bazuar vetëm në ligj dhe në mirëqenien e qytetarëve shqiptarë.

Thënë shkurt, nëse Shqipëria do të lëvizë shpejt dhe në mënyrë të qëndrueshme për të mbrojtur burimet e saj, atëherë së bashku me të gjitha reformat e tjera gjyqësore, edhe drejtësia mjedisore është e nevojshme.

Dhe ky është vetëm një shembull i ndërlidhjes së OZHQ-ve.

Në përgjithësi, përparimi për zhvillim duhet të bëhet në fronte të ndryshme: në qeverisje dhe demokraci, ekonomi, investime në njerëz dhe planet – të gjitha në të njëjtën kohë për të krijuar një cikël pozitiv, virtual.

Ekipi i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri është krenar për partnerët tanë dhe për punën tonë, ne jemi në mënyrë të guximshme optimistë për të ardhmen e Shqipërisë dhe jemi çdo ditë të mbushur me energji, në përpjekje për ta bërë atë cikël virtual të kalojë më shpejt.

*Koordinatori i Përhershëm i OKB-së në Shqipëri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e gjyqtares

14:06 : 20/05/2025
AKTUALITET

Përndoqi ish të dashurën dhe një të mitur, arrestohet 25-vjeçari

14:04 : 20/05/2025
AKTUALITET

I dehur në timon, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

13:46 : 20/05/2025
BOTA

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

13:33 : 20/05/2025
BOTA

OKB-ja merr leje për rreth 100 kamionë që të hyjnë në Rripin e Gazës

13:22 : 20/05/2025
AKTUALITET

“Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH/ FOTO

13:00 : 20/05/2025
Para

Rama-Thaçi-Vuçiç sot bëhen sërish bashkë në Bruksel, ja arsyeja që i mbledh

TË GJITHA

Padia për shpifje ndaj Albana Vokshit, shtyhet seanca në GJKKO, shkak mungesa e gjyqtares

14:06 : 20/05/2025

Përndoqi ish të dashurën dhe një të mitur, arrestohet 25-vjeçari

14:04 : 20/05/2025

I dehur në timon, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

13:46 : 20/05/2025

Ish-shefi i NATO-s: Evropës i duhet një model i ri sigurie

13:33 : 20/05/2025

OKB-ja merr leje për rreth 100 kamionë që të hyjnë në Rripin e Gazës

13:22 : 20/05/2025

“Kosova është Serbi”, hakerohen websajti dhe rrjetet sociale të RTSH/ FOTO

13:00 : 20/05/2025

Berisha: Skapi i partisë veproi si shpifës i qeverisë në këto zgjedhje!

12:59 : 20/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com