• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Çështje fati”/ Gazetarja britanike bulon trafikantin nga Hasi në Londër, investigimi pas tragjedisë me 39 viktima

12:23 : 28/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE

“Një kontrabandist njerëzish ka qeshur me fatin e 39 emigrantëve të gjetur të vdekur në një kontejner, duke thënë: ‘Është çështje fati. Kështu kemi ardhur të gjithë’”. Kështu e nisur shkrimin gazeta britanike “The mail on Sunday”, pas një investigimi të kryer disa ditë pas tragjedisë ku humbën jetën 39 persona, brenda një kamioni frigoriferik.

Gazeta infiltroi një gazetare, për të kontaktuar me një trafikant, duke u hequr si emigrante që kërkonte të shkonte ilegalisht në Britaninë e Madhe. “Trafikanti me bëri komentin mizor, ndërsa ofroi të trafikonte një reportere të fshehtë në Britani të Madhe, duke përdorur të njëjtën rrugë që përfundoi në një tragjedi të tillë javën e kaluar”, vijon shkrimi.

Vetëm disa orë pas lajmeve për zbulimin e tmerrshëm të kufomave javën e kaluar, reporterët anglezë zbuluan se një shqiptar me qendër në Mbretërinë e Bashkuar, duke përdorur pseudonimin “Kace Kace” po ofronte për të ndihmuar në kontrabandimin e emigrantëve në vend. “The mail on Sunday” ka vërtetuar se ai, në të vërtetë, quhet Kastrijot Ahmati dhe jeton në Walthamstow, në Londrën Verilindore. Ai pretendon edhe vetë se ka mbërritur në Londër në të njëjtën mënyrë, duke qëndruar në pjesën e pasme të një kamioni.

TRAFIKANTI Gazeta britanike shkruan se Kastrijot Ahmati i kishte reklamuar shërbimet e tij, duke postuar edhe numrin e celularit, në një “Facebook”, të quajtur “Shqiptarët në Londër”, i cili ka më shumë se 16 mijë ndjekës. Kur një reportere e fshehtë kontaktoi me të, ai i tha asaj që mund të paguante 17 mijë paund për të shkuar në Britaninë e Madhe me dokumente të falsifikuara, që do e lejonin të fluturonte nga kryeqyteti shqiptar. Përndryshe, ajo mund të paguante 14 mijë për t’u vendosur në pjesën e pasme të një kamioni nga Belgjika, origjina e kontejnerit në të cilin 39 personat vdiqën javën e kaluar. Duke folur të premten, vetëm dy ditë pas zbulimit të ngjarjes në Parkun Industrial Waterglade në Grays, Essex, Ahmati i tha reporteres së fshehtë se udhëtimi nga Belgjika mund të zgjasë nga 12 deri në 16 orë, në varësi të vonesave.

“Unë e kam bërë vetë”, ka thënë ai. “Po mundohem t’ju gjej mënyrën më të lehtë, a e kuptoni?”, i është drejtuar gazetares. Reporterja pohoi se ajo dëshironte të udhëtonte me një anëtar tjetër të familjes, por iu tha se do të duhej të kontrabandohej me emigrantë të tjerë. Ajo do të paguante në momentin e mbërritjes në Mbretërinë e Bashkuar, por Ahmati kërkoi ndërmjetësimin e një shoku në Londër, i cili do të garantonte paratë.

Lexo edhe:

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

BISEDA ME GAZETAREN 

“Kur reporterja i tha Kastrijot Ahmatit që ajo ishte e frikësuar për shkak të tragjedisë së javës së kaluar, ai u përgjigj: ‘Është çështje fati. Kështu kemi ardhur të gjithë’.

Më pas, kur ajo vazhdoi të shprehte frikën e saj, duke thënë: ‘Do të vdesim’, Ahmati thjesht qeshi”, shkruan gazeta britanike. Sipas shkrimit, trafikuesi besohet të jetë nga Hasi, që gazetarët anglezë e përshkruajnë si një rreth në veri të Shqipërisë, nga i cili mendohet se qindra emigrantë janë larguar për në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk dihet se sa kohë ka jetuar në Britani, megjithëse postimet në “Facebook” dëshmojnë se ai ka qenë aty të paktën që në shtator të vitit 2018. Në fillim të këtij muaji, ai postoi një video të vetes duke pirë cigare dhe duke shëtitur rreth një stacioni treni në Londër.

Kur nisën komentet në rrjetet sociale, Ahmati iu përgjigj gazetares në telefon dhe konfirmoi se ishte në Mbretërinë e Bashkuar.

Duke folur përmes një shoku, ai pretendoi se kishte “shaka” në mesazhet e postuara në internet dhe gjatë telefonatës.

Në përgjigje të një mesazhi në “WhatsApp”, duke i kërkuar të shpjegonte veprimet e tij, ai thjeshtë pyeti “Pse?” dhe më pas llogaria e tij “Kace Kace” në “Facebook” u hoq menjëherë. “Investigimi ynë zbuloi se Ahmati ishte një nga katër agjentët që përdorin faqen ‘Shqiptarët në Londër’ në ‘Facebook’, për të ndihmuar emigrantët që t’i kontrabandonin në rrugën e tyre për në Mbretërinë e Bashkuar”, shkruhet në gazetë. Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA) vitin e kaluar tha se bandat shqiptare që vepronin në atje, ishin kryesisht përgjegjës për rritjen e emigrantëve që kontrabandoheshin në Mbretërinë e Bashkuar./PANORAMA /

Lajme të lidhura

SPORT

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025
SPORT

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025
SPORT

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025
SPORT

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025
AKTUALITET

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025
Para

‘Lule Lule’, kënga shqiptare me të cilën artistja ukrainase mahniti jurinë e “The Voice”(VD)

TË GJITHA

“Rezultati s’më pëlqen”/ Silvinjo: Penalltia ishte zgjedhja ime, ja pse u zëvëndësua Broja

23:47 : 07/06/2025

Broja i keqardhur: Dua të jem lideri i Kombëtares, penalltia e Manajt? E gjuajti shumë…

23:27 : 07/06/2025

“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi!

23:19 : 07/06/2025

Horoskopi, e diel, 8 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/06/2025

Shans i humbur për Shqipërinë, Anglia merr arratinë! Si ndryshon renditja në Grupin K

22:54 : 07/06/2025

Shqipëria dështon të mposhtë Serbinë, Manaj bën “mëkat” me penalltinë e humbur

22:42 : 07/06/2025

Stresi/ Ja disa mënyra si të menaxhosh atë gjatë periudhave të ngarkuara

22:40 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com