Është 31 vjeçe, ka një vajzë, një biznes, disa këngë e disa skandale, një film e një biznes, por jo partner për momentin. Bilanci i jetës së Xhesika Ndojës ka dhe aksionin brenda, ndaj kjo ishte arsyeja pse e pranoi rolin e parë në kinema, si aktore në filmin “Gjurmë pa shenjë”.
Pasi realizoi klipin “S’ta fali”, ka vendosur të bëjë pak pushim, për t’u rithyer më një projekt të mirëmenduar. Për jetën e saj para dhe pas kamerave, Xhesika flet në këtë intervistë për “Panorama Plus”.
Je bërë pjesë e xhirimeve të një filmi me titull “Gjurmë pa shenjë”. Kush ta bëri ofertën për t’i hyrë edhe kinemasë, përveç muzikës?
Xhirimet e filmit “Gjurmë pa shenjë” ka qenë dëshira e Maxit, pra regjisorit dhe kryesorit të filmit dhe me kënaqësi e pranova, pasi edhe vetë u binda që ia vlente. Ishte një histori që më goditi kur lexova skenarin. Dhe ndaj vendosa, duke qenë se në shumë filma më kanë kërkuar të luaj si aktore, por nuk kam pranuar.
Cili është roli yt në këtë film dhe t’u duk e vështirë të hyje nën lëkurën e një personazhi që s’është si ty?
Unë luaj rolin e dëshmitares së një martese, ku në fund unë përfshihem edhe në një skenë aksioni, që s’dua ta zbuloj. Mbetet ta shikoni kur filmi të jetë gati. Biznesi tashmë është angazhimi yt parësor. Është aq fitimprurës sa të bëjë të lësh gjithçka tjetër? Përsa i përket biznesit, ‘Xhesika Store’ është një butik që sjell veshje të një stili të veçantë e jo veshje që gjenden në çdo cep rruge. (Qesh)
Me sa shifra pretendon ta çosh pasurinë?
S’mund të them ndonjë shifër se sa do e bëj pasurinë, por që vajza ime Alessia të mos ketë nevojë të punojë. Sa i takon muzikës, ke menduar ta përsërisësh duetin me Kallashin dhe me cilën këngëtare tjetër të showbizz-it mendon se përshtatesh për skena provokuese? Bashkëpunimin e dytë me Kallashin e kishim menduar, por më pas hoqa dorë sepse mendova ta lëmë pak famën e të bëjmë pak pauzë sepse u lodhën portalet duke u marrë me ne.
E si mund të jetë një rikthim ndryshe nga ty?
Në fakt, jam duke punuar për këngën e re dhe jo më kot nuk kam sjellë këngë të reja këto kohë në treg, pasi dua të vij me diçka bombë kësaj here.
Jeta jote në botën e showbizz-it është shoqëruar edhe me skandale. Çfarë nuk do të doje të përjetoje më tani e tutje?
Jeta ime është shoqëruar me skandale dhe unë mendoj se “skandali” janë vetë ata që e krijuan atë, jo unë. Unë s’jam penduar për asgjë, pasi këtu ku jetojmë ne, e bëjnë zhurmën vetë njerëzit.
Je nënë e vetme e një vajze. Çfarë do t’i mësosh të bëjë mirë në jetë?
Unë jam nënë e një vajze, e lumtur pafund. Deri tani e kam mësuar dhe do ta mësoj vit pas viti që të arrijë të kuptojë e ta jetojë jetën si të vijë.
Ndihesh e zhgënjyer nga meshkujt dhe, a mendon se ka diçka që nuk shkon mirë tek ata në marrëdhënie me ty?
Unë nuk ndihem e zhgënjyer nga meshkujt, pasi kush ia bën vendin vetes, ia bën. Mua asgjë s’më bëjnë, thjesht mbyllet një derë dhe hapet një tjetër. Është dashuria një ndjenjë që e kërkon, apo ia lë rastësisë? Dashuria për mua është shumë e vlefshme dhe s’do qëndroja kurrë me dikë nëse s’do ta doja.
Martesën e aspiron dhe cilit person mund t’i thuash ‘po’?
Burra ka, por për mua s’ka sepse unë pjesën më të bukur të jetës sime po e kaloj vetëm. Më vonë burri s’më hyn në punë më, sepse jam bërë vetë burrë e vetë grua dhe s’më bën spërshtypje më asgjë. /Panorama/