• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO EKSKLUZIVE/ Vjedhja 100 mln lekë në familjen Kalemaj, Burgjet “harrojnë” të dërgojnë në seancë të dyshuarin

15:16 : 26/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Tre seanca të shtyra në mënyrë të dyshimtë gjatë dy muajve të fundit, kanë penguar nisjen e procesit gjyqësor në Gjykatën e Apelit Vlorë ndaj dy të rinjve, të dënuar nga shkalla e parë Fier për vjedhjen e mbi 100 milionë lekë në biznesin e familjes Kalemaj, në Levan.

“Boldnews.al” ka raportuar më parë për dyshimet e Floresha dhe Xhemal Kalemaj për “procedurat” e ndjekura në gjykatë, me qëllim vonesën e nisjes së procesit gjyqësor kundër Renaldo Latifit dhe Xhuliano Muça.

Dy seancat e para në Apelin e Vlorës u shtynë, pasi gjykata nuk “arriti”, për rreth një muaj, të siguronte një trupë gjyqtarësh që nuk ishin në kushtet e konfliktit të interesit. “Ndërsa seanca e tretë, u shty, pasi Drejtoria e Burgjeve kishte ‘harruar’ të sillte një prej të pandehurve në gjyq”, thotë Xhemal Kalemaj për “Boldnews.al”.

Bashkëshortët Kalemaj kanë qenë të pranishën në çdo seancë, megjithëse të shtyra, të zhvilluara nga fillimi i Shtatorit deri në fund të Tetorit 2019, në Gjykatën e Apelit të Vlorës.

Atyre po u forcohet gjithnjë e më shumë bindja se strukturat shtetërore, përfshirë gjykatën, po bëjnë gjithçka për të favorizuar dy personat e akuzuar për vjedhjen e kursimeve të tyre të të gjithë jetës.

“Duan që të shtyjnë sa më shumë afatet e paraburgimit, që hajdutët të fitojnë lirinë sa më shpejt”, thotë Xhemal Kalemaj, i cili ndihet i pafuqishëm para neglizhencës së organeve shtetërore.

Historia
Mëngjesin e 29 Majit 2017, Renaldo Latifi dhe Xhuliano Muça vjedhin mbi 100 milionë lekë (të vjetra) në biznesin e familjes Kalemaj, në Levan të Fierit. Pavarësisht se bashkëshortët Floresha dhe Xhemal Kalemaj kanë dyshimet e tyre se grupi i hajdutëve është shumë më i madh, gjithësesi Prokuroria dhe Gjykata e Fierit identifikoi si autorë dy të rinjtë Latifi dhe Muça.

https://boldnews.al/wp-content/uploads/2019/10/WhatsApp-Video-2019-10-26-at-12.25.58.mp4

Momenti kur një prej të pandehurve ka vjedhur çelësin e automjetit të Xhemal Kalemaj, ku gjendej shuma e parave të grabitura

Dy të pandehurit u arrestuan në Shtator 2017 dhe, rreth dy vjet pas ngjarjes, konkretisht në 29 Prill 2019, gjykata i dënon respektivisht Renaldo Latifin me 6 vjet burgim dhe Xhuliano Muçan me 5 vjet e 4 muaj burgim.

Të pandehurin e ankimojnë vendimin në Gjykatën e Apelit të Vlorës. Kjo e fundit zhvillon seancën e parë në datën 12 Shtator 2019. Trupa gjykuese e përzgjedhur me short përbëhej nga kryesues Petrit Aliaj dhe anëtarë Sokol Ngresi e Nazmi Troka.

Në këtë seancë, dy prej gjyqtarëve, Petrit Aliaj e Sokol Ngresi deklaruan se do të japin dorëheqjen, pasi kishin shqyrtuar kërkesa paraprake të të pandehurve. Seanca e radhës shtyhet për në datën 1 Tetor 2019.

Në këtë seancë të dytë, ku në sallë ishte vetëm trupa gjykuese dhe të dëmtuarit Kalemaj, u vendos sërish shtyrja, për shkak të një situate në dukje absurde. Për rreth 20 ditë nga seanca e parë, kryetarja e Gjykatës së Apelit, Iliba Bezat, nuk kishte shqyrtuar kërkesën për dorëheqjen të dy anëtarëve të trupës gjykuese.

Lexo edhe:

Kalemaj: Është herët për t’u thirrur Rama në SPAK. Meta më shumë ka folur me heshtje

Vendimi për vulën/ Kalemaj: I pritshëm. Do kemi zgjedhje moniste, shkak partitë

“Harresa” e Burgjeve
Në seancën e tretë, zhvilluar këtë të Premte (26.10), më në fund, ishte ndryshuar trupa gjykuese. Anëtarët e rinj janë Iliba Bezat, Skënder Damini dhe Margarita Buhali.

Në seancë ishin të pranishëm edhe familjarët Kalemaj, si edhe një prej të pandehurve, Renaldo Latifi, së bashku me avokatin e tij.

Ndërkohë që mungonte i pandehuri tjetër, Xhuliano Muça. Kryesuerja e trupës gjykuese, Iliba Bezat deklaroi në seancë se të pandehurit ishin njoftuar zyrtarisht për të qenë të pranishëm në seancë. Por, siç u konstatua, i arrestuari Muça nuk ishte në sallë dhe, për më tepër, nuk kishte deleguar formalisht kompetencat e përfaqësimit avokatit, i cili ishte gjithashtu në sallë.

Në këto kushte, trupa gjykuese e shtyu sërish seancën, për shkak se në proces duhet të jenë të dy të pandehurit ose, më së paku, të deklarojnë zyrtarisht se duan të përfaqësohen nga avokatët mbrojtës.

Xhemal Kalemaj ka dyshimet e tij për këtë situatë dhe për rolin e administratës së Burgjeve. “Dy të pandehurit, Renaldo Latifi dhe Xhuliano Muça ndodhen të arrestuar në të njëjtin vend. Si ka mundësi që administrata e Burgjeve gjen dhe informon vetëm njërin-Latifin, ndërkohë që ‘harron’ të njoftojë tjetrin-Muçan”, shprehet ai për “Boldnews.al”.

“Ne, si familje, po bindemi çdo herë e më shumë se institucionet shtetërore po bëjnë gjithçka për të favorizuar hajdutët, të cilët kanë mbështetje edhe nga njerëz të tjerë. Deri sa Gjykata e Apelit të shqyrtojë çështjen e tyre, dy hajdutëve, me shumë mundësi, do t’u mbetet shumë pak kohë për të qëndruar në burg, pasi do të përfitojnë nga koha e qëndrimit në paraburgim”, thotë Xhemal Kalemaj.

Gjithësesi, ai dhe bashkëshortja e tij, Floresha, thonë se nuk do të ndalen derisa drejtësia të japë vendimin e saj.

Etiketa: kalemajVjedhja 100 mln lekë

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj: Është herët për t’u thirrur Rama në SPAK. Meta më shumë ka folur me heshtje

16:53 : 27/01/2024
AKTUALITET

Vendimi për vulën/ Kalemaj: I pritshëm. Do kemi zgjedhje moniste, shkak partitë

18:28 : 04/03/2023
AKTUALITET

“Dhomat e kuzhinat e tregtisë”, Kalemaj: Shaka bajate e Ramës, i djeg miza…

17:54 : 16/07/2022
AKTUALITET

Nga “foltorja” në rithemelim dhe rruga përpara

12:24 : 10/07/2022
AKTUALITET

“Këngët për Ramën, groteske”, Kalemaj: Qeveria ka një propagandë gëbelsiane

19:37 : 02/07/2022
Foto marrë nga fb i autorit
AKTUALITET

Lufta brenda PD/ Ilir Kalemaj: Pala që triumfon, me fitore si e Pirros

08:51 : 14/12/2021
Para

Karriera në pikjatë: Astrologia Meri Shehu jep lajmin tronditës për këtë shenjë

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Shifrat/ Nëndetësja e Tom Doshit ‘del në sipërfaqe’ me 3 deputetë

13:19 : 15/05/2025

Ilir Meta më i votuari tek PD në “zonë e tij elektorale”, merr votat e shokëve tek “313-ta”

13:19 : 15/05/2025

Pesha e regjimit

13:13 : 15/05/2025

Sherr brenda familjes, vajza godet me thikë babain në Vlorë

13:04 : 15/05/2025

EMRAT/ Ekstradohen nga Greqia dhe Italia 4 trafikantë droge, ja dënimet ndaj tyre

12:55 : 15/05/2025

Ndodh edhe kjo! Burrin e të motrat prokurore në Tiranë, Ermonela Felaj më e votuara në burgun “302”

12:45 : 15/05/2025

KQZ thirrje partive: Nxisni anëtarët të shpejtojnë numërimin, do përballeni me sanksione për vonesat

12:19 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com