• Kontakt
Saturday, May 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Bashkia nuk ndalet/ Tjetër taksë, 3% për apartamentet e reja

11:52 : 26/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Çdo biznesmen që ka ndërtuar në Tiranë vitin e fundit dhe në vazhdim do të ketë një taksë shtesë prej 3%, për llogari të bashkisë kryeqytetase, në bazë të ligjit “për strehimin social”. Ndonëse Këshilli Bashkiak i Tiranës mori dje vendimin, efektet e tij nisin që nga data kur është miratuar ligji, 30 nëntor 2018. Për kryetarin e Erion Veliaj, ky është një lajm i mirë, duke qenë se arka e bashkisë (një ndër mënyrat e kompensimit të taksës) do të vijojë të mbushet nga një prej sektorëve që siguron gati gjysmën e ardhurave totale vjetore nga taksat e tarifat. Për banorët, duket e kundërta, pasi taksa shtesë për ndërtuesit do të transferohet në çmimet e apartamenteve.

Në projektvendimin për krijimin e fondit publik të banesave sociale nga apartamentet e reja, bashkia ka marrë të gjitha masat për ta vjelë 3%-shin, duke e marrë si pronë fizike apo Cash, si kusht për të dhënë lejen e kolaudimit. Në një qytet të kthyer vitet e fundit në kantier të madh ndërtimesh, mbetet për t’u parë mënyra se si do t’i detyrojë bashkia të paguajnë për pallatet e përfunduara, të cilat tashmë i ka kolauduar.

PRONË OSE CASH 

Përgjatë një viti nga dalja e ligjit për strehimin social, ekspertë të bashkisë kanë hartuar mënyrat se si do ta vjelin masën e paracaktuar me ligj. Ato janë tre, pronë në të njëjtën ndërtesë, banesa nga fondi i ndërtimeve në një tjetër zonë ose edhe para me çmimin e tregut.

“Ne kemi qenë në ngërç, sepse na duhet që të përkthejmë në akte nënligjore si do zbatohet 3% i banesave sociale për ndërtuesit. Pra, përveç taksës që i paguhet bashkisë ka edhe një fond për banesat sociale. Ligji ua ka deleguar bashkive me një udhëzim se si duhet ta interpretojnë. Ajo që ne kemi bërë në këtë vendim, është që i kemi dhënë sot disa mundësi privatit. Mund të na japë 3% aty ku po ndërton, mund të na e japë këtë 3% sipas vlerës së vendit ku po ndërton, në një vend tjetër, nëse ka një fond banesash të pashitura, ose 3% mund të zgjedhë ta paguajë edhe Cash me vlerën e ndërtimit të asaj zone kadastrale”, deklaroi Veliaj nga salla e Këshillit Bashkiak.

Lexo edhe:

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

Fondi i banesave do të shfrytëzohet për politikat e saj sociale për familjet në nevojë, ndërsa e njëjta gjë do të bëhet me paratë, të cilat do të kanalizohen po për të njëjtin qëllim.

TEATRI KOMBËTAR 

Kryetari i bashkisë, Erion Veliaj ka shuar dje çdo lloj shprese minimale për të ruajtur ndërtesën ekzistuese të Teatrit Kombëtar. Duke folur për një shtesë në buxhet, që i duhet bashkisë për konsulencën e Teatrit të ri, ai u bëri thirrje atyre që kanë rezistuar deri më tani, të mos lodhen më.

“Të mos ketë asnjeri iluzione, Teatri i ri do bëhet! Ne do japim parkingun e Bashkisë, komplet i pavlerë siç e patë në inspektimin që u bë, ai parking që është një landfill dhe një pocaqi aty dhe në shkëmbim të një prone që shumica e Tiranës as nuk e ka parë se nuk ka pikë vlere, përveç se kur vajtëm nga bashkia për ta inspektuar, do marrim një Teatër që vlen minimalisht 30 milionë euro. Atyre që replikojnë për Teatrin iu them ruajini energjitë, se ne do t’i bëjmë gjërat sipas procedurave. Tani që i respektuam të gjithë procedurat, nuk do ta prishim fshehurazi. Kur të fillojë ndërtimi i Teatrit, do të ndodhë në ditë me diell për një punë të mirë për Tiranën”, nënvizoi Veliaj, duke shtuar i prerë se Tirana në shekullin e dytë të saj, do të ketë një Teatër të ri.

 

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025
AKTUALITET

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025
SHENDETI

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025
AKTUALITET

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025
AKTUALITET

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025
BOTA

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025
Para

I nxori gishtin shqiptarëve? Basha injoron Borchard, fytyra e ambasadorit epike (VIDEO)

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 10 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 09/05/2025

Rama: Berisha një buf kënete, nuk ka shans të debatojë me mua

22:57 : 09/05/2025

Refluksi gastroezofageal/ Çfarë duhet të dini për djegien e stomakut

22:54 : 09/05/2025

Mimi Kodheli: Europa ka qenë ëndërr e gjyshit tim partizan dhe e Kristaq Ramës

22:47 : 09/05/2025

Chris LaCivita: “Non grata” e Sali Berishës në SHBA është vendosur me lobim, jam 100% i bindur

22:47 : 09/05/2025

Meksika padit Google për shkak të “Gjirit të Amerikës”

22:40 : 09/05/2025

‘Non Grata’ e Berishës, LaCivita: Vendimi i administratës Biden, ndërhyrje në zgjedhje

22:38 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com