Zbulo nëse shenja jote dhe e partnerit tënd janë në listë…
Dashi dhe Peshorja
Keni takuar unin e dyte, i dashur Dash. Peshorja eshte mjeshter per negociata. Ai/ajo eshte ne gjendje te krijoj negociata me forca te kunderta duke mos ja prishur qefin askujt. Kjo aftesi e ben qe te fitoj ne cdo betej te jetes me shume diplomaci. Peshorja komunikon shume lezetshem dhe cdo aktivitet qe do keni bashk do te jete e kendshme nga aftesia e tyre per te te bere per vete.
Dashi eshte shenja e individualistit ndersa Peshorja eshte shenja e bashkëpuntoreve. Peshorja eshte dhe shenja e marteses. Ata gjithmon kerkojn nje zgjidhje te drejte me kompromis ose duke te bindur. Peshorja eshte gjithmone me e lumtur kur eshte e martuar dhe ato nuk e lene nje mardhenie vetem nese gjerat po shkojn tmerresisht keq. Ju keni pikpamje te kunderta dhe kerkoni zgjidhje ne menyra te kunderta. Dashi me menyra diktatorjale kurse Peshorja me kompromis te kendshem. Por ne kohe Dashi do te shohe se si i shkon mbas fijes Peshores dhe do shikoj fuqine bindese te kesaj shenje.
Ne krevat, Dashi duhet te mos ngutet me Peshoren. Dashi duhet te kete kujdes se cfare i thote Peshores qe te krijoj ambientin e duhur per dashuri. Ata kerkojn bukuri dhe pelqejn njerzit qe duken mire ne paraqitje. Me peshoren dhe sikur te kesh 10 vjet bashk duhet te vazhdosh te dukesh mire ndryshe do te nderroj sa hap e mbyll syte. Mbaje ate antarsimin ne palester dhe mos harro te shkosh. Ata kerkojn te jene krenar per partnerin e tyre dhe nqs jane, atehere do te eksitohen vazhdimisht.
Ky eshte nje kombinim fantastik, kshuqe gezoni me njeri tjetrin.
Virgjëresha dhe Akrepi
Këta të dy janë një çift i lumtur! Të dy shenjat janë shumë kritike dhe do ketë disa pengesa rrugës por këta priten të kenë një jetë të gjatë dhe të lumtur së bashku. Kur mendoj për këtë çift, mendoj për dy njerëz të ulur në një bar, duke pirë pak verë ose shamanjë, duke përgojuar pak të tjerët dhe duke i parë me indiferentizëm, ose më mirë të themi duke mos i përfillur fare. Netët e kaluara së bashku me këtë çift janë qejf, diseda inteligjente dhe verë! Akrepi gjitshesi, mbetet një karakter më i fortë se sa Virgjëresha. Njerëzit e tillë, pavarësisht se janë shenjë Uji (akrepi) nu kkanë turp ndërkohë që Virgjëresha është shumë e zonja për të të gjuajtur apo lënduar me fjalë, nuk do guxonte kurrë të të bënte diçka fizikisht. Janë më të përmbajtur. Akrepat kanë shumë principe dhe në mënyrë absolute nuk mund të durojnë kur dikush ia vret syrin.
Seksualisht ky çift do shijojë disa netë të mrekullueshme së bashku, me Akrepin që merr drejtimin dhe Virgjëreshën që në fillim ka disa mure përreth dhe që më vonë do zhduken plotësisht duke i lënë shqetësimet jashtë derës së dhomës. Shijojeni!
Gaforrja dhe Demi
Duhet thënë se ky është një kombinim goxha i shijshëm! Demi do ta respektojë natyrën e dashur të Gaforres dhe Gaforrja do ta dojë fort qëndrueshmërinë e dashuirisë së Demit. Këta të dy e plotësojnë njëri-tjetrin më së miri, dhe jeta së bashku do jetë e lumtur dhe e plotë. Gaforrja do e bëjë demin të ndihet si mbretçmbretëreshë, dhe nuk do që kjo gjë të kalojë pa u vënë re, gjë që nuk do ndodhë. Në qoftë se në këtë çift dikush vendos që të krijojë një familje (gjë që ndodh shpesh) ata do bëhen prindër të mirë dhe do e shijojnë pafund, do të sigurohen që fëmijëve të mos iu mungojë asgjë, por megjithatë Demi do përpiqet ti disiplinoje sjelljen, që të mos bëjnë si bebe, gjë që mund ti shkaktojë probleme veçanërisht ndjeshmërisë së Gaforres. Kjo është një marrëdhënie që përmirësohet, si vera, me kalimin e kohës. Gjithmonë e më mirë. Gaforrja do të ketë goxha nevojë për përkrahjë dhe qetësi emocionale. Demi nga ana e vet nuk do ngurrojë aspak që t’ia japë. Demi është një prej njerëzve të rrallë që mund t’i japë mbështetjen e duhur Gaforres. Pra kjo lidhje funksionon mirë. Demi në takimet e tij vjen me gjithë zemrër e me lule, gjë që Gaforrja do e vlerësojë shumë. Partneri i shnjës së Gaforres mund të jetë pak endërrimtarë për partnerin tjetër, gjë që ndonjëherë do shkaktojë mërzitje pak. Përveç kësaj, besoj se këta të dy kanë shumë potencial në një lidhje dhe një të ardhme të ndritur! Shijojeni!
Peshqit dhe Bricjapi
Ja një tjetër lidhje e mrekullueshme për ju! Këta të dy megjithëse janë shumë të ndryshëm, e përmbushin njëri-tjetrin shumë këndshëm duke i dhënë tjetrit pikërisht atë gjë për të cilën kanë nevojë dhe kërkojnë! Bricjapi është shumë më konservator se sa Peshku i cili nuk e di shumë mirë se çfarë është kjo! Bricjapi do ketë shumë interes mbi Peshkun si partner ndërkohë që Peshku do tërhiqet shumë prej qetësisë së tij. Shenja e ujit i jep shumë komplimente shenjës së tokës dhe ky i fundit do ndihet shumë i lumtur, pasi Bricjapi do shumë që ta adhurojnë dhe admirojnë. Pa dyshim që këta të dy do vizitojnë vende të çuditshme së bashku, ku jo vetëm që do ndjajnë jetën dhe interesat por do ti vlerësojnë dhe do ti kushtojnë plotësisht vëmëndje. Mund ti hohësh në një galeri arti modern duke qeshur dhe bërë shaka, teksa nxjerrin kuptimet e veprave moderne. të dy janë rehat në shoqërinë e njëri-tjetrit, gjë të cilën e kanë shumë të nevojshme. të dy prej tyre kanë nevojë të ndihen të sigurt në një lidhje për shkak të dhembshurisë dhe ndjeshmërisë së pëshkut dhe ndjenjës së fortë të besnikërisë të Bricjapit kështu që do gjejnë tek njëri-tjetri atë për të cilën kanë nevojë që të jenë me të vërtetë të lumtur. Marrëdhënia etyre thjesht do përmirësohet gjatë kohës. Gjithashtu edhe raporti seksual! Epo, këta të dy do e befasojnë vazhdimisht njëri-tjetrin, ndaj kurrë nuk do mërziten. Nuk kam ndonjë gjë shumë të keqe për të thënë me thënë të drejtën, përveç se Bricjapi do bëjë gjënë për të cilën është i njohur, lojën e mendjes, ndërsa Peshku do bëjë atë që di të bëjë më mirë, do notojë larg. Gjithsesi ka mjaftueshëm respekt nga ana e Bricjapit sa për të mos e rrezikuar lidhjen! Shijojeni!