• Kontakt
Sunday, June 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Për çfarë Shengeni Ballkanik flasim?

10:21 : 22/10/2019
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Ilir Kalemaj

Ministri i Jashtëm francez dhe një nga arkitektët e Bashkimit Europian, Robert Shuman, në 9 maj 1950 bëri deklaratën e famshme: “Europa nuk do të bëhet menjëherë ose me anë të një plani të vetëm. Do të ndërtohet me arritje konkrete, të cilat krijojnë një solidaritet ‘de facto’… Qeveria franceze propozon aksione të menjëhershme në fusha të limituara por deçizive.”

Raporti “Spaak”, që mbante emrin e ministrit belg të asaj periudhe, e çoi një hap më tepër qasjen sektoriale, duke propozuar dhe krijuar tregun e përbashkët. Kështu nisi udhëtimi i gjatë dhe i vështirë europian, që e pati ngjizjen e tij bash në kapërcimin e rivalitetit gjeopolitik franko-gjerman, realitet që kishte prodhuar të paktën katër luftëra të nivelit rajonal dhe botëror në harkun e njëqind viteve. Një “patate e nxehtë” si rajoni i Alsasë-Lorenës, territor francez me popullsi gjermanishtfolëse, u kthye në zonën e bashkëpunimit kryesor energjetik dhe gradualisht çoi në përmirësimin jo vetëm teknologjik dhe tregtar me përfitime të qarta për të dyja vendet, por edhe me ndërveprim kulturor dhe bashkëpunim politik të paprecedentë.

Në takimin e fundit për të diskutuar Shengenin ballkanik mes Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Shqipërisë u diskutua mundësimi i lëvizjes së lirë të njerëzve, shërbimeve, mallrave dhe kapitaleve në hapesirëne Ballkanit Perëndimor pa marrë parasysh se tre vendet e tjera të rajonit, respektivisht Mali i Zi, Kosova dhe Bosnja-Herzegovina u shprehën kundër projekt-planit. Kohë më parë është arritur dhe marrëveshja për heqjen e disa barrierave doganore apo shkëmbimet në fushën e sigurisë dhe inteligjencës për të parandaluar krimin ndërkufitar, ndërkohë që CEFTA, apo marrëveshja e tregtisë së lirë ka vite që funksionon. Ose jo. Pra është aty de jure por de facto ka prodhuar pak rezultat.

Në fakt ka disa lloje formash integrimi ekonomik mes dy apo më shumë shtetesh dhe integrimi politik i rajonit duhet domosdoshmërisht të shkojë përmes një integrimi ekonomik. Disa prej këtyre janë zonë e lirë ekonomike, bashkim doganor, treg i përbashkët, bashkim ekonomik dhe një integrim ekonomik i plotë. Në një zonë të lirë ekonomike, hiqen tarifat dhe kufizimet sasiore të llojeve të tjera, të traktatit apo memorandumit përkatës. Ndërsa në rastin e themelimit të një bashkimi doganor, përveç heqjes së diskriminimit në lëvizjen e mallrave mes vendeve nënshkruese, arrihet gjithashtu barazia e tarifave në tregtinë me vendet joanëtare. Një formë edhe më e ngushtë e integrimit ekonomik është ajo e krijimit të një tregu të përbashkët, ku hiqen jo vetëm ndalesat e tregtisë, por edhe barrierat jotregtare mes vendeve nënshkruese.

Lexo edhe:

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportohej heroinë, zbardhen EMRAT e 4 efektivëve të arrestuar

Liga e Kombeve, de la Fuente: Kënaqësi të përballesh me Portugalinë, Ronaldo një legjendë

Ndërsa në rastin e një bashkimi ekonomik, diferenca me tregun e përbashkët shtrihet në faktin që kombinon ndalesat e çfarëdolloj në lëvizjen dhe qarkullimin e lirë të mallrave dhe shërbimeve. Dhe së fundmi, integrimi ekonomik i plotë presupozon unifikimin e politikave fiskale, monetare dhe sociale dhe kërkon ngritjen e një autoriteti mbikombëtar, vendimet e të cilit janë të detyrueshme për shtetet anëtare.

E ardhmja e rajonit do bazohet patjetër në një nga format e sipërpërmendura dhe një nivel integrimi çon paevitueshmërisht në nivelin tjetër. Shqipëria duhet të prezantohet dinjitetshëm në arenën ballkanike, me propozime konkrete, me plane dhe strategji afatgjata zhvillimi, duhet t’i mëshojë mbrojtjes së të drejtave të shqiptarëve kudo që ata ndodhen pa kompleks inferioriteti, të aktivizojë instrumente, si diplomacinë publike, diplomacinë ekonomike etj., si dhe në vija të përgjithshme të formulojë një politikë të jashtme koherente dhe realiste, të aftë për të prodhuar rezultate konkrete bazuar në objektiv të qartë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportohej heroinë, zbardhen EMRAT e 4 efektivëve të arrestuar

14:11 : 08/06/2025
SPORT

Liga e Kombeve, de la Fuente: Kënaqësi të përballesh me Portugalinë, Ronaldo një legjendë

14:08 : 08/06/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës

14:01 : 08/06/2025
AKTUALITET

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

13:55 : 08/06/2025
RAJONI

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

13:51 : 08/06/2025
BOTA

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025
Para

‘Për Maqedoninë Macronin s’e mbështeti askush’/DW: Përjashtimi i Ballkanit Perëndimor një kërcënim i mundshëm për konflikte

TË GJITHA

Nuk ushtruan kontroll në mjetin ku po transportohej heroinë, zbardhen EMRAT e 4 efektivëve të arrestuar

14:11 : 08/06/2025

Liga e Kombeve, de la Fuente: Kënaqësi të përballesh me Portugalinë, Ronaldo një legjendë

14:08 : 08/06/2025

E rëndë në Tiranë, 30-vjeçari hidhet nga lartësia dhe i jep fund jetës

14:01 : 08/06/2025

Policia zbulon lëndë piroteknike në murin e Universitetit Politeknik

13:55 : 08/06/2025

Autoritetet serbe ndalojnë një ish-pjesëtar të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës

13:51 : 08/06/2025

Shpërthen depo e karburantit në afërsi të Moskës, flakët mbulojnë 20 mijë metra katrorë tokë

13:42 : 08/06/2025

38-vjeçari i thyen xhamin e makinës dhe sulmon fizikisht shoferin në Durrës, i merr çantën me para

13:34 : 08/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com