• Kontakt
Tuesday, July 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

KPA shkarkon përfundimisht prokurorin Ramadan Troci

20:00 : 21/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, VETTING

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka lënë në fuqi vendimin e KPK-së që shkarkonte nga detyra prokurorin Ramadan Troci.

Vendimi

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ardian Hajdari kryesues, Ina Rama  relatore, Luan Daci, Natasha Mulaj, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr.2/2019, datë 08.01.2019, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci kundër vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, germa “a” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, vendosi në mënyre unanime:

Lënien në fuqi të vendimit nr. 77, datë 15.11.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që i përket subjektit të rivlerësimit Ramadan Troci.

Lexo edhe:

Dorëhiqen nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët e Sarandës dhe Vaut të Dejës

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra në 24 orë 

Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

Vendimi i KPK-së

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë nga Genta Tafa Bungo, kryesuese, Pamela Qirko relatore dhe Suela Zhegu anëtare, i komunikuan mesditën e sotme shkarkimin nga detyra prokurorit pranë Prokurorisë së Përgjithshme, Ramadan Troci.

Ky i fundit ka ardhur i shoqëruar së bashku me përfaqësuesin e tij ligjor Adrian Leka. Pas dhënies së vendimit për shkarkimin e tij,Troci ka preferuar të mos japë koment për këtë vendim, ndërsa avokati Leka u shpreh se do të ndjekin gjithë procedurat për të kryer ankim duke besuar se do të fitojnë në Apel.

Prokurori Ramadan Troci u përball me KPK-në më datë 9 nëntor 2018, kur u zhvillua seanca dëgjimore për rezultatet e hetimit administrativ të zhvilluar për të tre kriteret e vetingut, atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aspektit profesional.

KPK ngriti dyshimet për pasuri të fshehura; një makinë e blerë nga vëllai, targat e së cilës përkojnë me të dhënat e tij “AA 077 RT” si dhe aksionet në një kompani minerare në emër të baxhanakut.

Sipas trupës gjykuese, prokurori Troci rezultoi me probleme në dy nga tre kriteret e rivlerësimit që lidhen me pasurinë dhe aftësitë profesionale.

Troci, i cili e kryen aktualisht detyrën pranë Prokurorisë së Përgjithshme zotëron si pasuri të deklaruar një apartament rreth 100 metra katrorë në Kashar dhe një depozitë bankare me vlerë 2.5 milionë lekë në bankë. Por, ishin pasuritë e padeklaruara në emër të miqve apo familjarëve ato që ngritën dyshime rreth integritetit të prokurorit Troci, i cili nga ana e tij këmbënguli se nuk kishte pasuri të fshehura apo ndonjë lidhje me to.

Akuza për fshehjen të pasurisë ishte ngritur edhe në raportin e Inspektoriatit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, ILDKPKI, lidhur me një objekt 32 metrash katrorë të ngritur mbi një sipërfaqe toke pranë shtëpisë së prindërve të tij në Paskuqan.

Për legalizimin e këtij objekti ishte dërguar në ALUIZNI një kërkesë në emër të Ramadan Trocit, por ky i fundit pretendoi se nënshkrimi ishte falsifikuar dhe ia faturoi këtë veprim të atit, që sipas tij kishte për synim të legalizonte sipërfaqen prej 1 mijë metrash të truallit të blerë në vitin 1997 në Paskuqan.

Ndërkohë, relatorja Pamela Qirko, theksoi gjatë seancës dëgjimore se; Troci jeton prej dy vitesh në një apartament me pronësi të paqartë në zonën e Pazarit të ri në Tiranë, që i është dhënë atij me qira pasi janë shpenzuar rreth 30 mijë euro për mobilim. Sipas saj, prona është fituar me klering nga A.Sh, ortak i një kompanie. Ajo shtoi se kjo pronë është identifikuar përmes denoncimit të një qytetari dhe ngrihen dyshime të arsyeshme mbi mënyrën e marrjes së saj me qira. Ndërkohë, vlera shumë e ulët e qirasë dhe investimi 30 mijë euro për mobilim në një pronë, që A.Sh nuk e përdor, është dukur mjaft i çuditshëm për trupën gjykuese.

 

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dorëhiqen nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët e Sarandës dhe Vaut të Dejës

11:28 : 15/07/2025
AKTUALITET

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra në 24 orë 

11:22 : 15/07/2025
AKTUALITET

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

11:12 : 15/07/2025
AKTUALITET

Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

11:06 : 15/07/2025
AKTUALITET

Godina rrethohet me tritol në Theth, pronari: Mesazhi i Ramës, duan të na fundosin

11:05 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
Para

Holanda tjetër ‘shuplakë’ të fortë Shqipërisë: Reformat kanë ngecur qëkur Rama mori pushtetin

TË GJITHA

Dorëhiqen nënkryetarët, administratorët dhe të gjithë drejtorët e Sarandës dhe Vaut të Dejës

11:28 : 15/07/2025

Situata e zjarreve në vend, 19 vatra në 24 orë 

11:22 : 15/07/2025

Programi i Rindërtimit nuk i shembi barrierat për personat me aftësi të kufizuar

11:12 : 15/07/2025

Aksidentohet teksa po hapte pusin e ujit, humb jetën 55-vjeçari në Koplik

11:06 : 15/07/2025

Godina rrethohet me tritol në Theth, pronari: Mesazhi i Ramës, duan të na fundosin

11:05 : 15/07/2025

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025

Rama e ktheu në zonë lufte, burrat e Mirditës nisen drejt Thethit në mbështetje të banorëve

10:47 : 15/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com