• Kontakt
Sunday, July 20, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Politikë e mplakur

12:04 : 20/10/2019
në KRYESORE, OP-ED, POLITIKE

Nga Artan Fuga

Nga libri im “Shoqëria Piramidale” që Papirus vendos së shpejti në qarkullim
—–
Shoqëria shqiptare në fazën e saj të modelit piramidal i ngjan një personi me subjektivitet skizofrenik, të ndarë në dy pjesë, që nuk shkrihen dot në një të vetme.
Nga njëra anë individi sidomos në kushtet e mediave të reja dhe të komunikimit shoqëror të bazuar te ato është fragmentuar, ka një sjellje të individualizuar, merr pjesë në një komunikim social të përditshëm shumë horizontal. Kurse nga ana tjetër politika dhe pushteti kanë mbetur në formën e tyre piramidale, madje vijnë duke u centralizuar gjithnjë e më tepër. Klasa politike ka mbetur pas kohës, ka mbetur pas evoluimit shoqëror sepse nëse do të emancipohej duhej t’i humbiste ato privilegje mbi të cilat qendron tani.

Individi, sidomos të rinjtë, komunikojnë gjithnjë e më shumë me teknologjinë e mediave të reja, vozisin në web, marrin pjesë në rrjetet sociale duke bashkëbiseduar lirshëm atje. Ata përdorin disa ekrane njëherazi duke ndjekur hedhur “një sy” njëherazi sa në ekranin e kompjuterit, sa te tableta, sa te ekrani i televizorit, sa te ai i telefonit, duke kërkuar informacion të ndryshëm dhe të ri. Është mësuar me një fluks informacioni që ndryshon shumë shpejt. Kurse nga ana tjetër sheh në televizion të njëjtat fytyra politike dhe çdo mbrëmje të njëjtin fjalim politik.

Në rrjetet sociale rinia është mësuar të dialogojë duke shkëmbyer ide, pikëpamje, qëndrime, kurse komunikimi politik zyrtar mbështetet te propaganda që nuk e pranon tjetrin, që nuk e dëgjon tjetrin, por thjesht mbron me fanatizëm gjithçka i intereson.

Modestia që ta imponon komunikimi në rrjetetet sociale bie ndesh me madhështinë dhe qendrimet impozante të liderit politik.

Lexo edhe:

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

Njeriu në komunikimin në web mësohet me ekzistencën e të tjerëve dhe t’i respektojë ata, në mendimin e tyre ndryshe, kurse politikani në pushtet vendoset vetë në qendër dhe ndërsa ai ka gjithmonë të drejtë, të tjerët e kanë gjithmonë gabim.

Në mediat sociale individi komunikon mes të barabartëve, në politikë ai sheh se politikani që sundon pretendon se i di të gjitha, kërkon një status të privilegjuar në komunikim : ai flet, të tjerët dëgjojnë, di çdo gjë: edhe politikën e jashtme, edhe ndërtimin e rrugëve, edhe rolin e taksave në ekonominë kombëtare, edhe si ndërtohen qytetet, edhe si krijohet modeli i një arsimi universitar, gjithçka.

Bota e lirë e web-it ka hyrë në “sherr” me botën reale të shoqërisë piramidale.

Në web individi hidhet nga një rrjet social te një rrjet tjetër, nga një bisedë te tjetra, nga një veprim te tjetri. Kurse në jetën reale gjithçka centralizohet. Politika e sundon individin deri në jetën e vet familjare të përditshme. Hyn në shtëpi dhe hap televizorin, bombardohet nga politika. Edhe në jetën ekonomike është politika që i qendron mbi kokë : PPP, rritja e taksave, politika e çmimeve, gjithçka e politizuar.

I duhet të rregjistrohet në një universitetet, ka nevojë të kalojë nëpërmjet organizmave të ministrisë të arsimit. Është në punë në sektorin publik ose ka të afërt të punësuar atje, qëndron me sytë hapur sepse ndryshimet politike mund të sjellin për pasojë humbjen e punës. Do të bëjë një punim të thjeshtë meremetimi në banesën e tij duhet të drejtohet te instanca administrative e pushtetit lokal për të marrë leje.

Do te marrë një titull shkencor apo një grade shkencore është politika që përcakton kriteret. Edhe për festat fetare dëgjon që urimet i bëjnë politikanët. Ka një çështje në gjyq, politika është duke bërë reformën në këtë sektor, dhe gjyqtarët janë shumë të ndjeshëm nga politika. I duhet një profesori të ndryshojë programin mësimor, duhet të drejtohet në dikasterin përkatës për të marrë leje te politika.

Shoqëria shqiptare nuk ka arritur ta shkëpusë jetën e përditshme të qytetarit nga politika, nga diktati qeveritar, nga kontrolli i shtetit.
Jeta individuale është e politizuar, ndërkohë qytetari jo vetëm është përjashtuar nga institucionet, ndërsa në komunikimin e përditshëm në web është i lirë dhe i pavarur në zgjedhjet e veta.

Ja përse ligjërimi politik i liderave me pushtet është vjetruar kaq shumë, duket si një zë i largët patriarkal që nuk dëgjohet dot më nga të rinjtë, nuk durohet prej tyre, është një zë fajndjellës, i huaj, vjen si një urdhër, jehonë e një bote të mplakur mendërisht, vjen si një ndëshkim, ka dalë nga koha, u ngjan zërave të dikurshëm që dilnin nga altoparlantet e propagandës së regjimit në stacione trenash, reparte ushtarake apo konvikte.

Ka humbur komunikimin me shtresat e gjera të popullsisë, të rinisë, të intelektualëve.

Te vret veshin, ka një sintaksë të zvargur, nuk të thotë asgjë që mund të të interesojë.

Këtu politika piramidale, autoritare, egocentrike, mbërrin në kufirin e vet të fundit, sepse bëhet e papranueshme nga individi që nis e jeton një mjedis dhe univers kulturor krejt tjetër.

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025
AKTUALITET

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025
AKTUALITET

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025
AKTUALITET

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025
BOTA

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025
AKTUALITET

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025
Para

Çau kordonin e policisë me makinë, gjykata vendos masën e sigurisë për ...

TË GJITHA

Horoskopi, 20 korrik 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 19/07/2025

“Mashtrues…”, aktivisti i Lëvizjes Bashkë përplaset ashpër me gazetarin Flavio Qarri

22:46 : 19/07/2025

U konfliktuan me gota dhe shishe në një lokal nate në Palasë, procedohen dy persona

22:28 : 19/07/2025

Detaje të reja nga sherri në Ksamil, ja si nisi konflikti/ VIDEO

22:14 : 19/07/2025

CEO i Astronomer jep dorëheqjen pas zbulimit të lidhjes jashtëmartesore në koncertin e Coldplay

22:05 : 19/07/2025

Berisha pret në takim një nga drejtuesit e ‘Forza Italia’, ja çfarë u diskutua

21:51 : 19/07/2025

Sherr në Durrës, dy pushues përplasen fizikisht me punonjësin e çadrave

21:27 : 19/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com