• Kontakt
Wednesday, May 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Ma lidhi vajzën në karrige dhe i dogji gjuhën me spec”/ Edukatoren monstër e ‘tradhëton’ sms e pronares

12:01 : 16/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

Asnjë prind nuk toleron dhe nuk duron qoftë edhe një shpullë ndaj fëmijës së tij. Jo më tepër siç mendohet se mund t’i ketë ndodhur një të mituri, për të cilin e ëma kërkoi ndihmën e Komisariatit nr. 4 dhe më tej deponoi detaje si edhe kërkoi zbardhjen e të vërtetës. Një burim i sigurt i tha Gazetës “Si” se kallëzimi u dorëzua nga shtetasja Anisa Xhumari, e cila ka denoncuar një edukatore kopshti që pritet të referohet për hetime të mëtejshme për akuzën e keqtrajtimit të të miturit.

Nëna, e cila punon si farmaciste dhe që ka dy fëmijë binjakë të moshës tre vjeç, sipas burimeve të sigurta të Gazetës “Si” shprehet: “Fëmijët e mi i kam regjistruar në kopshtin privat pranë ‘Kodrës së Priftit’. I dërgova fëmijët si zakonisht në kopshtin privat dhe kur u kthyen, njëri nga fëmijët më tha se njëra nga edukatoret që quhet Romina, i ka djegur gojën me spec. Kontaktova me pronaren F. Kadria dhe ajo e mohoi kategorikisht. Por, në orën 20:43 pronarja gabimisht në vend që t’ia çonte edukatores SMS-të m’i dërgoi mua. Në mesazhe ajo thotë: “I kishin thënë binjakët mamit, por i thashë që nuk e bëri, por që i tha se do ju djeg gojën me spec”.

Siç rezulton pas këtij mesazhi të nisur gabimisht, nëna e dy binjakëve ka shkuar në kopshtin e fëmijëve dhe ka kërkuar të shikojë kamerat e sigurisë me pretekstin “se nuk jam e qetë dhe dua ta shikoj me sytë e mi kamerën”.

Anisa Xhumari shton: “Pashë kamerat dhe pashë Rominën duke e goditur fëmijën tim me shpullë në faqe,  e uli me forcë në karrigen e bukës, e lidhi me rripin e karriges dhe pastaj shkoi në kuzhinë. E pashë me një spec në dorë që tentonte t’ia fuste fëmijës në gojë dhe fëmija i trembur përpiqej ta largonte specin”.

Në denoncimin që Gazeta “Si” disponon, ajo tregon më tej se kamerat tregojnë sesi më pas në dhomë hyn pronarja dhe e merr fëmijën duke e larguar.

Lexo edhe:

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

Agjenti pyet: A mund të na thoni se përse e ka bërë këtë veprim Romina?

Anisa: Këtë veprim e ka bërë, pasi vajza ime ka kafshuar një fëmijë.

Agjenti: A kishte shenja fëmija juaj nga kjo dhunë?

Anisa: Jo, nuk kishte.

Agjenti: A keni pasur raste të tjera të dhunës në këtë kopsht?

Anisa: Jo nuk ka pasur, është hera e parë.

Agjenti: A mund të na thoni nëse i keni pamjet filmike?

Anisa: Jo, nuk i kam dhe nuk e di nëse janë fshirë, por kamerat i pashë vetë.

Agjenti: A mund të na thoni pse erdhët me vonesë për ta dorëzuar kallëzimin?

Anisa: Sepse fillimisht vendosa t’i bëja vetë hetimet dhe verifikimet.

Agjenti: A mund të na thoni a keni probleme me pagesat dhe a i çoni më fëmijët në këtë kopsht?

Anisa: Jo, nuk kam pasur asnjëherë probleme me pagesat dhe fëmijët e mi nuk i çoj më në këtë kopsht, sepse ndërrova menjëherë kopsht.

Policia, në vazhdën e veprimeve që po kryen, ka thirrur dhe pyetur pronaren e kopshtit që siç kuptohet nga dosja që Gazeta “Si” disponon ekskluzivisht, ajo i përshkruan dy vajzat e vogla binjake si shumë të vështira.

Fatbardha: Anisa ka dy vajza shumë të vështira dhe ato kanë pasur problem me fëmijët e tjerë. Atë ditë njëra prej tyre kafshoi një vajzë pesëvjeçare në krahë. Njëra nga edukatoret e mori vajzën dhe e uli në karrige dhe duke i thënë pse e kafshove, i tha ‘do ta djeg gojën me spec’, por në fakt ajo nuk kishte asgjë në dorë.

Policia e ka pyetur edhe për mesazhin në WhatsApp dhe ajo është justifikuar se ia kishte nisur pa dashje Romina dhe pa dashje ia kishte nisur të ëmës. Por nuk ka asgjë për të dyshuar shton pronarja.  

Agjenti: A mund të na thoni a i keni pamjet filmike që Anisa thotë që i ka parë?

Pronarja: Jo, kamerat e sigurisë kanë dy muaj që nuk punojnë. Sa u takon karrigeve që thotë se ka parë që i   kishim lidhur me rrip, janë tri karrige ku ne lidhim fëmijët me rrip sigurimi, pasi janë vetë karriget të tilla, pasi fëmijët janë të vegjël.

Në procesverbalin që Gazeta “Si” disponon, shtohet edhe marrja në pyetje e edukatores Romina Biba, 35 vjeç, e cila këmbëngul se nuk ka ushtruar asnjë gjest dhune ndaj fëmijës së vogël. Por sikundër pohojnë burime pranë komisariatit numër. 4 për Gazetën “Si”, agjentët do kërkojnë sekuestrimin e kamerave të sigurisë të kopshtit privat dhe pas këqyrjes së telefonit të nënës do rikthejnë edhe mesazhet në WhatsApp të dërguara nga pronarja e kopshtit, mesazhe që më pas janë fshirë prej saj. Marrë nga Gazeta Si

Lajme të lidhura

SPORT

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025
HOROSKOPI

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025
AKTUALITET

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025
BOTA

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025
AKTUALITET

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025
SPORT

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025
Para

De Ligt: Te Ajaks ndihesha i pathyeshëm, Por tani...

TË GJITHA

Chelsea fiton Conference League, mund Betisin me përmbysje në pjesën e dytë

22:59 : 28/05/2025

Horoskopi, 29 maj 2025/ Zbuloni çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:57 : 28/05/2025

Berisha: Mesazhi i Ambasadës së SHBA-së ishte për popullin shqiptar

22:43 : 28/05/2025

Ekspertët: Euro mund të zëvendësojë dollarin si monedhë rezervë globale

22:41 : 28/05/2025

Vendimi/ Qeveria jep 80 milionë lekë për “Durrah City Football Academy”

22:38 : 28/05/2025

Finalja e Ligës së Konferencës, Chelsea përmbys Betis me dy gola në 5 minuta

22:33 : 28/05/2025

Betis-Chelsea/ Gjithçka nis nga e para, anglezët barazojnë finalen (Video)

22:29 : 28/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com