• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përplasja mes “Bankers” dhe “Tosk Energji” nxjerr në rrugë 1.000 naftëtarë/ Paralajmërohen protesta në Tiranë

09:36 : 15/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Lexo edhe:

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

“Qeveria pa vizion”, Tabaku: Programi i Ramës është riciklim premtimesh 12-vjeçare

Ditën e sotme, punëtorët e Rafinerisë së Naftës së Ballshit, pritet të mblidhen para Prefekturës së Fierit për të protestuar, kundër ndërprerjes së punës. Naftëtarët kanë paralajmëruar protesta edhe në Tiranë, nëse nuk zgjidhet situata.

Prej një muaji, Uzina e Përpunimit të Naftës në Ballsh ka ndalur aktivitetin, duke lënë pa punë rreth 1.000 naftëtarë. Shkak, u raportua të ishte bërë mungesa e lëndës së parë, naftës bruto, të cilën e zotëron në masën 85 % në shkallë vendi, Bankers Petroleum.

Por, pas protestës së funti të naftëtarëve, Bankers Petroleum Albania ka reaguar duke ia hedhur fajin kompanisë “Tosk Energji”.

“Bankers Petroleum Albania është informuar nga media se punonjësit e kompanisë ‘Tosk Energji’ që punojnë në rafinerinë Ballsh kanë protestuar dje pasi kjo rafineri është mbyllur. Përfaqësuesit e kompanisë kanë deklaruar për mediat se rafineria është mbyllur si rezultat i mos-furnizimit me naftë të papërpunuar nga Bankers Petroleum Albania. Me keqardhje, vërejmë se punonjësit janë duke u përdorur nga ‘Tosk Energji’ që në fakt nuk ka arritur të përmbushë termat dhe kushtet e Kontratës së Shitjes së Naftës Bruto për 2019. Në fakt, Bankers dhe ‘Tosk Energji’ kanë rënë dakord për Programin e Dorëzimit të naftës bruto në bazë ditore për Shtator 2019 dhe vëllimet e dorëzimit për Tetor-Dhjetor 2019, që në 27 Gusht. Në këtë ditë, ‘Tosk Energji’ ekzekutoi Amendimin 4 të kontratës për ngarkesat e naftës bruto gjatë Shtator-Dhjetor 2019. Gjatë ditëve të fundit të gushtit, Bankers kërkoi nga Tosk Energji që të siguronte letër kreditin, por Tosk Energji konfirmoi zyrtarisht që për volumet gjatë muajit Shtatorit, derisa ata të hapin një letër krediti (siç kanë bërë në të kaluarën), Tosk do të tërheqë të gjitha ngarkesat e planifikuara duke bërë parapagime dhe pa shkaktuar ndonjë ndikim në operacionet dhe financat e Bankers. Gjatë fundit të muajit gushtit dhe fillimit të shtatorit, Bankers i është drejtuar kompanisë Tosk me disa e-mail zyrtarë duke kërkuar prej tyre hapjen e letër kreditit ose kryerjen e parapagimit për volumet e planifikuara për muajin Shtator. Por gjatë gjithë muajit Shtator, Tosk bëri vetëm një parapagim në vlerë prej 500 mijë USD dhe Bankers dorëzoi në Tosk (pikërisht në 1 Shtator) rreth 1.420 Mt bruto që mbulohej nga ky parapagim. Për periudhën 1-10 Shtator, Bankers iu drejtua sërish disa herë Tosk Energji, por ajo nuk pagoi, pavarësisht se Bankers ishte në dispozicion dhe i ofroi të shesë sasitë e rënë dakord. Tosk Energji jo vetëm që nuk pagoi/ nuk tërhoqi sasitë dhe nuk iu përgjigj Bankers, por shkoi edhe më tej, duke ndërprerë komunikimin me ne. Tosk Energji ka shkelur disa herë kontratat e shitjeve të naftës bruto duke e vendosur Bankers në situata të vështira për lëvizjen/shpërndarjen e naftës së prodhuar dhe shumë herë duke shkaktuar kosto shtesë të konsiderueshme. Tosk Energji ka treguar se nuk ka vullnet të mirë për të bashkëpunuar dhe për më tepër kurrë nuk ka informuar Bankers për ndonjë mbyllje të rafinerisë Ballsh për çështje teknike të papritura ose për ndonjë arsye tjetër. Duke qenë në kushte të tilla, Bankers nuk kishte asnjë zgjedhje tjetër, veçse të shiste këto volume në eksport. Bankers ndër vite ka treguar gjithmonë se ka respektuar kontratat dhe angazhimet e saj. Edhe në këtë rast, ajo ka mbetur e angazhuar, por përsëri Tosk Energji është ajo që nuk po respekton kushtet e kontratave të nënshkruara”, njoftoi Bankers.

Lajme të lidhura

BOTA

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

18:35 : 18/09/2025
AKTUALITET

“Qeveria pa vizion”, Tabaku: Programi i Ramës është riciklim premtimesh 12-vjeçare

18:16 : 18/09/2025
BOTA

Provokoi në deklaratën për vrasjen e Charlie Kirk, ABC pezullon emisionin e Jimmy Kimmel

18:11 : 18/09/2025
AKTUALITET

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025
SHOW BIZ

Çudit Xheneta: Më kanë bërë magji të zezë, nuk arrij të fle në shtëpinë time

17:50 : 18/09/2025
BOTA

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

17:37 : 18/09/2025
Para

Lëvizje në Policinë e Shtetit, ja shefat e rinj

TË GJITHA

Izraeli urdhëron evakuim në Libanin jugor, IDF paralajmëron sulme ndaj Hezbollahut

18:35 : 18/09/2025

“Qeveria pa vizion”, Tabaku: Programi i Ramës është riciklim premtimesh 12-vjeçare

18:16 : 18/09/2025

Provokoi në deklaratën për vrasjen e Charlie Kirk, ABC pezullon emisionin e Jimmy Kimmel

18:11 : 18/09/2025

Tensionet në Kuvend/ Arlind Qori: Rama foli si Mussolini, Peleshi u soll si dordolec pa autonomi

18:05 : 18/09/2025

Çudit Xheneta: Më kanë bërë magji të zezë, nuk arrij të fle në shtëpinë time

17:50 : 18/09/2025

VIDEO/ Trump “e bën rrugë”, ngatërron sërish Shqipërinë me Armeninë: Zgjidha luftën mes tyre!

17:37 : 18/09/2025

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi”

17:34 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com