Ky vit i ri akademik ka shkaktuar shumë problemeve në universitet e rretheve për shkak të numrit të pakët të regjistrimeve.
Nga universiteti i Shkodrës na vijnë shifra alarmante për raundin e parë. Në degën e fizikës ka pasur “zero” regjistrime, ç’ka mund të çojë edhe në mbylljen e kësaj dege, gjithashtu edhe për degët e mësuesisë ka pasur shumë pak regjistrime
Në një deklaratë për mediet për këto çështje, rektori i Universitetit, Adem Bekteshi tha se kjo vjen për shkak të rritjes së mesatares dhe një politike të re nga qeveria për ata që priten të edukojnë brezin e ri. Ndërkohë, bëri të ditur se në nivelin Bachelor janë regjistruar për herë të parë 910 studentë.
“Sivjet kemi përmirësuar kushtet,studentet e ekonomikut nisin në kushte bashkëkohore qe ne i duam për secilin student”, është shprehur rektori.