Sot, nisi viti i ri akademik 2019-2020 në universitete, por duket se problemet që hasin studentët janë njësoj me vitin e kaluar. Asgjë nuk është përmirësuar dhe premtimet e qeverisë dhe të bashkisë duket se kanë qenë boshe pas protestave masive të dhjetorit të vitit 2018.
Sot studentët janë mbledhur nëpër oborret e fakulteteve ku kanë diskutuar për problemet dhe për mundësinë e rinisjes sërish të protestave deri në plotësimin e kushteve
Gjatë orëve të para të mëngjesit aktivistë të Lëvizjes Për Universitetin kanë zhvilluar aksion me grafiti te Ministria e Arsimit dhe shumë universitete/fakultete në Tiranë.
“DUAM KUSHTE, DUAM DIJE, JO PALLAVRA QEVERIE” -është një ndër shkrimet që mbizotëron më shumë nëpër mure.