• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikti/ Eurosig i detyrohet 100 milionë lekë “Albcontrol”. Rasti, në shqyrtim në Gjykatën e Apelit

09:59 : 13/10/2019
në AKTUALITET, EKONOMI, KRYESORE

Nga Boldnews.al

Gjykata e Apelit të Tiranës ka nisur shqyrtimin e një konflikti mes “Eurosig” dhe shoqërisë “Albcontrol” sh.a, pasi gjykata e shkallës së parë vendosi që kompania private e sigurimeve duhet t’i paguajë rreth 100 milionë lekë kompanisë publike të kontrollit ajror.

Konflikti gjyqësor multi-milionësh ka nisur në vitin 2015 dhe, në 13 Shkurt të vitit 2019, gjykata e Tiranës, me vendimin nr. 958, caktoi “Eurosig” sha përgjegjëse për mospërmbushjen e një kontrate, në të cilën përfshihej edhe një kompani transporti.

Konflikti
Shoqeria “Albcontrol” sh.a, në datë 2 Shkurt 2012, ka lidhur me personin e tretë “SH…” kontratën, e cila ka patur për objekt transportin e punonjësve të saj në linjat Tiranë – Rinas dhe anasjelltas, bazuar në “Ligjin për Prokurimin Publik” .

Lexo edhe:

KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

“Lubi Balluku ka pasion vetëm për të vjedhur”, Berisha: Balla, një kriminel i vërtetë

Kjo kontratë është siguruar nga pala e paditur, “Eurosig” sh.a nëpërmjet formularit të sigurimit datë 19.01.2012 në shumën 9.700.000 (nëntë milion e shtatëqind mije) lekë, si kusht për garantimin e ekzekutimit të kontratës që do të nënshkruhej me paditësin (në atë kohë “ANTA” sh.a) dhe “SH…” sh.a. Sigurimi i kontratës është kusht ligjor i parashikuar në legjislacionin për prokurimin publik.

Sipas parashikimeve të formularit të sigurimit të kontratës, kompania “Eurosig” sh.a merr përsipër që vlerën e siguruar prej 9.700.000 lekë, ta transferojë në llogarinë e “Albcontrol” brenda 15 ditëve nga kërkesa e thjeshtë dhe e parë me shkrim, “..pa kërkuar shpjegime, me kusht që kjo kërkesë të përmendë mos-përmbushjen e kushteve te kontratës”.

Duke filluar nga data 19.06.2013, “Albcontrol” sh.a ka njoftuar në mënyrë të vazhdueshme kompaninë e transportit “Sh..”, me shkresa zyrtare e jo vetëm, për disa probleme të evidentuara lidhur me mospërmbushjen e kushteve specifike dhe teknike të parashikuara në kontratë.

Në datën 28.04.2014, “Albcontrol” i është drejtuar me shkresën kompanisë “Eurosig”, duke e njoftuar për sa më sipër dhe duke kërkuar prej saj, transferimin të vlerës së siguruar nga shoqëria “Sh…”, 9.7 milionë lekë.

“Eurosig”, në datë 12.05.2014 i ka kthyer pergjigje shoqerise “Albcontrol” sha, duke i shpjeguar se, pas komunikimeve me klientin e tyre, pra me shoqërinë e “SH..”, rezulton se kontrata për transportin është ndërprerë për shkak të shkeljes së detyrimeve kontraktore nga shoqëria e kontrollit të trafikut ajror.

Nën këtë argument, “Eurosig” nuk ka pranuar që të çlirojë shumën 9.7 milionë lekë, në favor të “Albcontrol”.

Procesi gjyqësor
Shoqëria publike “Albcontrol”, pasi nuk ka gjetur zgjidhje tjetër, i është drejtuar gjykatës së Tiranës me padi civile.

Gjykata e Tiranës, në përfundim të shqyrtimit gjyqësor, konstaton se padia e “Albcontrol” duhet pranuar, duke vendosur se “Eurosig” sha duhet të paguajë detyrimin prej 9.7 milionë lekë të reja.

Në vendimin e zbardhur, gjykata e Tiranës argumenton se “Shoqëria “Eurosig” sh.a ka pranuar nëpërmjet Formularit të Sigurimit të Kontratës – detyrimin për llogari të “Albcontrol”, për garantimin e ekzekutimit të kontratës të lidhur ndërmjet saj dhe shoqërisë së transportit “Sh…”, e parashikuar me kushtet specifike.

Kushti që ka pranuar në mënyrë eksplicite “Euurosig” sh.a, në këtë formular është përmbushur: Kërkesa e “Albcontrol” për transferimin e shumës, ku të përmendet mos – përmbushje e kushteve të kontratës – sipas shkresave të depozituara në cilësinë e provës, të pranuara edhe nga palët në gjykim”.

Gjykata vëren se shoqëria “Eurosig” sh.a, ka hyrë garante për ekzekutimin e kontratës, si një detyrim ligjor që rrjedh nga prokurimi i shërbimeve.

Gjykata arrin në përfundimin se padia e “Albcontrol” duhet të pranohet, duke u detyruar shoqëria “Eurosig” sh.a të transferojë në llogarinë e paditesit shumën 9.700.000 lekë, si edhe kamatat, të cilat janë 710.000 lekë.

Pas këtij vendimi, kompania “Eurosig” e ka ankimuar vendimin në Gjykatën e Apelit, e cila pritet të marrë një vendim përfundimtar për rastin.

Etiketa: albcontrolEurosig

Lajme të lidhura

AKTUALITET

KLSH: Bordi i AMF nuk ka ndërmarrë masa penalizuese ndaj shoqërive të sigurimit

08:32 : 14/04/2025
AKTUALITET

“Lubi Balluku ka pasion vetëm për të vjedhur”, Berisha: Balla, një kriminel i vërtetë

10:47 : 03/03/2025
AKTUALITET

“Becchetti zbrazi llogaritë”/ PD: Qeveria mbush sërish buxhetin e AlbControl, i jep e 20 mln euro të tjera

11:04 : 29/12/2024
AKTUALITET

Me borxhe deri në fyt e llogari të bllokuara, “Albcontrol” rriti pagat me 30%

12:49 : 15/11/2024
AKTUALITET

E zuri korenti tek Albcontrol në Rinas dhe u la në mëshirë të fatit, vdes tragjikisht roja i “Illyrian Guard”

20:14 : 09/11/2024
AKTUALITET

Albcontrol me fonde të bllokuara deri në Mars për llogari të çështjes Becchetti

15:34 : 08/11/2024
Para

Operacionet turke në Siri, 100 mijë të shpërngulur

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com