• Kontakt
Thursday, August 28, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Xhixho nga Astiri: Nëse ulim kokën sot, atëherë …

21:08 : 12/10/2019
në AKTUALITET, POLITIKE

Ish-deputetë të opozitës iu bashkuan mbrëmjen e sotme protestës të qytetarëve të Astirit në Tiranë pas pranisë së shtuar të forcave të policisë, të cilat synonin bllokimin e protestës, por që nuk ia dolën.

Mes tyre ishte edhe nënkryetarja e LSI, Erisa Xhixho, që gjatë fjalës së saj, përveçse shprehu mirënjohjen e saj për rezistencën qytetare, akuzoi qeverinë se me sjelljen dhe politikat e saj po largon shqiptarët nga vendi.

“Nëse ulim kokën sot, do ta ulim përjetë dhe do të duhet të largohemi ashtu siç kanë bërë mijëra të rinj. Mbi 2 mijë të rinj aplikojnë për azil në Francë dhe për 70 vjet i bie që të mos kemi më fare shqiptarë. Kjo është fatkeqësia më e madhe që i ka bërë kjo qeveri popullit të vet, prandaj kërkoj rezistencë, forcë dhe një atdhedashuri shumë të madhe”, u shpreh ndër të tjera Xhixho.

Fjala e Nënkryetares së LSI-së, Erisa Xhixho:

Përshëndetje të gjithëve, në radhë të parë dua të shpreh mirënjohjen dhe respektin tim të veçantë për të gjithë rezistencën dhe për modelin që na keni treguar. Sepse vjen një moment që pas një krize ekonomike, një pushteti që nuk funksionon, një Parlamenti që nuk funksionon dhe një shteti në rrënim, mendon se ndenja e rezistencës qytetare vdes. Ndërkohe që kjo protestë, protesta e Unazës së Re, e cila është bërë një model frymëzimi për të gjithë Shqipërinë, na ka treguar se duhet të rezistojmë për të drejtat tona dhe të kuptojmë që fuqia jonë është shumë e madhe, ne vendosim dhe jemi sovrani për të ndërtuar shtetin shqiptar. Me këtë ç’dua të them? Që gjithë kjo protestë, që ju protestoni çdo ditë, me shi, me breshër, me vapë, me halle në familjet tuaja, me shqetësime, dhe pavarësisht gjithçkaje çdo ditë në orën 6 e gjysëm ju jeni këtu për të mbrojtur pronën tuaj, të drejtën tuaj. Ndaj çfarë? Ndaj një projekti totalisht korruptiv, kriminal, ku Prokuroria nuk vepron që të çojë përpara përgjegjësisë të gjithë ata që vjedhin pronën publike edhe taksat e shqiptarëve. Ndërkohë çfarë ndodh në gjithë këtë puzzle? E gjithë kjo protestë dhe e gjithë frika e pushtetit të sotëm ndaj protestës dhe zërit ndryshe, bën që të mobilizojë të gjithë qeverinë që të ndërtojë një ligj kundër kësaj proteste, një ligj apostafat për të kundërshtuar dhe për t’iu mbyllur gojën, për t’iu frikësuar, për t’iu traumatizuar dhe për të thënë një mesazh shumë të thjeshtë që: Këtu është shteti jonë, është shteti i Edi Ramës, një shtet kriminal që vendos për pronën tonë,për fatin tonë, për jetën tonë dhe për çdo gjë tjetër.

Lexo edhe:

Kanë burim të paligjshëm/ Pasuritë e sekuestruara të Kristian Konit arrijnë vlerën e 26 mln e 500 mijë€

Tabaku: Pas 430 milionë të harxhuara qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, rikthehet te landfilli

Rezistenca juaj këtu, pavarësisht arrestimeve të paligjshme për të drejtën e tubimit që garantohet me Kushtetutë në konventa evropiane dhe në të gjithë ligjet ndërkombëtare. Vij këtu sot së bashku me ju dhe shikoj të gjithë Policinë e Shtetit përpara nesh. Turp! Nuk e kam me zotërinjtë dhe zonjat që kryejnë detyrën sot, por me drejtuesit e tyre, ministrat e tyre që japin urdhrin për të vendosur popullin përballë popullit. Në vend që këta policë të ishin sot duke ndjekur kriminelët, bandat, trafikantët e drogës, vijnë këtu dhe trysnojnë protestuesit që mbrojnë pronën e tyre.

Për sa kohë kemi vendosur të jetojmë në Shqipëri dhe përsa kohë kemi vendosur që të jemi në opozitë me këtë shtet kriminal, që në fakt janë shumë njerëz kundra këtij pushteti që i bëri 1001 të zeza këtij vendi, por pavarësisht se ka të gjitha pushtetet dhe mendon se mund të drejtojë çdo gjë, forca jonë qëndron te rezistenca jonë, për ne dhe për fëmijët tanë për të kuptuar që duhet të mbrojmë të drejtat tona, liritë tona me çdo kosto. Nëse ulim kokën sot, do ta ulim përjetë dhe do të duhet të largohemi ashtu siç kanë bërë mijëra të rinj. Mbi 2 mijë të rinj aplikojnë për azil në Francë dhe për 70 vjet i bie që të mos kemi më fare shqiptarë. Kjo është fatkeqësia më e madhe që i ka bërë kjo qeveri popullit të vet, prandaj kërkoj rezistencë, forcë dhe një atdhedashuri shumë të madhe.

Respekt për të gjithë ju! Do të na keni për çdo moment krahë jush për këtë kauzë të drejtë.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kanë burim të paligjshëm/ Pasuritë e sekuestruara të Kristian Konit arrijnë vlerën e 26 mln e 500 mijë€

15:45 : 28/08/2025
AKTUALITET

Tabaku: Pas 430 milionë të harxhuara qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, rikthehet te landfilli

15:25 : 28/08/2025
AKTUALITET

EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor Policie

15:10 : 28/08/2025
AKTUALITET

Skema mashtruese “TXEX”! Policia: Qytetarët të bëjnë kujdes nga investimet online

14:57 : 28/08/2025
AKTUALITET

“Shqiponjat” arrestojnë një të mitur me d*ogë në Tiranë

14:40 : 28/08/2025
AKTUALITET

Zjarr në fshatin Brataj të Kukësit, rrezikohet Mali i Gjallicës

14:19 : 28/08/2025
Para

Me shkopinj dhe karrige/ Sherr masiv mes tifozëve italianë dhe polakë (VIDEO)

TË GJITHA

Kanë burim të paligjshëm/ Pasuritë e sekuestruara të Kristian Konit arrijnë vlerën e 26 mln e 500 mijë€

15:45 : 28/08/2025

Tabaku: Pas 430 milionë të harxhuara qeveria pranon dështimin e inceneratorëve, rikthehet te landfilli

15:25 : 28/08/2025

EMRI/ Kërcënoi gjyqtarin e Lushnjes, ekstradohet nga Italia ‘ish-kandidati’ për Drejtor Policie

15:10 : 28/08/2025

Skema mashtruese “TXEX”! Policia: Qytetarët të bëjnë kujdes nga investimet online

14:57 : 28/08/2025

“Shqiponjat” arrestojnë një të mitur me d*ogë në Tiranë

14:40 : 28/08/2025

Zjarr në fshatin Brataj të Kukësit, rrezikohet Mali i Gjallicës

14:19 : 28/08/2025

I kërkuan ryshfet pronarit të lokalit për të mos i hequr tendën, si ranë në pranga inspektorët e IMT-së

14:09 : 28/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com