• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

PROFILI/ Vjosa Osmani, simboli i kapërcimit të tranzicionit në Kosovë

10:05 : 12/10/2019
në RAJONI

Edhe pse fitues i zgjedhjeve të fundit në Kosovë është Albin Kurti, dikush tjetër me më pak ndriçim dhe me më pak fokus nga prozhektorët mediatikë, po shkruan një histori:
Është Vjosa Osmani, e cila spikati si liderja e LDK në këtë garë, formacionit më të vjetër politik në Kosovë.

Vjosa është në të vërtetë ndryshimi më i madh që ka bërë Shqipëria e Epërme, siç e quan Kadare, pasiqë ka arritur të dalë në krye në një terren mjaft të vështirë politik e shoqëror.

Kosova që drejtohet prej vitit 1999 nga komandantët e luftës, një ambient në përgjithësi patriarkal, ia doli këto dy muaj të prodhojë një kandidate serioze për kryeministre të vendit, duke lënë pas shumë vende të rajonit.

Një zot e di ç’ka hequr kjo grua për të marrë nominimin e LDK-së, e sigurt është se nuk ka qenë aspak një rrugëtim i lehtë.

Por, tek ajo përfaqësohen të gjithë nevojat dhe thirrjet për ndryshim. E para për të nisur një epokë të re, përtej krahut të fortë të trimave të luftës, të cilët lavdinë e dikurshme e eklipsuan shpesh me keqqeverisje, nepotizëm, korrupsion dhe kapje të shtetit.

E dyta, për të hedhur një hap të rëndësishëm emancipues në një shoqëri ku gruaja nuk ka shumë rol dhe vendimmarrje. Dhe më e rëndësishmja, Vjosa Osmani mund të thuhet pa frikë se është një produkt euroatlantik, një investim i sigurt perëndimor, për shkak të formimit, vokacionit, trashëgimisë dhe shkollimit të saj.

Lexo edhe:

Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur

Qëlluan me a*më ndaj policisë, Gjykata e Durrësit lë në burg Ardit Domin dhe Leonard Çalin

Pas zgjedhjeve të tetorit, ka pasur një shkulm, një vërshim të madh vlerësimesh.

Sidomos tek ne, ku duke ngritur lart standardet dhe daljen e shpejtë të rezultateve atje, shqiptarët e rrjetit social po dhe ata më pak të angazhuar, patën rastin të shpallin një protestë ndaj qeverisë dhe politikës së Tiranës, duke shprehur superlativa për atë ç’ka ndodhi në Kosovë; Për cilësinë e votimit atje dhe sidomos për shpejtësinë e konfirmimit të fituesve dhe humbësve.

“Mësoni nga Kosova”, ishte parulla kryesore e revoltës në Tiranë e më gjerë. Në një farë mënyre e justifikuar po të kemi parasysh zgjedhjet e fundit që u mbajtën këtu, të cilat përpos se ishin monopartiake, patën një vonesë skandaloze në shpalljen e rezultatit, pasi përfundimet e KQZ duheshin rakorduar me dëshirat, trillet dhe nevojat e partisë dhe liderit suprem të Rilindjes.

Në këtë atmosferë të freskët për ne, zgjedhjet në Kosovë sollën një shkundje të madhe.
Po përtej cilësisë dhe standardeve, ç’ka dëshmuan një vlerë europiane, ajo ç’ka pasoi më pas, konfirmoi aftësinë dhe potencialin shtetformues të bashkëkombësve tanë.

E pikërisht këtu del edhe një herë në pah, portreti i Vjosa Osmanit. Kjo grua simpatike, bashkëshorte dhe nënë e dy binjakëve, nuk manifestoi deri më sot, asnjë trill, tekë, apo ballkanizëm politik.

Për çfarë dimë dhe çfarë kemi ndjekur, ajo ka rënë dakord me kryesimin e qeverisë prej Vetëvendosjes dhe ka pranuar të jetë pjesë e udhëheqjes së Kosovës në një rol jo pak të rëndësishëm, ose si Ministre e Jashtme, ose si Kryetare e Kuvendit.

Kjo është një sjellje prej shtetareje, pasi gjithkush e di, se vendi mund edhe të përfundonte në një krizë të pafund, në pamundësi për të krijuar qeverinë, duke patur parasysh se Vetëvendosja e Kurtit nuk mund t’ia dalë e vetme, dhe koalicionet me të tjera forca politike nuk janë shumë të mundura.

Teksa teleskopët e Europës, botës mbarë dhe sidomos ato të lindjes dhe Beogradit që duan të dallojnë mungesën e aftësisë shtetformuese janë drejtuar në Prishtinë, Vjosa Osmani kjo lidere e re e Kosovës, demonstroi se shqiptarët janë një komb me vlera dhe që meritojnë të ecin në rrugën e integrimit.

Sfidat janë përpara. Por padyshim, është vërtetuar se sa më shumë legjitimitet, konsensus dhe bashkëpunim të kenë palët në Kosovë, aq më e sigurt është rruga e shtetit më të ri të kontinentit në shtegun e bisedimeve dhe gjetjes së zgjidhjeve me fqinjin problematik, apo edhe në njohjen dhe konfirmimin në arenë ndërkombëtare.
Vjosa Osmani duket se do të ketë një rol kyç në këtë drejtim!

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur

11:13 : 27/08/2025
AKTUALITET

Qëlluan me a*më ndaj policisë, Gjykata e Durrësit lë në burg Ardit Domin dhe Leonard Çalin

11:00 : 27/08/2025
RAJONI

Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm?

10:49 : 27/08/2025
AKTUALITET

Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona

10:44 : 27/08/2025
AKTUALITET

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI

10:05 : 27/08/2025
Para

Fitues i Nobelit dhe adhurues i Milloshevicit/ Shkrimtara i ‘nxjerr të palarat’: Handke dhunonte gruan

TË GJITHA

Aksident në aksin “Shkodër-Velipojë”, tre të plagosur

11:13 : 27/08/2025

Qëlluan me a*më ndaj policisë, Gjykata e Durrësit lë në burg Ardit Domin dhe Leonard Çalin

11:00 : 27/08/2025

Kosovë/ Kuvendi pa fund: Pse Kushtetuesja s’i përcakton pasojat për shkelësit e mundshëm?

10:49 : 27/08/2025

Braçe ngre alarmin: Është ngritur një skemë piramidale, vetëm në Divjakë janë përfshirë mbi 1000 persona

10:44 : 27/08/2025

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI

10:05 : 27/08/2025

LISTA/ Ja cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri

09:53 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com