Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është një ndër figurat më aktive në rrjetet sociale, po ashtu edhe bashkëshortja e tij, Anita.
Sot, Anita feston ditëlindjen dhe përmes një postimi në Instagram ka treguar si e ka pritur gjatë mesnatës.
Haradiaj e kishte surprizuar bashkëshorten me një darkë romantike në mesnatë, me verë e qirinj.
“Para ditëlindjes”, shkruan Anita.
Kujtojmë që ditën e sotme, bashkëshortja e ish-kryeministrit feston 39-vjetorin e lindjes së saj.