Deputeti Lefter Maliqi, i ftuar në ‘Top-talk’, ka komentuar situatën politike në vend dhe raportin e Venecias.
Maliqi theksoi se Komisioni i Venecias është shprehur qartë, se Meta nuk ka shkelur Kushtetutën. Sipas tij shkarkimin e Metës kërkon ta bëjë Rama si kapriço për të treguar se këtu urdhëron dhe vendos ai.
‘Unë kam qenë një nga zërat e parë qëkur u mor nisma për shkarkimin e Presidentit, ku në seancën e parë kishte show, pasi u kërkua gjysmë ore pushim, dhe zoti balla takoi deputetët e rinj, me të cilët ne kishim lënë që të votonim kundër shkarkimit, dhe unë reagova menjëherë kundër këtyre pazareve. Komisioni i Venecias nuk tha asnjëherë që Meta ka shkelur Kushtetutën. Rama vuan nga një dëlir i madh duket vetja pasha, sulltan, dhe kërkon të shkarkojë Metën, për të treguar se këtu vendos unë’, u shpreh Maliqi.