• Kontakt
Wednesday, November 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Njerëzit kanë ikur, kanë mbetur vetëm qentë”/ Qytetarët shpërthejnë ndaj propagandës së Ramës

13:04 : 09/10/2019
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Hapja e negociatave me BE një mirazh, me Holandën që ka deklaruar se Shqipëria nuk është gati për shkak të korrupsionit dhe problemet me sundimin e ligjit, situata e krimit shqetësuese, ekonomia në krizë, shëndetësia në dorë të Zotit, të rinjtë që ikin, qytetarët e pashpresë… Lista është e gjatë, problemet që mund të numërohen janë aq shumë, megjithatë, ai që e sheh të praruar, ose bën sikur, është njeriu që na qeveris.

Kryeministri Edi Rama, pasi u zgjua nga gjumi këtë të mërkurë, bëri atë për të cilën e kanë lavdëruar se “e bën shumë mirë”, pa përjashtim, politikanë të majtë e të djathtë, analistë e gazetarë. Shefi i qeverisë propagandoi sërish!

Në Facebookun e kreut të qeverisë, është postuar një foto, ku shkruhet se sipas të dhënave të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, në shtator 2019 janë 1.788 biznese aktive më shumë krahasuar me shtator 2018. Pra, sipas shifrave që jep Rama, numri i tatimpaguesve që kanë deklaruar aktivitet në muajin shtator rezulton 1.788 më shumë se shtatorin e kaluar.

Raporti i BB
A tregon një shifër e tillë progres në ekonomi, bollëk për xhepat e qytetarëve? Institucioni kompetent që foli për herë të fundit për ekonominë ishte Banka Botërore. Vetëm një ditë më parë, Hilda Shijaku, përfaqësuese e Bankës Botërore në Shqipëri, duke shpjeguar raportin e BB për vendin tonë, u shpreh se Banka Botërore parashikon që rritja ekonomike e Shqipërisë do të ulet në 2,9% për vitin 2019, nga 3,8% që ishte parashikuar fillimisht.
Raporti evidentoi gjithashtu probleme “me papunësinë e të rinjve dhe në afat afatgjatë”, borxhin e lartë publik, rreziqet në rritje nga partneriteti publik-privat.

Lexo edhe:

Lëvizte në Kukës i armatosur, arrestohet 30-vjeçari

Pse Rusia po sakrifikon mijëra ushtarë për të marrë kontrollin e Pokrovskut?

Pakënaqësia e qytetarëve
Propagandën, Ramës ja kujtojnë edhe komentet e qytetarëve. Shumë syresh i shkruajnë kreut të qeverisë se ato që thotë janë vetëm propagandë, vendi po zbrazet, dikush ironizon duke i komentuar: “Kjo shifër është e boteve me ujë që janë shtuar. Këto janë biznese që quani ju”.

“Zoti Rama, këtu ke lagja ime nuk ka njerëz më, por vetëm qentë kanë ngel se njerëzit kanë ik dhe nuk e kuptoj nga u shtuan bizneset”, shkruan dikush tjetër.

“Herët je Zgjuar Z.Kryeministër, duke folur për biznese, shumica e njerëzve mbajnë akoma fletoret me lista e s’po lajnë borxhet ne ushqimore’ ju thoni biznese, hajde Rama hajde”, është një tjetër koment.

Rama me siguri që problemet i di, por ai është piktori që shkarravit propagandë…

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Lëvizte në Kukës i armatosur, arrestohet 30-vjeçari

09:24 : 05/11/2025
BOTA

Pse Rusia po sakrifikon mijëra ushtarë për të marrë kontrollin e Pokrovskut?

09:17 : 05/11/2025
AKTUALITET

“Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si 3 vëllezërit nga Librazhdi shantazhonin 29-vjeçarin

09:17 : 05/11/2025
AKTUALITET

Çudira nga Tirana/ Makina e parkuar “si në oborr privat” në ambientet e KQZ-së

08:59 : 05/11/2025
AKTUALITET

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025
RAJONI

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025
Para

Si të humbasim peshë, tre hapa të thjeshtë të vërtetuar shkencërisht

TË GJITHA

Lëvizte në Kukës i armatosur, arrestohet 30-vjeçari

09:24 : 05/11/2025

Pse Rusia po sakrifikon mijëra ushtarë për të marrë kontrollin e Pokrovskut?

09:17 : 05/11/2025

“Na kthe borxhin 30 mijë euro”, si 3 vëllezërit nga Librazhdi shantazhonin 29-vjeçarin

09:17 : 05/11/2025

Çudira nga Tirana/ Makina e parkuar “si në oborr privat” në ambientet e KQZ-së

08:59 : 05/11/2025

E rëndë në Tiranë, babai i tre fëmijëve i jep fund jetës, hidhet nga pallati

08:36 : 05/11/2025

Tragjedi në Bosnje e Hercegovinë! Azil i të moshuarve përfshihet nga flakët, 10 viktima

08:36 : 05/11/2025

A mund ta ndihmojë Moska Maduron e Venezuelës?

08:26 : 05/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com