• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kadastra Vlorë dhe kuçedra në Kryeministri që po ha bregdetin

15:09 : 08/10/2019
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Kur pushteti jep urdhër të paligjshëm, zbatoje dhe bëhu Rilindas kokulur, që në të ardhmen ta gjen vendin edhe për deputet, ose ik nga puna nëse nuk do të shkelësh ligjin në zbatimin e aferës që vjen nga kryeministria dhe shtrihet në bregdet si kuçedër zaptuese.

Pikërisht nga droja e shkeljes së ligjit, tre drejtues të Hipotekës së Vlorës dyshohet se kanë dhënë dorëheqjen njëri pas tjetrit pasi nuk kanë pranuar që të regjistrojnë në pronësi të Alban Xhillarit (ndërtuesit të preferuar të Ramës), një sipërfaqe të madhe trualli në buzë të bregdetit të Jalës. Më e fundit që dha dorëheqjen është Elona Hodaj, e cila nuk kishte mbushur as javën në krye të këtij institucioni. Edhe pse zyrtarisht ka dhënë dorëheqjen për “arsye personale” si tre të tjerët, shkaku mbetet një dosje e nxehtë mbi tavolinë e cila dyshohet se më parë ka marrë bekimin e kryeministrit.

Për pronësinë mbi truall është regjistruar edhe një kallëzim penal në Prokurorinë e Vlorës nga Kristo Gjoka, i cili pretendon se toka e tij, në mënyrë të jashtëligjshme po i zaptohet nga biznesmeni Alban Xhillari, me ndikimin e pushtetit. Të kallëzuarit janë zyrtarë të Kadastrës së Vlorës, biznesmeni Alban Xhillari dhe persona të tjerë pranë tij.

Bëhet fjalë për një hapësirë truall në zonën e lakmuar të bregdetit të Jalës të cilët i është vënë syri nga pushteti politik. Ka akuza të forta se urdhri për regjistrimin e pronës në emër të Xhillarit dhe më pas leja zhvillimore e komplekseve turistike është dhënë nga vetë kryeqeveritari nëpërmjet personave të tretë.

Lexo edhe:

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

E gjithë zanafilla mbetet në Hipotekën e Vlorës, ku duhet gjendur një drejtues me “gjak të pastër” Rilindasi që të bëjë punët e pista në tjetërsim prone. Ngërçi që ka tërbuar të madhin është se nuk po i regjistrohet prona biznesmenit të preferuar Alban Xhillari.

Kjo nuk është histori e kohëve të fundit, pasi ideja për të kthyer Jalën në një “qejftore” të Rilindjes, me komplekse shërbimesh dhe afera qeveritare, është shfaqur që në dhjetorin e vitit të kaluar. Fillimisht dërguan fadromat shkatërruese të IKMT-së të cilat kthyen në gërmadha disa bare verore, madje edhe banesa, por nuk u mjaftuan me kaq, sepse sytë e skuqur të batërdisë mbi pronat, shtetërore dhe me pronarë individë kishin tjetër qëllim.

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha në një konferencë të jashtëzakonshme për media më datë 19 shtator 2018, denoncoi aksionin e IKMT për shembjen e disa banesave në fshatin bregdetar të Jalës.

Sipas Bashës, kryeministri Rama ka ndërmend t’i grabisë trojet për vete, duke ia kaluar më parë Ministrisë së Mbrojtjes. Kreu i PD-së akuzoi IKMT-në për mos shembjen e një kompleksi buzë detit dhe pak metra më larg, që sipas Bashës është në pronësi të mikut të Edi Ramës, Alban Xhillarit. “Prania policore në Jalë ka lidhje me një qëllim, për të grabitur trojet e çmuara të Jalës. Kjo ndërhyrje ka qenë e dhunshme. Dëshmitarët, banorët kanë vënë në dukje se pronat do t’i kalojnë Ministrisë së Mbrojtjes për t’u bërë më pas saraje të Ramës. Ndërkohë që kompleksi i Alban Xhillarit, mikur të Ramës që është pak më tutje dhe që ka zaptuar tokën nuk u prek fare nga ky aksion”, deklaroi Basha.

Dhe faktet dolën tani. Xhillari po tenton të shtrijë tentakulat edhe më gjerë, duke ia vënë syrin pjesës së pronave të banorëve të Jalës. E tillë është edhe situata që sot po ha kokat e çdo drejtori kadastre në Vlorë, i cili nuk po merr guximin të hedhë firmën në tjetërsimin e pronave.

Kallëzuesi Gjoka, për denoncimin ndaj Xhillarit dhe administratorëve të kompanisë së tij kanë vënë në diejni edhe ambasadën e SHBA-së, të BE-së, e madje edhe zonjën Gienofeva Calavera të Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit. Për ta, do jetë një letër më shumë që ankohen për dhunën e pushtetit dhe tjetërsimin e pronave me urdhra politik, por që gjithnjë përfundojnë në koshin e madh të mbetjeve, sepse Rama nuk duhet prekur. Kryeministri është po këtu dhe i ngjan një drejtuesi ushtarak të ushtrisë naziste që në ikje e sipër, pas pushtimit rrëmbejnë ç’të munden dhe i vendosin flakën vendit.

Lajme të lidhura

RAJONI

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025
AKTUALITET

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025
AKTUALITET

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025
AKTUALITET

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025
AKTUALITET

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025
BOTA

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025
Para

Reforma Zgjedhore, BE apel palëve politike

TË GJITHA

Kur fjala publike i shërben Serbisë: Rreziku i normalizimit të krimit përmes medias shqipe

10:38 : 07/06/2025

Kongresi i Onkologjisë/ Stafa: Fasada e një suksesi të shpikur mbi skandale

10:30 : 07/06/2025

Aksident në aksin Korçë-Maliq, një i lënduar niset drejt spitalit

10:14 : 07/06/2025

Asgjësohen 1881 fidanë kanabisi në Mallakastër, arrestohen dy persona, u kapën duke vaditur bimët narkotike

09:59 : 07/06/2025

Po shemb Spaçin e vjetër, ndërtoi të riun…

09:53 : 07/06/2025

Trump nënshkruan urdhra për mbrojtjen ajrore, dronët dhe taksitë ajrore elektrike

09:39 : 07/06/2025

Pushues dhe tifozë të kombëtares, fluks i madh kalimesh në pikën kufitare të Morinës

09:28 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com