• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Shefi i ri i diplomacisë evropiane: Marrëveshja Kosovë-Serbi, midis prioriteteve kryesore

17:28 : 07/10/2019
në RAJONI

Marrëveshja midis Kosovës dhe Serbisë do të jetë në mesin e prioriteteve për shefin e ri të diplomacisë evropiane, Joseph Borrell.

Borrell foli të hënën në seancën e konfirmimit në Parlamentin Evropian, ku paralajmëroi se udhëtimi i parë i tij si përfaqësues i lartë i Bashkimit Evropian do të jetë në kryeqytetin e Kosovës – Prishtinë.

Duke thënë se dialogu është zhvilluar “shumë gjatë”, Borrell premtoi se do t’i kushtojë vëmendje të posaçme këtij procesi.

Ai tha se të dyja palët duhet të tregojnë përkushtim. Nga Kosova, tha se pret të heqë taksën e vënë ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, ndërsa nga Serbia kërkoi “angazhim të sinqertë” në dialog.

I pyetur se sa do të jetë i besueshëm roli i tij, marrë parasysh se përfaqëson Spanjën – një shtet që nuk e ka njohur Kosovën – Borrell tha se njohja është përgjegjësi e secilit shtet anëtar të BE-së dhe se Spanja nuk është problem në këtë drejtim.

Lexo edhe:

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI

“Për aq kohë sa nuk e njohin Rusia dhe Kina, Kosova nuk mund të jetë shtet”, tha shefi i ardhshëm i diplomacisë evropiane.

Megjithatë, ai premtoi se do të angazhohet në këtë pjesë të rajonit sepse, siç theksoi, “ka dallime midis njohjes dhe angazhimit të përbashkët”.

Bashkimi Evropian, këtë javë, po ashtu pritet të emërojë një të dërguar të posaçëm për dialogun për normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Më 3 tetor, ndërkaq, presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, të dërguar të administratës së tij në dialogun Kosovë-Serbi.

Emërimi i Grenellit është bërë përkundër faktit që Departamenti amerikan i Shtetit ka emëruar Matthew Palmerin të dërguar të posaçëm për Ballkanin, në fund të gushtit.

Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve midis Prishtinës dhe Beogradit ka ngecur qëkur Kosova iu ka vënë taksë 100% prodhimeve të importuara nga Serbia, në nëntor të vitit të kaluar.

Përkundër thirrjeve të SHBA-së dhe të Bashkimit Evropian për heqjen e kësaj mase, autoritetet e Kosovës nuk kanë ndryshuar qëndrim.

Autoritetet në Serbi, në anën tjetër, janë pozicionuar për mosvazhdimin e dialogut derisa të hiqet taksa.

Seanca dëgjimore për Borrellin u zhvillua një ditë pasi në Kosovë u mbajtën zgjedhjet e parakohshme parlamentare, rezultatet e të cilave nxorën fituese opozitën e deritashme.

Në Parlamentin Evropian do të mbahen 26 seanca dëgjimore deri javën e ardhshme, për secilin komisionar të emëruar.

Më 23 tetor, Parlamenti voton për Komisionin e ri Evropian që merr detyrën më 1 nëntor të këtij viti.

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025
AKTUALITET

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI

10:05 : 27/08/2025
AKTUALITET

LISTA/ Ja cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri

09:53 : 27/08/2025
BOTA

Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

09:38 : 27/08/2025
AKTUALITET

I riu kapet me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit, dyshohet se do t’i shiste tek grupet kriminale/ VIDEO

09:20 : 27/08/2025
BOTA

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

09:13 : 27/08/2025
Para

Vizita sekrete e Che Guevara-s në Shqipëri! Ja çfarë diskutoi me Mehmet Shehun

TË GJITHA

Kandidate për në Gjykatë Kushtetuese, Naureda Llagami “fsheh” punësimin tek Soros

10:20 : 27/08/2025

Në kërkim nga Interpol Tirana për plagosje me a*më, arrestohet në Greqi shqiptari/ EMRI

10:05 : 27/08/2025

LISTA/ Ja cilat janë profesionet më të paguara në Shqipëri

09:53 : 27/08/2025

Trump ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes

09:38 : 27/08/2025

I riu kapet me 2 kallashnikovë në tunelin e Murrizit, dyshohet se do t’i shiste tek grupet kriminale/ VIDEO

09:20 : 27/08/2025

Nobelistja iraniane: Republika islamike nuk ka “asnjë të ardhme përveçse dështimit”

09:13 : 27/08/2025

DW: Merz nuk dëshiron të njohë një shtet të pavarur palestinez

09:02 : 27/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com